Mos u Bëni si Të Tjerët. Vendosni Biznesin Tuaj Si Këto 3 Kompani

Ka shumë konkurrencë sot. Bizneset fillestare dhe bizneset tashmë të vendosura po konkurrojnë për vëmendjen dhe besnikërinë e konsumatorëve. Ky nivel i madh i konkurrencës e bën të vështirë që një markë indivudale të dallohet, veçanërisht nëse marka nuk ka rrjedhë të pafundme të parave nga marketingu në dispozicionin e saj.

Mirëpo, ka disa teknika të thjeshta që markat mund të përdorin për t’u dalluar. Këtu janë tri, së bashku me kompanitë të cilat i kanë përdorur ato në mënyrë të suksesshme.

1. Marrja e rreziqeve: Uber

Vetëm nëse keni zhvilluar një copë teknologjie e cila do të ndryshojë botën, do të jetë e vështirë që të dalloheni nga turma nëse përdorni taktika të zakonshme të marketingut. Po, ju duhet të përdorni taktika marketingu të provuara që të jeni konkurrues, fushata emaile dhe media sociale. Por që të thyeni heshtjen me të vërtetë, duhet të mendoni përtej gjendjes ekzistuese.

Mendoni për Uber. Përderisa është e vërtetë që kjo kompani ka zgjuar debate, ajo gjithashtu ka ekzekutuar taktika marketingu të cilat kanë dërguar këtë markë përpara. Kompania ka marrë pjesë në dërgimin e akulloreve në Australi për festimin e Ditës Ndërkombëtare Të Akullores dhe së bashku me Animal Planet kanë sjellur qenushë dhe mace në zyrat e New York City.

Këto marifete fushatash jo vetëm që janë bërë të famshme te konsumatorët, por ata gjithashtu janë përmendur në media. Uber e di se vazhdimisht duhet të ndërmarrë rreziqe marketingu nëse dëshiron të mbajë vendin e tij në majë.

2.  Angazhimi ndaj komunitetit: Under Armour

Asnjë markë nuk duhet të shpresojë për mbijetesë në tregun e sotëm pa zhvilluar një komunitet rreth saj. Markat nuk mund t’a përballojnë më që t’a mendojnë komunitetin si iniciativë të dytë. Markat të cilat kanë audiencë të ndërtuar në mënyrë të suksesshme i kanë fituar ata duke ofruar vlera të ndryshme, dhe është e rëndësishme të mbani në mend se iniciativat e komunitetit nuk janë dredhi shitjesh.

Sipas raportit të Harvard Business Revieë në vitin 2014, markat nuk duhet t’i shikojnë komunitetet si njohuri të mbledhura dhe shitje të mëtutjeshme, por si një mënyrë për të krijuar lidhje të vërteta me konsumatorët.

T’a marrim si shembull Under Armour. Kjo markë e veshjeve sportive garon kundër gjigantëve si Adidas dhe Nike, dhe po fiton sepse kompania ka përvetësuar mentalitetin’’ komuniteti- së pari’’. Under Armour ka ndërtuar një komunitet të fitnesit me 165 milion përdorues. Këta individë  përdorin këtë komunitet të fitnesit si burim i inspirimit dhe informatave për t’i ndihmuar ata t’i arrijnë qëllimet e tyre të fitnesit.

3. Vërtetësia dhe origjinaliteti: Outdoor Voices

Lejoni që audienca juaj të shohë storien e markës tuaj, dhe mos u frikësoni të jeni vetvetja. Nuk të shërben të imitosh konkurrentët e tu, veçanërisht nëse ata janë më të përforcuar brenda tregut. Kopjimi i dukjes së një marke do të mërzisë konsumatorët e tu para se produktet e tua të kenë shansën që t’i habisin ata. Gjithashtu, konsumatorët nuk janë të interesuar në përvoja tepër të filtruara të markave.

Përsosmëria është e mërzitshme, kështu që ngrisni perden dhe merrni konsumatorët prapa skenave, ndani storie të jetës së vërtetë dhe komunikoni historinë e markës tuaj duke përfshirë disa nga pengesat në të cilat keni hasur. Nëse ndaloni së përpjekuri që të vendosni përsosmëri, konsumatorët do të jenë në gjendje të lidhen më shumë me markën tuaj. Vërtetësia është veçanërisht kyçe për markat të cilat hyjnë në hapësira shumë konkurruese.

Kur u lansua Outdoor Voices në vitin 2013, kishte konkurrencë të madhe nga: Lululemon, Nike dhe Athleta. Por në vend se të provonte të përshtatej me këta konkurrentë, kompania zbatoi një ton origjinal dhe estetik. Veshjet atletike të OV janë të dizajnuara për të gjithë, jo vetëm për atletët dhe instruktorët e SoulCycle.  Ka krijuar një markë të bazuar në lëvizjen e të gjitha llojeve. Duke qëndruar i vërtetë, OV ka një vend të veçantë në këtë hapësirë.

Lansimi i një marke është i frikshëm, dhe është shumë më e lehtë të qëndroni në rresht me konkurrentët tuaj në vend se të dalloni kompaninë tuaj. Shumë marka premtuese kanë dështuar sepse kanë luajtur me kujdes, por nëse me të vërtetë dëshironi që marka juaj të ketë sukses, duhet të ndërmerrni disa rreziqe dhe të qëndroni të vërtetë ndaj zërit tuaj.

Andrew Medal

Andrew Medal është ndërmarrës. Ai është themeluesi i faqes dhe dyqanit të mobilëve, Agent Beta, në mes të shumë bizneseve tjera fillestare. Ai së fundmi ka ndihmuar California Education Department që të zgjidhë problemet e punës dhe të studentëve përmes teknologjisë.

Ai është vullnetar brenda institucioneve të burgjeve me Last Mile Project, ku ai i mëson njerëzit se si të bëhen ndërmarrës ( ai gjithashtu dizajnoi faqen e tij ). Bashkojuni Grupit të tij në Facebook me më shumë se 10,000 ndërmarrës të tjerë ku ata flasin, bëjnë strategji dhe ndajnë këshilla rreth të qenit ndërmarrës.

/entrepreneur.com.al/