A je ti një Lider apo një Tiran?

Të qenurit lider nuk është një cilësi që mund ta kenë të gjithë. Sigurisht që njerëzit lindin me “prirje drejtuese,” por lidershipi është një aftësi shumë e rrallë – dhe për të qenë një lider i suksesshëm ti duhet të përkushtohesh në kohë dhe në praktikë për të frymëzuar dhe udhëzuar të tjerët rreth teje.

Ajo që ne shpesh harrojmë është fakti se lidershipi nuk është një pozicion. Qoftë dhe një pozicion i vogël. Nuk është një simbol, as një kurorë, as një fron në të cilin ti ulesh dhe urdhëron të tjerët.

Është një mundësi. Një shans për ta shëndrruar të gjithën në një diçka më të madhe dhe ndryshe nga çfarë ka qenë më parë.

Është e zakonshme për disa njerëz të cilën arrijnë në një pozicion drejtues të fillojnë të abuzojnë me fuqinë e tyre. Dhe në vend që të jenë lider efektivë, ata kthehen në tiran.

1. Ata nuk dëgjojnë, por duan të dëgjohen

Një shprehje e vjetër thotë, “Pyet 100 vet e bëj siç di vet.”

Njerëzit që veprojnë kështu janë më të prirur për të qenë lider të mëdhenj. Ata e dinë vlerën e mbledhjes

së informacioneve të nevojshme përpara se të arrijnë në një konkluzion, por gjithashtu dhe nevojnë për t’i dhënë mundesinë të tjerëve të dëgjohen.

Ti nuk mund të drejtosh një ekip nëse anëtaret e tij ndihen të nënvlerësuar, të injoruar etj. Dhe shumicën e kohës këto ndjenja negative burojnë nga një gabim i thjeshtë: Askush nuk e merr mundimin t’i dëgjojë ata.

Duhet të tregoheni të kujdesshëm me njerëzit të cilët nuk kanë për qëllim të kuptojnë dhe duan vetëm të dëgjohen. Është një standart i dyfishtë që ushqen antipati në në çdo ambjent pune apo skuadre.

2. Ata fajsojnë në fillim e më pas pendohen

Të gjesh lider të mirë përpara se ata të kuptojnë që e kanë këtë aftësi do të thotë të njohësh artin e dëgjimit.

Nëse ti je pronari i një kompanie dhe ti po kërkon të promovosh personin e rradhës, është thelbësore të mbash sytë hapur për gjërat që njerëzit thonë në dyja rastet; kur janë në stres dhe kur kanë arritur diçka.

Ata të cilët drejtojnë gishtin në vend që të pranojnë përgjegjësitë nuk janë të duhur për këtë punë. Edhe nëse ata e kuptojnë apo jo, ata të japin pamje të mënyrës se si do ti përballonin gjërat nëse do të kishin një rol drejtues.

Në të njëjtën kohë, njerëzit të cilët mbajnë përgjegjësi edhe për gjërat më të vogla, parqesin një tipar të vlefshëm për lidershipin. Ata e kuptojnë vlerën e pjesës që iu takon — dhe kjo është diçka që nuk mësohet lehtë.

3. Ata nuk e praktikojnë atë që predikojnë

Kjo është, pengesa e fundit, cilësia më e keqe e një lideri të dobët.

Nëse dikush udhëhiqet nga shprehja, “Bëj si them unë, mos bëj si bëj unë,” atëherë ti je duke marr këshilla nga personi i gabuar.

Njerëzit nuk e ndjekin një lider për atë që ai predikon. Ata ndjekin liderët që jetojnë dhe frymojnë shembujt të cilët ata mbështesin. Nuk janë fjaltë ato që i ndryshojnë njerëzit dhe sjelljen e tyre por enrgjia që ata përcjellin. Dhe e vetmja mënyrë që energjia e një lideri të ketë impakt te të tjerët është nëse ajo përcillet me një bindje të plotë. Bindja që tregon se këta lider jetojnë sipar asaj që predikojnë.

Ky është lideri i duhur.

Burimi:businessmag.al