Gjëja e parë që duhet të bëni kur shkoni në një intevistë pune

Urime për intervistën e re! I hedhim një sy gjërave që tashmë të duhen për intevistën.

• A ke bërë kërkime për intevistuesin tënd?

• A ke printuar kopje të rezymes tënde?

• A ke bërë prova për përgjigjen e “më fol pak për veten”?

• A ke përgatitur pyetjet e tua për intervistuesin?

• A ke zgjedhur disa mënyra për t’u mbajtur mend?

Nëse je përgjigjur me Po të gjitha pyetjeve të mësipërme atëherë ti je në një formë të mirë.

Po ka dhe një detaj tepër të rëndësishëm që duhet të kontrollosh përpara se të fillosh intervistën: Si ke menduar t’a prezantosh veten? Ky është një përbërës edhe pse i vogël tepër i rëndësishëm, prandaj duhet të praktikoheni që të bëni një prezantim me vetbesim.

Kur sapo ke hyrë në zyrë…

1. Mos mendo se çdo person që me të cilin do të përballesh e di arsyen pse ndodhesh aty.

Është detyra jote të sqarosh se ti je aty për një intervistë pune. Ju mund të thoni diçka të tillë si:

“Mirmëngjes, emri im është …. dhe kam një intervistë me “Dave Smith” në orën 2:00.”

2. Kontakti me sy është shumë i rëndësishëm. Është mënyra më e shpejtë dhe më efektive të krijoni një ndjenjë besimi dhe komforti. Gjithashtu, kontakti sy më sy tregon se ju jeni të angazhuar dhe shumë të interesuar.

3. Një shtrëngim dore i fortë është si një CV e mbushur plotë me eksperienca të vlefshme. Ky veprim nuk do mbetet pa u vënë re.

4. Prezantohuni me të gjithë personat që ndodhen në dhomë, nëse janë disa njerëz që po iu intervestojnë në të njëjtën kohë. Shikojini ata të gjithë me vëmendje dhe jepuni një shtrëngim duarsh kur t’i takoni.

5. Thuaj po nëse dikush të ofron një gotë me ujë. Ky është një gjest i vogël për të treguar se ju jeni një lojëtar i barabartë në këtë lojë.

Ti je pjesë e kësaj interviste sepse jo vetëm që interesohesh për atë që ti mund të bësh në këtë kompani por gjithashtu edhe për atë që kompania mund të bëj për ty. Të pranosh një ofertë të vogël, qoftë kjo dhe një gotë me ujë është një feedback pozitiv.

Sigurohuni të shmangni…

Mos përmendni se sa e bukur është zyra e tyre, veshja e tyre, apo sa të lezetshëm janë lapsat mbi tavolinë. Mos i lejoni këto detaje të parëndësishme të marrin kohën e një prezantimi të fuqishëm.

Burimi:businessmag.al