Pse Apple bën lëvizje të paparashikuara?

Vendimi i Apple për të hequr folenë e kufjeve tek iPhone 7, është pasuar më një mori kritikash dhe konfuzioni nga konsumatorët.

Por kjo është thjesht pjesë e filozofisë së Apple për produktet e saj e themeluar që në fillim nga Jobs. Eliminimi i një teknologjie në favor të ndërtimit të një teknologjie tjetër më të mirë. Në këtë rast janë kufjet me wireless AirPads dhe një karikues me wireless për të cilën Apple po punon akoma.

Shefi ekzekutiv i marketingut të produkteve në Apple, Phis Schiller thotë: “Është kurajoja për të ecur përpara, të bëjmë diçka të re për më të mirën e të gjithëve.”

Steve Jobs ka përdorur të njëjtën fjalë “kurajo”, ndërsa jepte shpjegime mbi ndonjë vendim të mëparshëm të Apple.

Jobs në një intervistë të vitit 2010 ka thënë: “Ne po përpiqemi të bëjmë produktet më të mira për njerëzit, dhe kështu ne kemi së paku kurajën për të thënë ‘nuk mendojmë se kjo është pjesë e të bërit të një produkti të shkëlqyer, prandaj do e heqim’. Kjo është ajo për çfarë na paguan shumica e konsumatorëve, të bëjmë produktet më të mira që mundemi. Dhe në qoftë se kemi sukses atëherë ata do t’i blejnë. Në qoftë se jo, nuk do t’i blejnë.”

Edhe risia e fundit e sjellë për iPhonin e ri, është pjesë e të njëjtës ideologji inovacioni që Apple kërkon të sjellë tek produktet e saj për konsumatorët.

/businessmag.al