Keshilla nga “Bibla e ngjitesve sociale”

Te qenurit i shtirur kunder te qenurit i sjellshem
Nje genjeshter e vogel e bardhe nuk i ben dem askujt dhe eshte rruga me e shpejte drejt majes. Mbani mend: “T’i thuash dikujt se duket i mrekullueshem kur ne fakt eshet nje dhimbje per syte, ose t’i pergezosh per inteligjencen kur kane zgjuarsine e nje pekinezi, nuk ju ben hipokrit, ju ben te sjellshem.

Arti i “Friend Shui”
A duhet t’u besh dalje miqve te vjeter per te qene ne gjendje te njiheni dhe te shoqeroheni me njerez me te interesante dhe terheqes? Pak. Autoret e librit sugjerojne te beni nje liste te te gjithe miqve tuaj dhe te gjithe ata qe kane me shume akses dhe lidhje se ju, t’i vini nje grep. Pjesa tjeter duhet leshuar. “Te besh dalje eshte nje shprehje e shemtuar. Ne preferojme ta quajme nje pastrim te pyllit te jetes tuaj nga pemet e thara, per te mundesuar rritjen e shendetshme te personit te ri qe do te beheni.”

Perfitoni me shume nga nje koktej sesa nje party
Vendi kryesor i ngjitjes sociale? Koktejet. Celesi i gjithe kesaj eshte vetbesimi dhe pregatitja. Keshilla per te marre me vete ne koktejin e ardhshem: “Jini te shkathet, agresive dhe mos hiqni dore deri sa bari te mbyllet.”

Veshja
Regulli me i rendesishem: Gjithmone vishuni qe te beni pershtypje. “Femrat e dine se ftesa ne nje mbremje te veçante, perkthehet ne nje fustan qe askush nuk jua ka pare veshur. Çelesi eshte te gjeni diçka qe ju tregon elegante dhe me te pasur nga ç’jeni realisht”. Nese buxheti nuk ju perkrah, “Bibla e ngjitesve socilae” e ka nje zgjidhje. “Blini nje veshje klasike te dores se dyte qe eshte 50 vjet jashte mode, dhe permendni rastesisht qe gjyshja e ka veshur ne nje mbremje ne pallatin mbreteror.”

Social_Red

Ngjitja sociale ne rrjetet sociale
Ekspozojeni veten ne te gjitja rrjetet sociale te mundshme: Facebook, Twitter, Instagram-por mos u duk kurre ne deshperim ose ne nevoje. Nuk eshte mburrje,eshte “te ndash jeten tende”. Mbani mend: “Perdorni çdo media sociale qe keni ne dispozicion per te bere te duket se po kenaqeni me shume ne jeteeuml;n tuaj virtuale sesa ne ate reale”.

 

Rreth autorit

Kolegji Universum

Shënoni komentin tuaj