Idetë që duken të parëndësishme mund të ndryshojnë botën

Ju mund të keni parë mrekullinë inovative “Dreambird 1417” të Virgin Atlantik – një aeroplan me krahë që imitojnë aerodinamikën e një zogu në fluturim, me ambicie për të krijuar një linjë ajrore më të shpejtë, më të pastër dhe më të vetë-qëndrueshme.

Reagimet kanë qenë të ndryshme, shumë njerëz supozuan se kjo ishte një shaka. Të tjerëve iu them se disa nga shpikjet më të mëdha të botës janë besuar se kanë qenë shaka dhe duken si të pamundura.

Bota tundi kokat e tyre gjatë përpjekjeve të hershme të Orville dhe Wilbur Wright për të vënë njerëzit në fluturim. Fred Smith-it iu dha nota 4 për letrën e tij ekonomike në lidhje me një sistem të transportimit  të naftës në paketat e ndjeshme. Ideja e tij redimentare shkoi për t’u bërë FedEx.

Në vitin 1986 dhashë një intervistë për një publikim muzikor me emër dhe pa turpësi u tha se Virgin kishte zhvilluar fshehurazisht një ‘Music Box’. Në të kishim ruajtur çdo pjesë muzikore që na lejohej dhe që na pëlqente, për një tarifë të vogël, ku mund të shkarkohej çdo këngë apo album i dëshiruar.

Doli se shakaja ishte në të vërtetë për mua, për shkak se shumë vite më vonë Steve Jobs shpjegoi se ai kishte marrë shumë nga kjo ide. Ndërsa ne kurrë nuk do ta dimë me siguri, gjithmonë kam menduar me vete nëse kjo shaka shkaktoi lindjen e iTunes dhe iPod – e cila për ironi kontriboi në falimentimin e Virgin Megastore (edhe pse ajo tani ka lulëzuar sërish në Lindjen e Mesme dhe më gjerë) dhe ndryshoi të gjithë industrinë e muzikës.

Anëtarët e ekipit tim shpesh bëhen konfuzë kur u flas për ide, të cilat atyre iu duken të çmendura – dhe shpesh reagojnë duke thënë, ‘ai po tallet apo e ka me të vertetë?’ Në fakt unë njihem për dashurinë time ndaj gjërave pak të çuditshme, megjithatë realiteti është se ne të gjithë duhet të përpiqemi të kalojmë kufizimet e pritshmërive. Të mjaftohesh vetëm duke arritur çfarë është e mundur, është një mënyrë e sigurtë për të ‘vrarë’ kureshtjen dhe për të mos ushqyer botën e ideve revolucionare.

Disa nga ju mund të mbajnë mend idenë tonë të një avioni me dysheme prej xhami. Ne jemi përpjekur të përfshijmë disa gjëra praktike në këtë projekt të ri.

Burimi:www.businessmag.al