Një sipërmarrëse e re që punëson të pastrehët

Kjo 24 vjeçare punëson dhe nxit të pastrehët e Detroit duke i marr në punë si rrobaqepës me kohë të plotë për të krijuar një pallto, e cila dyfishohet si një çantë gjumi, për njerëzit në nevojë.

 

Veronika Scott e filloi “Planin e Fuqizimit” si një projekt dizajni kur ishte vetëm 20 vjeç. Asaj i thuhej vazhdimisht se do të dështonte dhe se njerëzit e pastrehë ishin të padobishëm.

“Plani i Fuqizimit (the Empowerment Plan) ishte një projekt mësimor për mua kur isha në kolegj dhe tani është bërë një biznes që fokusohet te punësimi i prindërve të pastrehë që të prodhojnë këtë pallto që kthehen në një çantë gjumi, që ne shpërndajmë në të gjithë botën.”

“Plani i Fuqizimit” ka prodhuar dhe ka dhuruar mbi 15,000 pallto për të pastrehët.y

“Ne i shpërndajmë ato në 40 shtete, 6 prej të cilave janë provinca të Kanadasë, Zelandë e Re, Australi, Zvicër, Suedi, Malajzi, Afrikë e Jugut, Francë, Britani, dhe në të gjithë ato vende me klimë të ndryshueshme, dhe është shumë e rëndësishme për ne që ky produkt të jetë aq i mirë sa për të shkuar atje.

Temperaturat të paktën duhet të jenë nën 0 gradë, sepse ky është një produkt i cili përdoret në kushte ekstreme.”

Detroid ka mbi 34,000 të pastrehë dhe shifra e të papunëve është 6.8%.

“Fokusi jonë kryesor është punësimi. Ne duam të gjemë një zgjidhje për sistemin dhe gjeneratën e varfërisë. Këtë e bëjmë përmes punësimit. Dhe ajo që na lejon të punësojmë këta njerëz janë pikërisht këto pallto.”

Shumë njerëz, madje dhe punëdhënësit, e shohin një të pastrehë dhe mendojnë: Ky person është dembel, i padobishëm apo droguar dhe gjëra të tjera të tmerrshme.

Kjo është fjalia që i përgjithëson të pastrehët, por nuk duhet të jetë më kështu.

Ne besojmë se mund ta ndalojmë dhe ta ndryshojmë gjeneratën e varfërisë dhe të pastrehëve dhe ta pengojmë këtë cikël.

/businessmag.al