Kalimi në një Sistem të Ri Pagesash e Ndihmoi këtë Dyqan të Vogël Mobiljesh të Rrisë Shitjet

Mobiljet e jashtme nuk janë të lira, dhe kjo do të thotë se dyqanet e mëdha të mobiljeve kanë përparësi të madhe në krahasim me ato të voglat: Ato janë në gjendje të ofrojnë pagesa me pjesë të cilat janë të ndara në disa mijëra dollarë. Laura dhe John Merlein, bashkë-pronarë të Laura’s Home & Patio, në East Northport, New York, nuk mund t’a përballonin ofrimin e një gjëje të tillë, dhe si rezultat, ata humbisnin konsumatorët të cilët shkonin në dyqanet e mëdha në afërsi, veçanërisht për gjëra të shtrenjta. ‘’ Një numër i konsumatorëve na pyetën se a bënim ndonjë lloj të financimit’’, thotë Laura.

ZGJIDHJA

John vendosi të zgjidhte çështjen e tyre financiare dhe zbuloi Blispay. Kjo u jep mundësi shitësve t’u ofrojnë konsumatorëve financa pa interes në blerjet mbi 199 dollarë, vetëm me kusht që ato të paguhen brenda gjashtë muajve(Pas kësaj, ka 19.99 përqind të normës vjetore.) Dhe Blispay përballon gjithçka: Regjistrimi është falas, dhe ofron shenja të dyqanit dhe parulla online, nuk kërkon tarifë, dhe madje merret edhe me pagesat. Konsumatorët aplikojnë për financim ( në formë të kartës Blispay Visa) përmes një aplikacioni të përshtatshëm për përdoruesit në telefonin e mençur.

REZULTATET

Laura’s Home & Patio filluan të ofronin Blispay Majin e kaluar, dhe rezultatet ishin të menjëhershme. Gjatë sezonës të majës së dyqanit, konsumatorët që përdornin Blispay llogarisnin 13 përqind të shitjeve dhe shpenzonin një mesatare prej 4,517 dollarësh, 92 përqind më shumë se shitja mesatare e mobiljeve. Zingjirë të mëdhenj! Eshte e dobishme sepse procesi i aplikacionit është i shpejtë; miratimi merr rreth pesë minuta. ‘’ Është gjë e mirë që ata nuk kanë pse të largohen nga dyqani’’, thotë Laura. ‘’Sepse nëse dikush duhet të largohet, mund të mos kthehet më’’.

NJË MENDIM I DYTË

Konkurrentët më të mëdhenj të Blispay janë Synchrony, në mënyrë tipike për shitje më të mëdha fizike, dhe Affirm, e cila është për dyqane online por po kalon në dyqane rrugësh. Brendan Miller, një analist i firmës së kërkimeve të tregut Forrester, thotë se të gjithë shitësit mund të përfitojnë nga këto shërbime, dhe jo vetëm ato me gjëra të shtrenjta. ‘’Mund të jetë një dyqan mode i cili shet 200 dollarë, 300 dollarë  fustane’’, thotë ai. Sistemet më të mira të dyqaneve në rrugë dhe atyre online, ofrojnë regjistrim të shpejtë në telefon, dhe kanë rregulla transparente.

/entrepreneur.com.al