Katër gjërat që kjo 24-vjeçare ndërmori para se të bëhej një CEO

Pyetja që dëgjoj shpesh nga femrat e reja është: “Si mund të lë punën time që më sjell përfitime dhe para të drejtpërdrejta dhe të bëhem një sipërmarrëse?” Nuk ka një përgjigje që i përshtatet kësaj pyetjeje. Kështu që unë do ndaj historinë e asaj që kam bërë dhe çfarë gratë e tjera janë duke bërë, për t’i dhënë atyre perspektivë, kontekst dhe ngjyra për t’i ndihmuar të gjejnë përgjigjet e tyre.

Shinjini Das e lindur në Indi, ka jetuar në Malajzi për katër vjet dhe është zhvendosur në Amerikë në moshën 9 vjeçare. Unë jam një vajzë e të gjithë botës. Por kjo do të thotë se ideja e përkatësisë nuk është aq e thjeshtë, sepse kujt i përkas unë? Rrënjët e mia janë Indiane, personaliteti në thelb Amerikan dhe ambicia shumë kombëshe. A duhet të qëndroj te tradita dhe të përshtatem më atë që prindërit e mi prisnin nga unë, apo të ngjitem në radhët e një kompanie të madhe? Apo duhet të ndryshoj lojën dhe të krijoj një jetë të mirë, atë që shfaq talentet, pasionet dhe dëshirat e mia?

E sapo dalë nga kolegji, nuk isha e gatshme për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, kështu që kam ndjekur rrugën e asaj që pritej prej meje dhe fitova punën time të parë në konsultime të teknologjisë. Isha mirënjohëse për mundësinë në një industri kaq emocionuese, të mësoja aq shumë dhe të kisha një jetë normale me familjen. Por nuk mori shumë kohë dhe unë me krenari shpreha dëshirën për të bërë të papriturën.

E vërteta është se kjo uri për të mos qenë normale, që të mos bëja atë që pritej, ishte fshehur brenda meje për një kohë të gjatë. Por unë kisha zgjedhur t’a injoroja atë. Por jo plotësisht. Për 18 muajt e fundit, pasioni im për të bërë të papriturën u bë i pandalshëm. Unë kam qenë gjithmonë e hipnotizuar në krijimin e historisë time dhe nuk kisha asnjë interes që dikush të shkruante historinë për mua, kështu që unë e ‘pagëzova’ veten “Go-Getter Girl!”, e cila ishte në kërkim për të udhëhequr një jetë nga ana personale dhe profesionale duke përmbushur potencialisht jetën me gjëra që ja vlenin për mua.

Dhe më pas dëgjova zërin tim të brendshëm, lashë punën time dhe godita me timen. U bëra një sipërmarrëse dhe energjinë time anësore e ktheva në energjinë kryesore.

Por, ju duhet t’a kuptoni se çfarë ideje e çmendur është kjo. Unë jam një femër Indiano-amerikane dhe sipërmarrja ende shihet si një përpjekje shumë e rrezikshme në komunitetin tim. Si do i bindja prindërit e mi që nuk isha çmendur? Si të sigurohesha që ky ishte hapi i duhur? Këtu janë katër gjëra që bëra përpara se të ndërmerrja hapin:

  1. Hapi duhet të përfshijë një marrëveshje të madhe mes mendimit, qëllimit dhe largpamësisë. Duhet të dëgjoja zërin tim të brendshëm, të kuptoja se cilat ishin dëshirat dhe pasionet e mia dhe të plotësoja qëllimet e mia lidhur me atë që më udhëhiqte. Dhe kuptova se vetëm unë mund t’a bëja atë realitet. Sigurisht, unë doja dhe kisha nevojë për ndihmën e të tjerëve, por çdo gjë fillon me besimin në vetvete. Dhe kjo më çon në pikën # 2:
  2. Rashë në dashuri me veten time. Kjo nuk është egoizem, është diçka që ne të gjithë duhet të jemi krenarë për t’a thënë, sepse duke dashur veten më jep fuqinë për të thënë, “Unë mund t’a bëj këtë.” Plus ne nuk jemi në një pozicion për të dashur dikë tjetër nëse nuk duam veten më parë.
  3. Analizova situatën. Pasioni im ishte një ngutje e brendshme për 18 muaj, e cila më dha kohë për të eksploruar ujërat e medias Amerikane dhe të kuptoja planin tim para se të vendosja t’i kushtoja kohën e plotë.
  4. Ndalova së bëri një pyetje që nuk ka një përgjigje. Ndalova së përpjekuri t’i përgjigjesha pyetjes, “A jam duke bërë lëvizjen e duhur?” – E vetmja mënyrë për t’a gjetur është duke hedhur hapin.

Një sipërmarrës fjalë për fjalë do të thotë “bartës i rrezikut.” Tani jam e gatshme t’a ndërmarrë atë rrezik dhe të krijoj fatin tim. Jam jashtëzakonisht mirënjohëse dhe e ngazëllyer t’a thërras veten time një sipërmarrëse femër e sapo riformuar.

 

/businessmag.al