I keni problem të hënat…çdo të Hënë? Mund të kesh ngecur në një punë që ka afat ose mund të duket sikur nuk po e kap dot aventurën e radhës! Sido që të jetë, mund të jetë e vështirë nisja e javës pa energji kur thjesht gjërat nuk janë në udhën e duhur. Po të gjithë i kanë kaluar këto deri një njëfarë pike. Ja sepse shumë sipërmarrës bëjnë të tyret rutina në mëngjes që t’i drejtojnë drejt suksesit. Por disa prej rutinave mund të marrin shumë kohë. Nëse keni pak minuta për të shpenzuar çdo mëngjes, ose edhe më pak, ja disa *mantra të cilat mund të kenë një ndikim shumë të madh që t’jua bëjnë ditën produktive. 1. Sot jam mirënjohës për… Oprah ka një ditar mirënjohjeje. Për vite, ajo ka shkruar 5 gjërat për të cilat është mirënjohëse, të cilat pretendon se janë gjërat më të rëndësishme që ka bërë ndonjëherë. Oprah e thekson shkrimin fizik të këtyre 5 gjërave, sepse në mënyrë të ndërgjegjshme të detyron të vëzhgosh ato gjëra për të cilat je mirënjohës. “Nëse përqëndrohesh në ato që ke, do të përfundosh duke patur më shumë, edhe nëse është vetëm 2$,” thotë ajo në LifeClass. Dhe gjërat mund të jenë shumë të thjeshta. Një nga shembujt e Oprah? Të hash një pjepër të ftohtë në një stol nën diell. Kjo është një nga ato gjërat që e ka shkruar në ditarin e saj të mirënjohjes në 12 Tetor 1996. 2. Nuk më mungon gjë për t’ia dalë mbanë sot Nëse jeton një jetë po aq të mirë sa ajo e Oprah, atëherë të gjesh gjërat për të cilat je mirënjohës duket e thjeshtë. Por po sikur një ditë më parë të kesh marrë një lajm të tmerrshëm ose të jesh zgjuar keq sot në mëngjes? Nëse negativiteti të mbulon që në momentin që hap sytë, fillo menjëherë të marrësh veten. Kujto se ia ke dalë dhe nuk të mungon asgjë për t’ia dalë. “Të mendosh gjëra si ‘Unë nuk mund ta bëj këtë,’ ose ‘Kjo nuk është e drejtë,’ do të të shkaktojë ndjenjën e disfatës,” thotë Amy Morin, autorja e “13 Things Mentally Strong People Don’t Do.” “Nëse ia ke dalë deri tani në jetë, atjetër që ke disa aftësi, mjete dhe burime të duhura.” Morin rekomandon shprehje shpirtërore të ndryshme se si të mbledhësh veten. Kujtoji vetes se më e mira që mund të bësh është më e mira që mund të bësh. Dhe për t’i parë gjërat nga perspektiva, pyete veten nëse çfarëdolloj gjëje që të shqetëson sot, do të shqetësojë apo jo pas 5 viteve. 3. Sot do arrij… A je surprizuar ndonjëherë se është papritmas ora 5 e pasdites dhe nuk ke mbaruar një punë? Në vend që të reagosh ndaj tonelatave të emaileve ose të hapësh “zjarr” në ditën tënde, ka një mënyrë më të mirë për ta marrë atë në dorë. Ajo fillon që para se të mbërrijnë ato emailet. Gjënë e parë që duhet të bësh në mëngjes është të kesh një përqasje aktive duke bërë një listë të gjërave që duhen bërë që patjetër duhet t’i përmbushësh për ditën. Shkurtësia është çelësi i saj. Dendja e saj me punë do të thotë që e çon veten drejt dështimit. Një listë konçize gjithashtu të detyron të eleminosh ato që nuk janë të rëndësishme. Ajo krijon ndarje midis asaj se çfarë është e rëndësishme dhe asaj që është urgjente. Dhe të jep një drejtim se mbi cilat detyra do të shpenzosh energjitë sot. Nëse nuk ke mundësi ta ngushtosh listën tënde në pak artikuj, atëherë minimizoje, ashtu siç bën investitorja e Shark Tank, Barbara Corcoran. “Kam provuar lista online ‘to-do’ nga më të ndryshmet, por nuk mund të kryej dot punët e një liste e cila nuk është e shkruar ose e shtypur,” ka thënë Corcoran për Fast Company. 4. Kush është objektivi më i madh ambicioz i ditës? Lista jote ‘to-do’ duhet të përmbajë detyrat që të duhen gjatë ditës. Por mos harro kornizën e gjërë. Edhe Steve Jobs, edhe Benjamin Franklin e kanë sfiduar veten çdo mëngjes duke i dhënë përmasën ditës me një pyetje të madhe. Në fjalimin e tij të famshëm të diplomimit në Stanford në 2005-n, Steve Jobs tha se e shikonte veten çdo ditë në pasqyrë dhe e pyeste, “sikur sot të ishte dita e fundit e jetës sime, a do doja të bëja atë që po bëj sot?” Dita rutinë e Benjamin Franklin fillonte në 5 të mëngjesit. Gjatë 3 orëve të përgatitjes për në punë ai i bënte vetes pyetjen: “Çfarë të mire duhet të bëj sot?” 5. Qëllimi im për sot është… Instruktorët e yoga-s shpeshherë kërkojnë që të vendosësh një qëllim në fillim të klasës. Qëllimi është të zgjedhësh një fjalë që do të të ndihmojë të fokusosh vëmendjen. Nëse të “bredh” mendja, supozohet që të shkosh te ajo fjalë. Për shembull, nëse ndihesh i stresuar me mungesën tënde të fleksibilitetit për të bërë një pozë të caktuar, atëherë qëllimi është “durimi.” E njëjta gjë bëhet për vendosjen e një qëllimi në krye të klasës. Mendo rreth planit të sotëm dhe fjalës kyçe për ta mbajtur mend gjatë ditës. *mantra- shprehje e shenjtë me fuqi shpirtërore

Kërkimi i një pune nuk ka qenë kurrë i lehtë…dhe nuk ka përse të jetë.

Duke patur shumë konkurrentë, sidomos në mbretërinë e teknologjisë, intervistuesit duhet të bëhen krijuesë me pyetjet e duhura për t’u siguruar se po punësojnë kandidatin e duhur.

E shumëkërkuara Apple, njihet për pyetjet e çuditshme, ndërsa kërkon t’i mbajë të karikuar kandidatët e saj, për të kuptuar procesin e tyre të mendimit.

Megjithatë me përgatitjen e duhur dhe mjetet e duhura, mund të përgatitesh për intervista sfiduese. Për disa nga pyetjet më të vështira, janë pyetur disa profesionistë për të marrë mënyrën se si mendojnë ata për t’i përqasur. Ishin Dino Grigorakakis dhe John Reed, profesionistë të fushës, të cilët dhanë mendimet e tyre për këto pyetje.

Ja 10 pyetjet më të vështira gjatë intervistave të Apple:

1. Ti nuk ke kohë ekstra dhe as burime ekstra, por CEO të ka kërkuar të shtosh edhe 20 tipare ekstra, çfarë do të bëje?

Qëllimi i pyetjes: Liderave të teknologjisë dhe skuadrave të tyre u kërkohet shpesh të bëjnë pak detyra me shumë burime- sidomos kur bëhet fjalë për kohën. Kjo pyetje mund të përdoret për të vlerësuar mundësitë e kandidatit për të menaxhuar pritshmëritë në mënyrë efektive dhe për të komunikuar çfarë është e mundur me parametrat e dhënë.

Si të përgjigjesh: Nëse ke kaluar në një eksperiencë të ngjashme, sigurohu të komunikosh në mënyrën se si ia ke dalë në organizatën e mëparshme. Intervistuesi nuk kërkon vetëm një kandidat, i cili thotë se do ta bëjë vetëm sepse po ia kërkon CEO; intervisutesi kërkon të dijë se çfarë mund të presë nga i intervistuari me kohën dhe buxhetin e kufizuar. Një përgjigje e mirë do të ishte e thellë nëse do të shpjegone mënyrën se si informacioni transmetohet dhe se si do të menaxhoheshin detyrat shtesë kur kërkesat duken jo praktike.

2. Nëse do të kishe dy vezë, dhe kërkon të dish se nga cili kat më i lartë mund ta hedhësh vezën pa e thyer atë, çfarë do të bëje?

Qëllimi i pyetjes: Për të thyer akullin dhe për të përcaktuar nëse kandidati ka një sens humori. Përveç kësaj, intervistuesi do të ketë një qasje shumë reale të aftësive analitike të kandidatit dhe mundësive të tij/saj për të realizuar një skenar të mirë të eksperimentimit ”provë-gabim”, që është e ngjashme me fjalinë ”po sikur” në shkrimin e kodeve.

Si të përgjigjesh: Buzëqesh dhe lëre intervistuesin që të kuptojë se ti nuk je ndonjë ekspert vezësh, duke thyer ato kërkesat e distancës. Mënyra më e lehtë për të bërë përcaktimin do të ishte: të hidhje një vezë nga kati i dytë. Nëse nuk thyhet, vazhdo duke e provuar me një kat të mësipërm derisa veza të thyhet.

3. Ka ndodhur ndonjëherë të mos kesh qenë dakord me vendimin e një menaxheri? Nëse po, si ia shpalose këtë mosdakordësi? Jep një shembull specifik dhe shpjego se si e ndreqe mosdakordësinë, cili ishte rezultati final dhe si do të të përshkruante ai individ sot.

Qëllimi i pyetjes: Intervistuesi shpeshherë mund të jetë menaxheri, por edhe nëse jo, kjo pyetje mund të identifikojë se si një kandidat zotëron zgjidhjen e një konflikti.

Si të përgjigjesh: Kjo pyetje mund të jetë e thjeshtë, pasi të gjithëve na qëllon të kemi një mosmarrëveshje në punë, por ky nuk është momenti për t’u qarë. Mos përdor shembuj që të bëjnë të emocionohesh shumë. Ky është lloji i pyetjes që një kandidat kërkon të mendohet mirë para intervistës, por nëse nuk ke pasur mundësi ta bësh, merr një moment kohë për t’u menduar rreth një rasti tensioni. Përdore mirë trurin në pyetje si kjo, pasi do të reflektojë aftësinë tënde për të marrë urdhra, për të menaxhuar dhe për të zgjidhur konflikte në një mënyrë racionale.

4. Shpjegoji një 8-vjeçari se çfarë është një modem ose ruter dhe funksionet e tij.

Qëllimi i pyetjes: Për të përcaktuar nëse kandidati teknik mund të komunikojë efektivisht me kolegët joteknikë. Me ardhjen e metodologjisë së zhvillimit të softuereve, profesionistët teknikë duhet të ndërveprojnë shpeshherë me njëri-tjetrin dhe me komunitetin e përdoruesve. Aftësitë e komunikimit janë shumë të rëndësishme në ambjentin teknologjik sot, ndëra profesionistët e IT-së u duhet të ndërrojnë shumë role dhe u kërkohen projekte të shumëfishtë, të cilët përfshijnë bashkëpunimin me kolegët e tjerë dhe furnitorët e jashtëm.

Si të përgjigjesh: Ruterat lëvizin të dhënat nëpër një rrjet të kompjuterave dhe pajisjeve të ndërlidhura, si printerat. Kur të dhënat lëvizin nëpër një rrjet, ruterat sigurohen që informacioni ka gjetur rrugën e duhur drejt personit apo personit të detajuar, të cilët secili prej tyre ka një adresë unike në rrjet të quajtur Adres IP.

5. Kemi tre kuti, njëra mban veç mollë, njëra vetëm portokaj, dhe njëra përmban edhe mollë, edhe portokaj. Kutitë kanë secila një etiketë, e cila nuk tregon përmbajtjen e vërtetë në kuti. Duke hapur vetëm një kuti, dhe pa parë në kuti, ti nxjerr një kokërr fruti. Duke hapur vetëm një kuti, dhe pa e parë frutin, si mund të emërtosh saktë menjëherë se çfarë ndodhet në secilat prej kutive?

Qëllimi i pyetjes: Kjo pyetje do të pyetej për të identifikuar mendimin logjik të kandidatit. Ndërsa të jep ndjesinë e një pyetjeje provimi, është një mënyrë e mirë për të identifikuar procesin e mendimit kur ngrihen probleme dhe ndihmon për të ndjekur linjën e mendimit të kandidatit drej zgjidhjes.

Si të përgjigjesh: Nësë i je përgjigjur ose jo më parë pyetjeve të tilla, ”shoqëroje” intervistuesin përgjatë linjës tënde të mendimit, në mënyrë që t’i tregosh atij rrugën e logjikës që të çon drejt zgjidhjes. Mbani mend, se ai (intervistuesi) nuk shqetësohet për dhënien e ”përgjigjies së saktë”, ai kërkon të dijë se si ishe i/e aftë për të arritur te përgjigjia dhe për të kuptuar më shumë se si punon ti.

6. Ti ke 100 monedha në një sipërfaqe tryeze, secila me një anë kokë dhe tjetrën pil. 10 prej monedhave ndodhen nga ana ”kokë”, 90 e mbetura janë ”pil”. Ti nuk mund të ndjesh, të shikosh apo të kesh çfarëdolloj ndijimi tjetër për të kuptuar se në cilën anë ndodhen këto monedha. Si do t’i ndaje monedhat në 2 pjesë në mënyrë të tillë që në të dy pjesët të ketë një numër të barabartë të monedhave ”kokë”?

Qëllimi i pyetjes: Për të përcaktuar nëse kandidati ka aftësi të mira dëgjimi.

Si të përgjigjesh: Çdo monedhë ka një anë ”kokë”. Vetëm numëro 50 prej tyre. Kleçka qëndron sepse të kërkohet të ndash monedhat në 2 pjesë me të njëjtën numër të anës ”kokë” dhe jo në mënyrë të atillë që të dy pjesët të kenë monedha të rëna nga ana ”kokë” në mënyrë të barabartë.

7. Vendos një gotë me ujë në një disk që rrotullohet dhe fillo ta rrisësh shpejtësinë. Çfarë ndodh në fillim? Rrëshqet gota dhe përmbyset, apo derdhet uji jashtë gotës në formë cirkash?

Qëllimi i pyetjes: Kjo pyetje ka gjasa t’u pyetet kandidatëve inxhinierë. Gjithsesi ka disa zgjidhje të mundshme bazuar në një numër faktorësh, kështuqë punëdhënësit kërkojnë që ju t’i jepni zgjidhjen.

Si të përgjigjesh: T’i jepni përgjigjie kësaj pyetjeje do të jetë një shans për të treguar procesin e mendimit, kur dalin probleme dhe kërkohen zgjidhje. Kur i intervistuari pyet një pyetje, e cila ka zgjidhje të shumëfishtë, punëdhënësit nuk po kërkojnë përgjigjien ”e saktë”, ata duan të shohin nëse ti ke mundësi t’i japësh zgjidhje të shumëfishtë dhe të kuptosh faktorët që do të kenë ndikim te çështja. Ky është shansi yt për të treguar aftësitë e tua të zgjidhjes së problemeve.

8. Nëse të jepet një kavanoz me monedha të drejta dhe të shtrembëruara, dhe nxjerr 1 dhe e hedh 3 herë, dhe merr 3 rezultate sipas radhës: ”kokë”, ”kokë” dhe ”pil” radhazi, cilat janë shanset që të kapësh një monedhë të drejtë, ose jo të drejtë?

Qëllimi i pyetjes: Kjo është një tjetër pyetje që e ka fokusin te të dëgjuarit me kujdes, pasi mund të të ngatërrojë.

Si të përgjigjesh: Pyetja është se ”sa janë shanset që të nxjerrësh një monedhë të drejtë ose të shtrembëruar?”, dhe shanset janë 100 % që të nxjerrësh njërën OSE tjetrën prej tyre, paçka rezultatit dhe sekuencës së tre hedhjeve të monedhës.

9. Çfarë është më e rëndësishme: Të rregullosh problemin e konsumatorit apo krijimi i një eksperience të mirë të konsumatorit?

Qëlimi i pyetjes: Asnjë punë nuk do ta mohonte rëndësinë e këtyre dy çështjeve, por punëdhënësit dëgjojnë se si i përgjigjesh pyetjes dhe përpiqen të të kuptojnë ty nga ajo që zgjedh.

Si të përgjigjesh: Tregohu i prerë. Pyetje të tilla mund të jenë të vështira, sepse kërkojnë që theksosh rëndësinë e secilës zgjedhje, por derisa po të kërkohet të zgjedhësh një, është e rëndësishme të bësh një vendim dhe ta argumentosh se përse e more, bazuar në eksperiencat e tua. Kjo i jep mundësinë një punëdhënësi potencial të shikojë se si punon mendja jote për të zgjidhur probleme.

10. Çfarë do të bëje nëse do të kishe ngecur në një problem? Si do t’ia formuloje pyetjen kolegëve të tu?

Qëllimi i pytjes: Për të përcaktuar gatishmërinë tënde për të bërë bashkë njerëz të tjerë të zgjuar në procesin e zgjidhjes së problemit, krahasuar me përpjekjet për ta zgjidhur vetë problemin, i cili mund të marrë më shumë kohë dhe të shkaktojë vonesa të pajustifikuara në implementim. Aftësia për t’u angazhuar me kolegët në mënyrë efektive do të shfaqë aftësinë tënde për të bashkëpunuar.

Si të përgjigjesh: Përqasja jote do të varej në kompleksitetin e problemit. Së pari, identifiko pjesëtarët e skuadrës, të cilët ka më shumë gjasa të kenë eksperiencën e duhur për të ndihmuar në zgjidhjet e nevojshme. Së dyti, shpjego qëllimin e gjërë të ushtrimit për t’u siguruar se jë në rrugë të drejtë, përkundrejt dhënies së një zgjidhje më të ngushtë që mund të ketë ardhur për shkak të përzgjedhjes së një përqasje të gabuar me të cilën të fillosh. Më pas shihe problemin gjerësisht dhe eksploro metodat e ndryshme për zgjidhje.

/businessmag.al

 

Rreth autorit

Kolegji Universum

Shënoni komentin tuaj