Ky është çelësi i vërtetë për gjenerimin e kreativitetit

Sa kohë i kushtoni mendimit kreativ në punë? Sipas një studimi të fundit, do t’ju duhet të rrisni pritshmëritë nga vetja.

Brian Lucas, një profesor asistent i shkencave të sjelljeve në Booth School of Business në Universitetin e Çikagos, dhe Loran Nordgren, një profesor i asociuar i manaxhimit dhe organizatave në Shkollën Kellog të Manaxhimit, kanë shkruar në Revistën Harvard Business rreth një serie studimesh që udhëhoqën, ku zbuluan se njerëzit e nënvlerësojnë impaktin e këmbënguljes në kreativitet.

Në një prej studimeve për shembull, Lucas dhe Nordgren u kërkuan të testuarve që të jepnin sa më shumë ide që të mundnin për menunë e Falenderimeve. Pas 10 minutave, studiuesit u kërkuan studentëve të parashikonin sa ide do të mund të gjeneronin nëse do ngulnin këmbë për 10 minuta. Pasi u përgjigjën, ata shpenzuan edhe 10 minuta të tjera për të gjetur ide të reja.

Të pyeturit parashikuan, se ata do të ishin të aftë të gjeneronin mesatarisht edhe 10 ide të reja nëse do t’u jepej kohë ekstra. Por kur u munduan ta bënin vërtet, ata erdhën mesatarisht me nga 15 ide të reja secili.

Ishte interesant fakti se, idetë shtesë që u dhanë ishin më kreative dhe më me peshë se të parat. Lucas dhe Nordgren gjetën rezultate të ngjashme në pjesën më të madhe të studimeve të tyre.

“Jo vetëm që pjesëmarrësit e nënvlerësojnë aftësinë e tyre për të gjenreuar ide ndërsa ngulin këmbë, at anënvlerësuan aftësinë e tyre për të gjeneruar idetë e tyre më kreative,” ka thënë dyshja e shkencëtarëve. Njerëzit kanë tendencën t’u dorëzohen ndjenjave të “goditjes së murit me kokë” ose “të ngecjes” që vjen me të menduarin kreativ dhe kështu zgjedhin të mos ngulin këmbë, kanë thënë kërkuesit.

“Idetë kreative kanë kohën e tyre. Ato janë shpesh të gjeneruara pas një periudhe fillestare të të menduarit të thelle rreth problemit, duke marrë në konsideratë mënyrat e ndryshme të përceptimit (shtruarjes) të problemit, dhe duke eksploruar rrugë të mundshme të zgjidhjes së problemit,” kanë shkruar ata.

Në një studim tjetër, Lucas dhe Nordgren u kanë kërkuar të testuarve për të punuar mbi një sfidë krijimtarie, në të cilën ata paguheshin me shuma të vogla monetare pas çdo ideje të re që gjenin. Pas kësaj seance, kërkuesit u kërkuan pjesëmarrësve që nëse vazhdojnë të gjenerojnë ide të tjera, do të duhej të paguanin shuma të vogla, por do të arrinin të bënin më shumë para nga çdo ide. Vetëm 54% e pjesëmarrësve zgjodhën të vazhdonin.

“Nëse nuk e kuptoni sa vlerë ka këmbëngulja në kreativitetin tuaj, ka gjasa që të këmbëngulni më pak kur të përballeni me sfidat e kreativitetit,” kanë konkluduar studiuesit.

/businessmag.al