Këshilla e Richard Branson për të folurin në publik

Shumë njerëz, të cilët më kanë parë teksa flas në publik do të kuptojnë se mua nuk më pëlqen të mbaj një fjalim të shkruar më parë. Ka shumë arsye për këtë: së pari unë akoma bëhen pak nervoz në fjalimet publike dhe një fjalim që duhet lexuar më shton akoma më shumë presionin, por kryesisht besoj se është shumë më mirë të flasësh nga zemra.

Si dikush që është mjaft me fat, të cilit i kërkohet të dalë në skenë çdo moment, unë jam gjithmonë shumë i vetëdijshëm që të tjerët të marrin të gjithë mesazhin pa u bërë i mërzitshëm.

90% e kohës është mirë që të mos lexoni nga shënimet e shkruara para fjalimit. Edhe nëse ju harroni ndonjë pikë, njerëzit të cilët po ju dëgjojnë gjithmonë do të duan të dëgjojnë pasionin tuaj, jo vetëm teorinë tuaj.

Edhe në qoftë se ju është kërkuar të bëni një fjalim serioz, përpiquni të dilni me disa rreshta të mprehtë për t’i bërë njerëzit të qeshin, sidomos në fillim dhe në fund. Filloni duke i bërë të pranishmit të buzëqeshin, sigurohuni të ketë pak të qeshura në mes, midis kësaj edhe një grimë të gjërave serioze, por në fund të përfundojë me një buzëqeshje. Kjo është një këshillë e mirë për fjalimet e dasmave në veçanti!

Plus një fjalim nga zemra është më joshës dhe bën që koha të fluturojë më shpejt. Kur do e kuptojnë njerëzit se një fjalim i shkurtër është shumë herë më i mirë se një fjalim i gjatë? Në të njëjtën mënyrë shumica e pitches të biznesit mund të bëhen në anën e pasme të një zarfi, shumica e asaj që dikush ka për të thënë mund të përshtatet në njërën anë të letrës.

Mbaj mend që isha duke ndjekur dikë në Japoni, i cili mbajti një fjalim për dy orë; thjesht po shikoja përreth dhe shumica e njerëzve ishin në gjumë të thellë. M’u kërkua të bëja një fjalim për një orë e gjysëm. Kur pashë se çfarë po ndodhte, nuk mund të vazhdoja me fjalimin; Mora në dorë skenën dhe i thashë audiencës të bashkëvepronte me mua. Pas 40 minutash mbarova dhe pashë që të gjithë po e shijonin atë – dhe ishin zgjuar! Organizatorët të mërzitur më kërkuan të ngjitesha përsëri në skenë, por argumentova me sukses se ishte më mirë për t’i dhënë fund se sa të mbaja një afat kohor.

Më pas bëj pjesën e Pyetje&Përgjigjeve në mënyrë që të përfshi edhe të pranishmit. Marr çdo lloj pyetje, qoftë serioze, shaka apo pitch biznesi. Nëse dikush dëshiron foto, i ftoj të bëjmë foto. Qesh me ta. Nëse dikush përpiqet të bëjë pitch me mua. Lejoj që audienca të gjykojë idetë e biznesit.

Burimi:businessmag.al

Rreth autorit

Kolegji Universum

Shënoni komentin tuaj