Gra Sipërmarrëse që drejtojnë biznese me zemër

o Burston, themelues dhe CEO i rrjetit të sipërmarrësve Rare Birds, na tregon historinë e dy grave sipërmarrëse të cilat po bëjnë biznes duke punuar me zemër. Termi anglisht që ai përdor është “Smart-hearted business” ndërkohë që në përkthimin tonë kemi përdorur shprehjen “Biznese me zemër”.

Fillimisht, kur krijova Rare Birds…


, rrjetin e sipërmarrjes në Australi, dëshiroja të krijoja një biznes që të influenconte si mendjet ashtu edhe zemrat. Dëshiroja të sillja ndryshim në sistemet sociale si edhe të ndihmoja ndërtimin e bizneseve që do të arrinin sukses komercial në të njëjtën kohë.

Ne e përshkruajmë këtë mënyrë të re të të bërit biznes, e cila ndërthurr sipërmarrjen sociale dhe me përfitime , si një “Sipërmarrje zemre qe jep përfitime”.

Mëposhtë na shfaqen dy sipërmarrje të tilla nga dy gra. Ato janë figura të admirueshme njerëzore dhe modele sipërmarrje në komunitetet ku jetojnë.

Audette Exel, Themeluese e Adara Group

Ka shumë njerëz të cilët në një fazë të karrierës së tyre angazhohen me filantropi, por për Audette Exel, kjo ka qenë zemra e biznesit të saj që nga fillimi. Nëpërmjet modelit inovativ Adara, Audette dëshironte të tregonte se është e mundur të bësh bashkë anën e pasur dhe atë të varfër të botës dhe që suksesi në biznes dhe impakti social nuk ka pse të jenë gjëra diametralisht të kundërta.

Sipas saj, “Nuk mund të bëjmë ndryshimin nëse qëndrojmë secilin në cepin e vet duke i hedhur gurë njëri tjetrit. Duhet ti bashkojmë këto botë së bashku. Unë vendosa të bashkoj dy pjesë të jetës time së bashku në mënyrë që të tjerët përpara meje nuk kishin menduar se mund të bëhej.”

Grupi Adara u krijua në vitin 1998 dhe përbëhet nga Adara Advisors, një koporate finaciare me qëllime biznesi dhe Adara Development, nje organizatë ndërkombëtare që punon për të ulur nivelin e varfërisë në botë.

Adara Advisors fiton para duke ofruar konsulencë për disa nga kompanitë më të mëdha në botë, dhe më pas 100% e fitimeve të saj kanalizohen për të financuar punën e Adara Development. Ndërkohë Adara Development punon krah për krah me gra, fëmijë dhe komunitetet që ndodhen në zona rurale apo më larg për të përmirësuar jetët e tyrë, duke asistuar jetët e më shumë se 100 000 personave që nga momenti i krijimit të saj. Ato ofrojnë 3 tipe ekspertize: Shëndeti matern për foshnjat dhe fëmijët; shpëtimi dhe rehabilitimi për fëmijët e trafikuar; aksesi në shërbim shëndetësor cilësor dhe edukim për komunitetet e largëta.

“Pra këtu ne po flasim për familjen Adara; ajo është një familje e shtrië në gjithe globin. Ka këtë zemër dhe këtë shpirt. Është diçka më e madhe, një motivim më I madh dhe një qëllim jete.”

Female entrepreneurs_Getty_Mar2015

Sasha Titchkosky, Themeluese e Koskela

“Ndiq atë që të thotë zemra. Besoji gjykimit tënd. Bëje për kënaqësi”.

Këto fjalë kaq të thjeshta por edhe po aq të fuqishme në të njëjtën kohë, përbëjne moton e Koskela, kompanisë që formuan Sasha Titchkosky dhe bashkëshorti i saj Russel Koskela.

Si Sasha, ashtu edhe Russel kishin të dy përvoja pune në korporata kur u takuan për herë të parë dhe ndanë së bashku pasionin për Dizajn të ambjenteve të brendshme (Interior Design) dhe prodhimin e produkteve lokalisht. Ky pasion i frymëzoi ato të fillonin një biznes të tyrin, financuar nga ata dhe të ngritur mbi vlerat në të cilat besonin bashkërisht.

Njihej fakti se shumë pak mobilje prodhoheshin ne Australi dhe ekzistonte po ashtu mungesa e profesionistëve apo mjeshtrave në këtë fushë. Por rëndësia që ata i jepnin prodhimit local bëri që të tejkaloheshin këto vështirësi.

“Ne besonim se ishte e rëndësishme që konsumatori final të ndihej konfident me një nga produktet tona duke ditur se ato ishin bërë nga njerëz të cilët trajtoheshin në mënyrën e duhur, të cilët paguheshin në mënyrë korrekte dhe nuk prodhoheshin jashtë vendit për shkak të niveleve më të ulëta të pagës. “

Kjo përqasje etike e ka karakterizuar biznesin e tyre, si nga pikëpamja komerciale ashtu edhe si një shprehje e vlerave kulturore. Ndërkohë që shumë konkurrentë të tyre në treg po ri-shesin një markë importi, Sasha përforcoi imashin e Koskela si një kompani që ofron pajisje shtëpiake dhe mobilje të dizenjuara në Australi me çmim mesatar e cila mbështet me krenari prodhuesit lokale.

“Për mua, roli ynë kryesor është të jemi mbrojtësit e kulturës dhe vlerave. Të frymëzojmë njerëzit rejt objektivave afatgjatë.”

– Jo Burston është themelues dhe CEO i Rare Birds.

 

Rreth autorit

Kolegji Universum

Shënoni komentin tuaj