Mark Cuban: “Ja cila do të jetë aftësia numër një që do iu nevojitet në 10 vitet e ardhshme”

Studim pas studimi ka treguar që miliona vende pune janë në rrezik për t’u automatizuar në vitet e ardhshme dhe se vendi nuk është i përgatitur, thotë Mark Cuban, zhvilluesi miliarder i software dhe pronari i “Dallas Mavericks”.

Në një intervistë të fundit për “Bloomberg TV”, Cuban paralajmëroi se edhe njerëzit me aftësi në kodimin kompjuterik së shpejti do të mund të zëvendësohen.

“Kjo mund të ketë qenë një punë mjaft e mirë për disa vite, por mund të rezultoni pa punë në pesë vitet e ardhshme,” tha ai, duke cituar atë që ai e quajti “automatizimi i automatizimit”, ku kompjuterat mësojnë se si të shkruajnë software më mirë se sa mund të shkruajnë njerëzit.

“Shumë shpejt do të kemi shumë punëtorë që do zëvendësohen – natyra e punës po ndryshon”, tha ai.

Pra, një aftësi e re do të bëhet shumë më kërkuese se sa ka qenë më parë ndonjëherë: të menduarit në mënyrë kreative.

“Unë personalisht mendoj se do të ketë një kërkesë absolute në 10 vitet e ardhshëm për diplomat në arte se sa ka pasur për diplomat e programimit dhe ndoshta edhe inxhinierisë,” tha ai.

Në veçanti, ekspertët në filozofi apo në gjuhët e huaja do të dominojnë interesin e punëdhënësve në dekadën e ardhshme, tha Cuban.

Cuban vazhdoi duke thënë se Amerika duhet të investojë në programe si Americorps, e cila thekson ndërtimin e komunitetit dhe të menduarit krijues për të krijuar ndikimin social. Por kjo lloj pune nuk është parë gjithmonë si e vlefshme, tha Cuban.

“Duke e bërë atë si një punë të vërtetë … kjo është ajo që do të na nevojitet,” tha ai.

Për më shumë rreth intervistës së Mark Cuban shikoni videon e mëposhtme: