Nuk Mund Ta Përballoni Një CFO Me Orar Të Plotë? Ja Ku i Keni 3 Mundësi Që Të Provoni

Siç është thënë, duhet të shpenzoni para që të fitoni para. Por, çdo pronar i biznesit të mençur e di se kur dhe ku ti zvogëloj shpenzimet  dhe kjo prapë e bënë atë thënje të jetë e vërtetë.

Sigurisht, ka disa aspekte të planit të biznesit tuaj që ju nuk mundeni ose nuk duhet ti kaloni nëse dëshironi të bëheni të suksesshëm. Përndryshe, si do ta dini se ku mundeni ose ku duhet ti zvogëloni këto shpenzime.

Nëse ka rezerva, të punësosh një kontabilist me orar të plotë ose një zyrtar kryesor financiar (CFO), është padyshim zgjidhja më e mirë. Por shumë herë, për një biznes të vogël ose një punë që është e lidhur me të holla, pozita me orar të plotë nuk është një zgjedhje e mirë.

Fatmirësisht, ka disa alternativa më pak të shtrejta të cilat ende do të ju japin disa përceptime të vlefshme sesi biznesi juaj mund të ruaj, të shpenzojë dhe të rritet.

 Një CFO i vërtetë

Vetëm se të duhet dikush që të shqyrtoj financat për biznesin tënd, nuk do të thotë që ky person duhet të jetë fizikisht atje. Një pjesë e madhe e biznesit e kryejn online sot, kështu që pse nuk mund ta udhëheqni planin financiar poashtu përmes internetit.

Një CFO i vërtetë është një furnizues i shërbimit të transferimit që ofron ndihmë financiare dhe udhëzime për një organizatë.

Një CFO i vërtetë është kryesisht identik me një CFO tradicional, dallimi i vetëm është që një CFO i vërtetë funksionon nga distanca. Në të vërtetë kjo qasje ka një avantazh në aspektet e komunikacionit; në avancimet që kemi parë në ndarjen e teknologjisë në ekran, takimet e largëta janë punë e lehtë.

Tani, thuaj që nuk dëshiron ose nuk mund të përballosh një CFO. Një CFO i vërtetë mund të ofrojë një kohë ndihmë me transaksione strategjike, procese financiare, planifikimin e biznesit dhe buxhetit, duke e bërë këtë lloj shërbimi një nga opcionet më të gjithanshëm financiare.

 Plani i biznesit ose parashikimi i programit

A jeni plotësisht të sigurt që kontabilisti juaj është në të vërtetë një kontabilist? Shpesh, dikush me njohuri të pamjaftueshme financiare do ta shes veten e tij ose të saj para kohe sikur të ishte i certifikuar e cila do të thotë që do të paguash për një punë më të ulët. Si mund të dini se jeni duke marrë  atë që keni paguar?

Të investosh në një plan biznesi ose të parashikosh një program është një opsion i zbatueshëm për një biznes të vogël ose fillestar. Ky program i jep pronarit të biznesit aftësinë për të hyrë në të dhënat e papërpunuara në një mostër dhe merr dijen vepruese rreth kompanisë dhe të ardhmën e saj. Gjithashtu ju jep dukshmëri të përgjithshme në sfondin e kompanisë në internet, duke eliminuar rrezikun e një kontabilisti të rremë me një rrogë të lartë.

Përderisa nuk jeni duke arritur konsultimin person me person, do të merrni një vështrim nga afër sesi funksionon biznesi juaj. Kjo mund të përfshijë proceset ose veprimet që punojnë për operacionet dhe më e rëndësishmja atë cilat nuk janë. LivePlan ju jep depërtime për plan të biznesit, për 20 dollar në muaj. PlanGuru bashkon planin e biznesit dhe elementet e parashikuara, për 99 dollar në muaj. Dhe strategjia, për 50 dollar në muaj, bashkon planin e biznesit dhe parashikimin, me një forcë në zgjedhjen e problemeve të kontabilitetit që sipërmarrësit zakonisht i përjetojnë.

Një orar i pjesshëm apo CFO i përkohshëm

A i keni gjetur vetes një CFO, pas largimeve nga puna ose një përfundim të paparashikueshëm. A ju mungojnë të ardhurat për të punësuar një këshilltar financiar me orar të plotë, por, mund të përdorni aftësitë e një personi? Nëse është kështu, merrni parasysh një orar të pjesshëm apo CFO të përkoshme. Disa agjensi kanë specializzar në vërjen në punë me kohë të pjesshme dhe CFO të përkohshëm. Shpesh qëllimi i tyre është që të mbush përkohësisht një pozicion të tillë për bizneset që nuk mund të përballojnë atë ose që i kanë humbur kohët e fundit. Një punë me orar të pjesshëm e CFO-së është mundësi e mirë për një biznes të vogël që kërkon dituri të një këshilltari financial por që nuk ka buxhet për një pozitë me orar të plotë. Një CFO i përkoshëm është zgjedhje e përsosur për një biznes që tani është duke kërkuar për një tjetër CFO me orar të plotë.

Kjo rrugë është më shumë si një plan i përkoshem sesa një plan afatgjatë por të deportosh nga një perspektivë e të huajit nganjëherë mund të ndihmojë kur është fjala për financat. Duke shkuar në këtë rrugë tradicionale me punësimin e një CFO me orar të plotë ose një kontabilist, padyshim që do të ju jap më së shumti fitim në investimet tuaja – ju zhvillonit marrëdhëniet me një person dhe me kohë i afroheni punës me këtë profesionist. Për fat të keq, kët- ekspertë arrijnë një çmim të lartë dhe nganjëherë nuk i përshtaten buxhetit të një biznesit të vogël apo fillestar

entrepreneur.com.al/