Këshilla më e mirë e karrierës nga Sheryl Sandberg

Kjo është një nga mënyrat më të shpejta për t’u rritur si person.

Unë dua që ju të mendoheni vetëm për pyetjen e mëposhtme për një moment, sepse kjo është një nga pyetjet më të rëndësishme që ju do t’i përgjigjeni ndonjëherë në jetën tuaj.

Si i përgjigjeni feedback-ut?

Sheryl Sandberg kohët e fundit ka vizituar Airbnb për të ndarë mësimet e nxjerra nga vitet e saj të eksperiencës në Facebook dhe Google.

Pyetja e paraqitur për Sandberg ishte: “Cila është ajo gjë primare që ju kërkoni tek dikush që po përpiqet të krijojë një kompani?”

Përgjigja e Sandberg ishte:

“Dikush që e merr feedback-un mirë. Sepse njerëzit që mund të marrin feedback janë njerëz të cilët mund të mësojnë dhe të rriten shpejt.”

Pse kemi nevojë për feedback?

Askush nuk ka gjithmonë të drejtë . Kjo është arsyeja pse kritika mund t’ju ndihmojë të rriteni. Për fat të keq, emocionet shpesh na privojnë që të përfitojmë nga reagimet negative. E thënë më thjesht, nuk ndihemi mirë kur dëgjojmë se e kemi gabim.

Megjithatë ka shanse që shumë nga kritikat që ju merrni nuk janë “konstruktive”, siç duhet të jenë.

Por sidoqoftë kritika i ka rrënjët në të vërtetën, edhe në qoftë se ajo nuk është shprehur në mënyrë ideale. Që do të thotë se kur ju japin një kritikë, ju keni dy zgjedhje:

• Ju mund të lini mënjanë ndjenjat tuaja dhe të përpiqeni të mësoni nga situata.

• Ju mund të zemëroheni dhe të lini emocionet t’iu pushtojnë.

Metoda e parë është proaktive, ndërsa tjera është reaktive.

Nga cila mund të përfitoni ju në afatgjatë?

Në qoftë se ju jepni kritika në formë rekomandimi, do të jetë shumë më e lehtë për njerëzit tuaj që t‘i marrin ato me qëllimin që thuhet, pra për t’i ndihmuar.

Pyesni veten si më poshtë:

• Si mund t’i përdor këto reagime për të ndihmuar veten apo ekipin tim për t’u përmirësuar?

• Duke vendosur ndjenjat e mia personale mënjanë, çfarë mund të mësoj nga ky këndvështrim alternativ?

Në raste të rralla, reagimet negative janë plotësisht të pabaza, por ende mund t’iu japin një shans për të parë se si do të ndihet audienca.

Mbani mend, lavdërimi dhe rekomandimi janë elemente të domosdoshme të një kulture të shëndetshme. Çdokush mund të përfitojë nga ato.

Burimi:www.businessmag.al