Po Kërkoni Fonde për Librin Tuaj të Vetë-Publikuar? Këtu Janë 3 Gjërat që Duhet t’i Dini

Autorët e vetë-publikuar e dinë se ju mund të kaloni muaj ose vite, duke përmirësuar aftësinë tuaj të shkrimit, por sapo që libri juaj të shkojë për t’u shtypur, nuk jeni më vetëm një shkrimtar; ju jeni gjithashtu një ndërmarrës. Publikimi juaj është kompania juaj, dhe libri është produkti.

Në të vërtetë, fondet janë një metodë e famshme e ndërmarrësve të cilët kërkojnë mbështetje për idenë tyre të re. Së fundmi, autorët kanë pasur sukses në të. Dhe kjo përfshin autorët të cilët po ndërtojnë biznese të vogla.

Në shikim të parë, procesi duket shumë i lehtë: Vendosni një faqe në platformën tuaj të mbledhjes së fondeve sipas zgjedhjes, dhe shikoni se si të panjohurit investojnë në produktin tuaj.

Mirëpo, është pak më e komplikuar se aq.

Statistikat nga Kickstarter tregojnë se shumica e këtyre fushatave dështojnë. Dhe kjo nuk është një gjë e mirë, për shkak se faqja juaj nuk fshihet asnjëherë. Kështu që, në vitet në vazhdim, gjithkush që kërkon emrin tuaj në Google mund të gjejë atë fushatë të dështuar. Nga 349,504 fushatave, raporton Kickstarter, vetëm 123,447 kanë sukses, 35 përqind sukses. 14 përqind e disa projekteve u përfunduan pa pranuar asnjë garanci.

Mirëpo, fatmirësisht, ka matje të cilat mund t’i bëni të cilat do të ndërtojnë lëvizje për fushatën tuaj të mbledhjes së fondeve: Këtu janë tri gjëra të cilat mund t’i bëni që të keni sukses në librin tuaj të vetë-publikuar, të grumbulluara nga intervista me autorë të vetë-publikuar të cilët kanë qenë në vendin tuaj.

  1. Trajtoni fushatën tuaj si mjet të marketingut.

Qëllimi i mbledhjes së fondeve nuk ka të bëjë vetëm me pranimin e fondeve; ka të bëjë me gjetjen dhe lidhjen me njerëzit të cilët janë të interesuar për produktin  tuaj. Me qasjen e duhur, një fushatë fillestare nuk do ju fitojë vetëm fonde, por edhe admirues.

‘’Unë kam përdorur këtë në dy librat e mi të fundit dhe ka qenë një mënyrë e mirë për të ngjallur interes përpara publikimiot’’, thotë Strahs, një autore e cila ka fituar çmime, e cila është përmendur në Oprah.com, më tha. ‘’Mbështetësit bëhen mbrojtës të mëdhenj të projekteve, duke i shpërndarë ato përmes kanaleve të tyre shoqërore për t’i përhapur në botë’’, tha Strahs.

Mbledhja e  fondeve është një strategji e mirë para marketingut, por vetëm kur ka një plan para se fushata të publikohet. Sikur autorët e vetë-publikuar që nuk duhet të shtypin butonin ‘’miratim’’ në CreateSpace para se të kenë një plan marketingu, Fillestarët nuk duhet të shtypin ‘’dërgo’’ deri sa të krijojnë një plan për të tërhequr mbështetësit në projektin e tyre.

‘’Unë fillova planifikimin disa muaj përpara, punova me njerëzv për të bërë një video, dhe zbulova shpërblimet e mia’’, tha Strahs. ‘’Bashkimi i faqes së projektit mori disa javë. Fillova t’a përmendja atë në media sociale rreth një muaj para lansimit, kështu që rrrjeti i shokëve dhe ndjekësve të mi të dinin se po vinte’’.

Sapo u lansua fushata, vazhdoi Strahs, ajo u përball me përpjekje ditore për t’a promovuar atë në media sociale dhe të prodhonte me qindra emaile promovuese, ai lloj i promovimit nuk ishte dhe nuk do të jetë kurrë një skenar ‘’ndërtojeni atë dhe njerëzit do të vinë’’, tha ajo.

Por tregimi ka një përfundim pozitiv. Nëse edhe ju jeni autor vetë-publikues dhe mendimi i shpenzimit të disa muajve për të bërë përgatitjet për fushatën tuaj duket dërrmues, mund të rehatoheni duke ditur se kjo iu shpagua mirë Strahs.

Në vitin 2015, ajo fitoi 21,000 dollarë për The 8×8 Cookbook, dhe këtë vit ajo ka fituar mbi 11,000 dollarë për librin e saj të ardhshëm, The Lemonade Stand Cookbook.

  1. Nuk do të jetë e lehtë, por mos u dorëzoni.

Është i njohur fakti se dy nga  tre fillestarë nuk arrijnë qëllimin e tyre. Edhe më e frikshme, pothuajse gjysma dështon pa pranuar asnjë përkrahës.

Pra, çfarë duhet të bëjmë duke e ditur se vetëm njëri nga ne të tre do të fitojë mbështetjen e mjaftueshme për projekt?

Përgjigja: Sidoqofte provoni, dhe provoni sërish. Këtë bëri ndërmarrësja dhe shkrimtarja Sara Graham kur vetë-publikoi një libër udhëzues të quajtur How to Make Big Moves: Relocate Without Losing Your Mind, pasi drejtoi një fushatë për të pranuar fonde.

‘’Këto projekte shpesh dështojnë, dhe fushata ime e parë dështoi gjithashtu, më tha Graham. ‘’Unë shumë shpejtë e pashë se ku kisha bërë gabime të mëdha dhe e ri-lansova disa muaj më vonë. Është shumë më e vështirë se sa njerëzit mendojnë. Unë vazhdimisht bëja fushata dhe kërkoja kënde për t’i angazhuar mbështetësit potencialë’’.

Duke zgjedhur një sasi të arsyeshme të qëllimit ( diçka që kishte kuptim për atë projekt) , dhe duke e ditur se prej ku po vjen pjesa më e madhe atyre fondeve para lansimit të fushatës së saj, Graham ia doli të realizonte qëllimet e saj të fondeve herën e dytë duke i dhënë vetes një shtytje të publikimit, gjithashtu.

Ajo përdori median sociale për të mbajtur ndjekësit e saj të informuar për fushatën e saj, që gjithashtu të mund t’a shihnin duke u rritur, tha ajo.

‘’Facebook ishte kryesori për të mbajtur rrjetin tim të përditësuar për progresin. Sapo njerëzit shohin lëvizjet dhe ‘provën shoqërore’, ata japin mbështetje’’, tha Graham. ‘’Dhe, përderisa afrohesha më shumë me qëllimin tim, njerëzit emocionoheshin dhe mbështetësit vinin nga vendet më të papritura.

  1. Tërheqja vizuale është shumë e rëndësishme.

Kur JF Garrard dëshironte të krijonte një audiencë për librin e saj të parë, një novelë multikulturore të titulluar The Undead Sorceress, ajo lansoi një fushatë dhe fitoi nga aty.

Tani, Garrard, tregimet e errëta të së cilës fokusohen nga vetëdijësimi i rritur i shoqërisë në çështje të shumëllojshmërisë dhe ndarjes së stereotipeve kulturore, nuk e di vetëm se si të drejtojë një fushatë të suksesshme, por ajo ka mjeshtëruar edhe përdorimin e programeve të grafikave dhe videos, duke i dhënë asaj më shumë mundësi që të flasë në konferenca.

‘’Si rezultat i fushatës, unë krijova shumë punë arti për shkak se e dija se shumica e projekteve janë shumë vizuale; dhe kam zgjeruar tema të cilat mund t’i diskutoj në konferenca’’, më tha Garrard. ‘’Tani mund të flas për publikimin dhe se si të drejtoj një fushatë. Kam mësuar se si të bëj video dhe skripta.

Garrard shtoi se ajo kalonte më shumë kohë në redaktim dhe art se sa në mbledhje përgjatë fushatës, por investimi i saj ishte një gjë e mirë për shkak se rriti aftësitë e saj, dhe numrin e kopjeve që ajo shet në konferenca.

Sra Graham raportoi mësime të ngjajshme: ajo tha se u përpoq shumë për dukjen dhe  tonin e fushatës së saj, jo vetëm në faqen e fushatës së saj, por gjithashtu se si e pr ezantonte veten ndaj mbështetësve të mundshëm jashtë asaj platforme.

‘’Vizatimet e mira janë kyçe në suksesin e fushatës. Unë kalova shumë kohë në ‘’dukjen’’ e saj, dhe në dërgimin e emaileve personale, gjithashtu. Kishte të bënte shumë me tonin dhe koordinimin e atyre emaileve, të cilat më ndihmuan shumë’’, tha Graham.

Nëse jeni nje autor vetë-publikues i cili po kërkon një rrugë kreative për të marrë vëmendje për librin tuaj të ri, mund të provoni mbledhjen e fondeve. Por kjo mund të jetë e rrezikshme, por me strategjinë e duhur, mund të jetë pikërisht ajo që ju duhet për t’a shpërndarë librin tuaj.

/entrepeneur.com.al