Keni Nevojë për një Nder? Mos u Fshihni Prapa E-mailit

Për disa njerëz, ata nuk ndjehen kurrë më rehat se sa kur fillojnë bisedën me një të panjohur. Vetëm shokët të cilët nuk i keni takuar ende, apo jo? Por për shumicën, veçanërisht për të turpshmit, një përvojë e lidhjes mund të jetë tmerruese për ta.

Por sipas një studimi të ri nga Universiteti Cornell dhe Universiteti i Waterloo në Kanadë, kur bëni një kërkesë, do t’ia kaloni më mirë sy më sy se sa përmes emailit. Sepse edhe nëse po i afroheni dikujt me qëllimet më të mira, është shumë më e lehtë për dikë të thotë jo përmes ndarjes digjitale në mes jush.

‘’Kërkuesit me shumë gjasa nuk njohin efektet e këtyre kufizimeve të email-it, shkruajtën studiuesit Vanessa K. Bohns dhe M. Mahdi Roghanizad. ‘’Në bazë të diturisë së tyre intime ata kanë besueshmërinë dhe rrethanat e tyre, dhe ne mendojmë se kërkuesit do të kenë problem të shohin atë që të shënjestruarit e tyre shohin: një e-mail i dyshimtë nga një i panjohur i cili prodhon pak ndjeshmëri’’.

Bohns dhe Roghanizad testuan këtë teori me dy eksperimente. Në eksperimentin e parë, studiuesit u dhanë për detyrë 495 studentëve të universitetit për t’i pyetur 10 të panjohur se a do të mbushnin një test personaliteti, dhe ata u pyetën se a dëshiroin të bënin këtë sy më sy apo përmes e-mailit. Pjesa sy më sy rekrutoi njerëzit për të përfunduar pyetësorin në kampus, dhe grupit të e-mailit iu dha një listë e rastësishme e  e-maileve të 10 personave.

Studiuesit zbuluan se në fund pjesëmarrësit nënvlerësuan përqindjen e suksesit të kërkesave sy më sy, dhe në anën tjetër, mbivlerësuan përgjigjen e kërkesave përmes e-mailit.

‘’Qartë, kërkuesit e kuptuan se do të ishte më e vështirë që të shënjestruarit të thonë ‘’jo’’ sy më sy se sa përmes emailit, shkruajtën Bohns dhe Roghanizad.

‘’Kërkuesit  e vlerësojnë besimin e garantuar në bashkëveprime sy-më-sy, por jo përmes e-mailit, e cila dërgon në ndjeshmëri të rritur drejt kërkuesit, dhe në fund përqindje më të larta të pajtimit’’.

Në eksperimentin e dytë, 480 njerëz morën pjesë dhe sërish u ndanë në grupe e-maili dhe në grupe sy më sy. Në fund, studiuesit zbuluan se jo vetëm që të shënjestruarit u besojnë kërkesave sy më sy më shumë se sa kërkesave përmes e-mailit, ata gjithashtu i kuptuan ata më mirë.

Kështu që përderisa dërgimi i një emaili është gjithmonë një opsion dhe mund të ketë sukses, duket se nuk e zëvendëson bashkëveprimin sy më sy, veçanërisht nëse dëshironi që personi tjetër t’ju financojë.

/entrepeneur.com.al