Historia frymëzuese e adoleshentit, i cili sot ka kompaninë e tij që vlen miliona dollarë

Një adoleshent mori një ofertë të fuqishme nga investitorët amerikanë për të blerë faqen e internetit, që ai e ka krijuar në shtëpinë e prindërve, por vendosi të refuzojë.

Britaniku Mohammed Ali, 16 vjeç, nisi kompaninë e tij të parë kur ishte 12 vjeç.

16-vjeçari ka fituar më shumë se 40 mijë sterlina me video-lojën dhe aplikacionin që ka krijuar për bursat.

Adoleshentit iu ofruan 5 milionë sterlina për faqen e tij të re nga amerikanët, por ai nuk pranoi.

Ali thotë se do të lançojë një faqe për krahasim çmimesh me partnerin e tij në biznes, 60-vjeçarin Chris Thorpe, duke shtuar se faqja nuk ka rivalë.

Ai thotë se e refuzoi ofertën e amerikanëve në dhjetor, pak përpara Krishtlindjes, pasi është i bindur se faqja e tij vlen më shumë dhe vlera do i rritet akoma.

“Arsyeja kryesore përse e refuzuam ofertën ishte se nëse teknologjia dhe koncepti vlen miliona tani, imagjino sa do vlejë kur njerëzit ta përdorin,” tha ai.

Faqja e tij u vjen në ndihmë të gjithë atyre që duan të mësojnë se si të kursejnë paratë.

Ajo lajmëron blerësit dhe shitësit për produktet e vlefshme, duke nisur që nga pronat e deri tek pajisjet elektronike.

Çmimet përditësohen në mënyrë të vazhdueshme.

Faqja është bërë gati dhe do të lançohet në fund të muajit.

Adoleshenti jeton akoma me familjen e tij dhe thotë se interesi për kompjuterat i ka lindur që kur ishte i vogël.

Burimi:www.businessmag.al