Këshilla e ditës: Si të ndërtoni një kompani më inovuese

Novacioni i vazhdueshëm është jetik për kompani në ekonomi dinamike.

Produkte të reja, shërbime më të mira, teknologji më rentabël, apo staf më i përgatitur – këto janë të gjitha rezultat i një kulture që mbështet risitë dhe të menduarit përtej të përditshmes. Por një kulturë e tillë nuk është e lehtë të krijohet.

Pikat e mëposhtme mund të ndihmojnë:

1. Forco ekspertizën!

KRIJONI KOHË NË KOMPANI TË DISKUTONI NJË VIDEO NGA TED TALKS OSE NJË LIBËR TË PAZAKONTË.

► Ideja kryesore: Mesatarisht, informacioni që marrim sot humb aktualitetin brenda 18 muajve të ardhshëm. Për të qëndruar aktual dhe për të marrë ide të reja:

► Si: Merrni pjesë në konferenca, lexoni një revistë të profesionit, ose pini një kafe me një ekspert të njohur në fushën tuaj – edhe nëse nuk e njihni paraprakisht. Ai/ajo do ndihet i vlerësuar, ti do ndihesh i plotësuar!

2. Reflektoje novacionin në praktikë!

► Ideja kryesore: Krijoni mundësi për stafin të bëjë aktivitete që nuk kanë lidhje me punën gjatë 8-orëshit – mund të jenë aktivitete bamirësie, komunitare – çdo gjë që mund të ndryshojë mënyrën se si stafi juaj i percepton gjërat e reja.

► Si: Mbillni pemë në emër të kompanisë, ndihmoni një jetimore, ose dhuroni libra mbi sipërmarrjen në një shkollë në zona të pazhvilluara.

3. Diskutoni mbi ide të reja!

► Ideja kryesore: Idetë e reja jane shpesh të pazakonta, dhe si çdo gjë e pazakontë është vështirë të përqafohet në masë. Duke krijuar hapësira ku këto ide bëhen pjesë e diskutimit të përditshëm, bëhet më e thjeshtë të pranohen.

► Si: Krijoni kohë në kompani të diskutoni një video nga TED Talks, si kjo këtu për shembull, ose një libër të pazakontë si ky këtu.