Nuk ka dyshim që konsumatorët tuaj janë duke harxhuar kohë në rrjetet sociale, në Facebook, Instagram, Snapchat, LinkedIn, Tumblr, Youtube, Twitter apo aplikacione dhe website të tjera. Meqënëse dëshironi që marka juaj të jetë atje ku janë konsumatorët, është e nevojshme të kuptoni që për të rritur biznesin duhet të përdorni këto platforma. Ja çfarë duhet të dini për këto media sociale: 1. Çdo gjë ka të bëjë me optimizimin Me fjalë të tjera, ju duhet të gjeni një mënyrë për të analizuar postimet e mediave sociale, t’i renditni ato në lidhje me angazhimin dhe të kuptoni përse ato po performojnë mirë ose jo, duke përshtatur atë qe jeni duke bërë në përputhje me rrethanat. Ju mund të përdorni mjete të tilla si: Social Bakers, Lexer dhe Google Analytics. 2. Ju duhet të krijoni një përmbajtje origjinale të mirë (dhe ta postoni atë në vendin e duhur) Duke bërë kështu, ju kuptoni se cila është audienca juaj, dhe se si ata duan të angazhohen me mediat sociale. Një target grup për PINCHme janë nënat të cilat rrinë në shtëpi sepse ato janë blerëset primare për familjen. Si e tillë, bën sens të postosh në Facebook, Pinterest dhe Instagram, pasi 74%, 32%, dhe 19% e këtyre nënave vizitojnë respektivisht këto media sociale. Megjithëse Snapchat dhe Twitter mund të jenë të modës për audiencat e tjera, nuk është vendi i duhur për mamatë për të blerë. 3. Bërja e pyetjeve është një mënyrë shumë e mirë për të krijuar angazhim Njerëzit duan që opinioni i tyre të dëgjohet. Çështja është të gjesh një mënyrë kreative për t’i inkurajuar ata të ndajnë mendimet e tyre. PINCHme i jep anëtarëve të tij produkte falas për t’i provuar në shkëmbim të feedback-ut të tyre. 4. Llotaritë janë një mënyrë tjetër shumë e mirë për të krijuar angazhim Njerëzve u pëlqejnë shumë të kenë shansin për të fituar diçka. Ju mund të rriteni shumë shpejt duke ju kërkuar atyre të “tag-oni” disa miq të tyre për të hyrë në garë. 5. Vendosni video të platformave më popullore Mbajeni parasysh popullaritetin e videove “how to” në YouTube. Tërheqin vemëndje video të tilla: si të vendosësh makeup, si të ndryshosh një gomë makine, si të bësh një trajtim për fytyrën; është dikush që ka bërë një tutorial për çdo lloj kategorie. Vetëm hidhini një sy numrit të shikimeve që këto video marrin, ndonjëherë me qindra dhe mijëra. Ata çdo ditë po shtohen edhe më shumë.

Këto ndryshime çuditërisht të thjeshta mund të bëjnë një ndryshim të madh në vlerën tuaj neto.

Çfarë e bën Warren Buffett një nga njerëzit më të pasur në botë? Ndryshe nga miliarderët e tjerë Bill Gates, Mark Zuckerberg, dhe Jeff Bezos, ai nuk ka krijuar një produkt të teknologjisë së lartë. Në vend të kësaj, pasuria e Buffett filloi me një seri të vogël, zakone të thjeshta që kushdo mund t’i ndjekë dhe që janë të garantuara për t’ju sjellë pasuri të madhe. Faqja e financave personale GOBankingRates ka identifikuar disa nga zakonet e zgjuara që kanë vendosur Buffet në çdo 5 top listat e njerëzve më të pasur. Këtu janë disa nga këto zakone.
4-zakone-qe-e-bene-warren-buffett-nje-bilioner-dhe-do-funksionojne-edhe-per-ju

  1. Mendoni si një sipërmarrës

Kjo nuk do të thotë që ju duhet të lini punën tuaj me kohë të plotë. Por në qoftë se ju zhvilloni një mendim sipërmarrjeje, ju gjithmonë do të jeni në kërkim për mundësi, nëse kjo do të thotë të filloni një biznes të vogël, gjetjen e mënyrave për të zgjeruar punën tuaj, apo edhe duke bërë punë shtesë për punëdhënësin tuaj të tanishëm në një bazë kontrate.

Buffett filloi pasurinë e tij kur ishte adoleshent, duke dhënë gazeta dhe shitur çamçakëza dhe abonime revistash derë më derë. Kërkoni për mundësi, edhe ato që duken shumë të vogla për t’u marrë. Ju do të habiteni se sa diferencë mund të bëjnë ato.

  1. Investoni edhe shuma të vogla

Ju nuk keni nevojë për një sasi të madhe parash për t’u bërë një investitor i suksesshëm. Nëse keni biznesin tuaj, me kohë të plotë ose jo, investimi i një pjese të të ardhurave tuaja në biznesin tuaj është një nga gjërat më të zgjuara që mund të bëni.

Buffett e bëri këtë vetëm kur ai dhe një mik i tij blenë një makinë Pinball për $ 25 dhe e vendosi atë në një dyqan berberi. Kur fituan para nga ajo, në vend që të shpenzonin, ata blenë makina të tjera Pinball. Me kalimin e kohës, ata kishin tetë makina në dyqane të ndryshme. Kur ata e shitën atë biznes, Buffett përdori të ardhurat për të nisur një biznes tjetër.

Disa ekspertë rekomandojnë t’i investoni disa nga fitimet tuaja jashtë biznesit ku po operoni në mënyrë që të keni këto fonde për të nxjerrë në qoftë se biznesi juaj përballet me një rënie të përkohshme ose nuk arrin të ngrihet fare. Nëse ju vendosni të diversifikoni investimet tuaja në këtë mënyrë apo të investoni para shtesë në biznesin tuaj, është e rëndësishme t’i  investoni një pjesë të të ardhurave tuaja në të ardhmen tuaj dhe jo vetëm të jetoni në to.

  1. Huazoni sa më pak të jetë e mundur

Si Joshua Wilson i Worth Pointe i Menaxhimit të Pasurisë vë në dukje, huamarrja është një “anti-investim”, – ka kthime negative. Kështu që mbani borxhin tuaj në një minimum absolut në qoftë se dëshironi të bëheni i pasur. Duke marrë një interes të ulët, me një normë fikse me pagesat ju mund edhe të përballoni blerjen e një shtëpie, e cila mund të jetë një ide e mirë. (Edhe pse dhënia me qera ka avantazhe të përcaktuara.) Të marrësh një shumë të madhe në mënyrë që të mund të ngisni një makinë të bukur, ose të shfrytëzoni borxhin e kartës së kreditit për ushqim jashtë dhe pushime? Jo kaq shumë. Sa më pak borxhe që të keni, më mirë do të jetë.

  1. Jetoni poshtë mundësive tuaja

Kjo është një nga pjesët më të vështira të këshillave për të ndjekur. Kush dëshiron të blejë një makinë pesë-vjeçare të përdorur kur ju mund të përballoni me qera një markë të re? Kush dëshiron të jetojë në një shtëpi të vogël periferike, kur ju mund të përballoni një apartament në mes të qytetit? Por jetesa me më pak se sa ai ka nevojë është një sekret i madh për pasurinë fenomenale të Buffett. Ndryshe nga miliarderët e tjerë, të cilët ndërtojnë pallate të shumta rreth globit, Buffett ende jeton në shtëpinë, e blerë për $ 31,500 në vitin 1958.

Ju nuk keni pse të shkoni aq larg. Por çdo herë që të merrni në konsideratë një blerje të re ose angazhim financiar, pyesni veten nëse çdo gjë që ju jeni duke marrë me të vërtetë do iu bëjë të lumtur, ose nëse ju jeni duke përmirësuar stilin e jetës tuaj vetëm për shkak se ju mundeni, ose mendoni se kjo është ajo që të tjerët presin nga ju. Jini në vëzhgim për ndryshime të vogla që krijojnë kursime pa ndikuar cilësinë e jetës tuaj, të tilla si duke qëndruar në shtëpi dhe të ndani një picë dhe birrë me miqtë në vend që të shkoni jashtë për një vakt gustator.

Ju do të kurseni të holla që mund t’i investoni në mënyrë që të mund të punojnë për ju. Ju do të fitoni paqen e mendjes, sepse ju mund të mos shqetësoheni rreth asaj se si i mbuloni detyrimet tuaja financiare. Dhe Warren Buffett patjetër që do t’a miratojë.

 

 

/businessmag.al

Rreth autorit

Kolegji Universum

Shënoni komentin tuaj