Këto 3 strategji do të ju ndihmojnë të rrisni fillimin e biznesit tuaj

Fragmentet e mëposhtme janë nga libri Simplify i Richard Koch dhe Greg Lockwood.
A ka ndonjë strategji praktike? Natyrisht që ka.
Mendo pak për industrinë e mobiljeve, IKEA. Konkurrentët e mëvonshëm nuk janë dhe nuk mund të jenë aq të suksesshëm. Megjithatë, ka nga ato që perfshijnë një sasi të vogël të atyre që janë të suksesshme, duke luftuar me çmimet e IKEA-s dhe duke thjeshtuar kompaninë.
Në një mënyrë industria e mobileve është si një ekosistem natyral-ndoshta një xhungel.
Ka vetëm disa krijesa në maje të zinxhirit të ushqimit, por ka me mijëra specie të tjera me pothuajse variacione të pafundme në karakteristikat fizike dhe riproduktive, mekanizmave mbrojtëse dhe vendbanimeve të tyre, po ashtu dhe simbioza dhe parazitët, të cilat në fakt janë strategji të zgjedhura në mënyrë natyrale. Këto mund të mos jenë strategjitë më të fuqishme, por ato kanë qenë të suksesshme, sepse firmat po vazhdojnë ende. Shumë specie tjera tani janë zhdukur, mirëpo, sepse strategjitë e tyre jane eklipsuar nga strategji më të suksesshme në këtë treg në zhvillim.
Të kthehemi në pyll, si duket konkurrimi industrial? Cilat janë disa nga mundësitë- dhe të paktën përkohësisht të qëndrueshme—strategji konkurrimi?
Ka 3 prej tyre: Përpunimi, shpikja dhe strategjitë e zbulimit.

Strategjitë e përpunimit.
Përpunimi është e kundërta e thjeshtimit: Ai përfshin bërjen e një produkti ose shërbimi më kompleks. Kjo mund të jetë një strategji shumë e suksesshme. Për shembull, të mirat dhe shërbimet luksoze. Orat e dorës – The Patek Philippe Grand Complications shitën per mijëra dollar, dhe janë të bëra në sasi të vogla, dhe janë shumë të komplikuara mekanikisht. Këto janë shumë te bukura dhe të rralla, dhe funksionojnë në një botë që është armike me strategjitë demokratike të çmimeve.
Me produktet e thjeshtuara, edhe ata konsumatorë të synuar që janë të gatshëm të paguajnë çmime të mëdha, një treg i madh është gjithmonë i dëshirueshëm dhe ënderra është të zhvillohet një produkt universal që mund të jenë të prodhuara në masë.
Dyqanet luksoze, janë gjithmonë ekskluzive; ndërlikimi i produktit dhe rrallësia e tij janë tiparet më të dëshiruara. Qëllimi është që të tërheqin ata të privilegjuarit me pasuri ekskluzive përmes përpunimit fantastik të produktit—funksionimi i thjeshtë dhe përballueshmëria nuk janë me rëndësi.
Të ngjajshme janë edhe produktet dhe shërbimet, si ndërmarrjet e software, sisteme të mëdha që jane të lidhura me praktikën dhe sistemin e firmës. Ndërmarrja e software është i lidhur me këto shkurtesa: ERP, MIS, MRP dhe shumë të tjera.
Kërkesa është që të lidhin së bashku informata të ndryshme nga një numër i ndryshëm i burimeve, dhe nga ato burime të rezultojnë produkte komplekse që duhet të bëhen për çdo instalim.
Kjo e bën çmimin shumë të lartë, por konsumatori shpesh mbyllet në sistem sepse ata e ndjejnë që është integrale për organizatën e tyre, dhe ndërrimi do të kushtonte më shume. Është si një lidhje me një drogë të fuqishme, dhe kompania që e furnizon ndërmarrjen e software mbledhë shpërblime të një madhësie që do të bënte të tjerët xheloze.
Lloji i fundit i strategjisë së përpunimit përfshin zhvillimin e produkteve ’’sa më të mëdha, aq më të mira’. Këto janë në përgjithësi jo aq të suksesshme si luksi ose produktet e porositura, por ato mund të kenë rritje për një kohë të shkurtër.
Produktet mund të jenë më të mëdha, më të forta, ose më të shpejta, por ato mund të jenë shumë të komplikuara, të vështira për t’u bërë dhe shpesh të vështira për t’u përdorur.
Por, megjithatë ato prezantojnë nje segment domethënës të produkteve, ku kompleksiteti më i madh pranohet deri sa produkti punon më mirë së paraardhësi i tij—ose arrin diçka që më parë ishtë e pamundur.
Edhe pse kompleksiteti i tyre ka çmime të larta- ekonomike dhe jo ekonomike—këto produkte kanë një rol të madh.
Merrni në konsideratë Airbus A380—një mrekulli teknike që ka marrë masën e një aeroplani dhe motorët e saj në kufirin e asaj që është e mundur, për të cilin projektuesit kanë nje rol të madh.
A380 ka marrë Airbus dhe konsumatoret e saj në qëndrueshmëri komerciale.
Në mes të tjerave, kompleksiteti i aeroplanit mund t’a parandalojë atë nga të gjeturit e një dyqani të madh ose komandimi i një diference premium. Por, mund të jetë e para ne listën e produkteve—sa më të mëdha- aq më të mira—duke përfshirë programin Apollo, the Hummer dhe Concorde- që eventualisht zhduken.

Strategjitë e shpikjes.
Disa shpikje janë të thjeshta dhe disa të komplikuara.
Rrota të lehtëson punën ndërsa Airbus A380 të komplikon. Por një karrocë me kuaj, krahasuar me kalin dhe bagazhin, ka aspekte te thjeshtesuara dhe të komplikuara. Ngjajshëm, makina , më e shpejtë dhe më e rehatshme se një kalë me karrocë, është dukshëm një objekt kompleks që kërkon prodhime të shtrenjta, aftësi në të vozitur mirëmbajtje dhe infrastrukturë komplekse e rrugëve dhe trafikut, në kontrast me thjeshtësine e bukur të botës së kuajve.
Nje takim online ose një lidhje a ështe një gjë e mirë për personat e modës së vjetër? Disa shpikje janë joshëse dhe komercialisht të suksesshme, deri në një pikë , qe edhe e komplikojnë jetën tonë dhe vlerën e saj.

Strategjitë e zbulimit
Zbulimi i diçkaje  e kundërta e shpikjes mund të jetë një strategji fitimprurëse edhe nëse nuk është e thjeshtë. Bukuria e kishave të Seville’s dhe shtëpitë që shtrihen mbi zbulimin e Amerikes, dhe monopoli i mëvonshëm i qytetit, i udhëtimeve në kontinent.
Persëri, zbulimi i Amerikes ishte shumë fitimprurës dhe sipas mendimit tonë nuk e thjeshtoi botën. Ngjajshëm, mendoni dhe për strategjinë e sukseshme të John D.Rockfeller :’’ Zgjohu herët, dhe bëhu i suksesshem’’. Ti mund të karakterizosh shumicën nga industritë e ekstrakteve minerale në këtë mënyrë është një strategji specifike që është larg nga thjeshtësia.
Bioteknologjia është një rast tjetër.

entrepreneur.com.al/