Ja cila ështe pyetja që CEO i YouTube bën në intervistat e punës

Nëse doni të punoni për YouTube, është mirë që të keni disa këshilla për përmirësime në produktet e saj të gatshme në mënyrë që të sundoni intervistën tuaj.

Në një bisedë me “New York Times” të martën, CEO i YouTube Susan Wojcicki ndau pyetjen e saj të preferuar në intervistat e punës. Ajo tha se zakonisht pyet në lidhje me një produkt të veçantë që YouTube ka lëshuar, apo një produkt neutral – diçka që e di se ata përdorin – dhe pastaj pyet të intervistuarit, “Si do e përmirësonin atë?”

Në veçanti një menaxher produkti gjithmonë duhet të jetë duke menduar për gjeneratën e ardhshme, tha Wojcicki. Nëse ju nuk mund të mendoni një gjë të vetme për ta bërë një produkt që përdorni më të mirë, atëhere jeni në vështirësi. Dhe ndoshta nuk do iu marrin në punë.

Një pyetje tjetër që Wojcicki ka pyetur në të kaluarën ishte, “Si mund të menaxhoni email-in tuaj?” Ajo tha se kjo i jepte një pasqyrë se sa aftësi organizative kanë njerëzit në mënyrën sesi ata planifikojnë ditën e tyre.

“Kam zbuluar shumë gjëra interesante në mënyrën sesi njerëzit i menaxhojnë email-et e tyre,” tha ajo. Dhe sa për ta ditur, Wojcicki i ka të gjitha e-mail-et saj në një kuti dhe kurrë nuk i fshin ato. Asaj i pëlqen që të mund të gjejë një email që dukush mund t’ia ketë dërguar para tre vjetësh.

Për më shumë mund të shihni videon e mëposhtme.

Burimi:businessmag.al