Femrat apo meshkujt…cilët janë CEO më të mirë?

Kohët e fundit hasa në rastin e një fondi investimesh që drejtohej nga femra. Menjëherë më erdhën në mendje fonde të tjera që drejtohen po nga femrat. Është ky një marifet për t’i bërë publicitet kompanisë apo mund të shpjegohet në mënyrë shkencore?

Femrat dhe Meshkujt janë të ndryshëm. Këtë e dimë të gjithë. Por a munden femrat të jenë aq ndryshe sa të jenë CEO më të mira së meshkujt?
Besojeni ose jo, përgjigjia është PO! Jo…nuk po përpiqem të jem politikisht i drejtë.

Siç mund ta merrni me mend, kërkuesit në fushën e psikologjisë kanë studiuar diferencat midis meshkujve dhe femrave që nga fillimet e shkencës së psikologjisë, besoj. Një nga gjetjet e tyre kryesore është se meshkujt përpiqen ta ekzagjerojnë me besimin që kanë te vetja. Kjo gjetje është vërtetuar se qëndron, saqë midis nesh ekonomistësh e marrim për të mirëqenë.

Për shembull , një kërkim i famshëm shkencor i publikuar në revistën prestigjioze akademike American Economic Review, studioi në mënyrë empirike investitorët shumë konfidentë për të analizuar sjelljet e tyre. Si arritën autorët e studimit të identifikonin se cilët ishin investitorët shumë konfidentë? Ata thjesht i identifikuan ata si meshkujt. Studiuesit zbuluan se femrat ishin investitore më të mira se meshkujt. Meshkujt bënin shumë tregti dhe si rezultat femrat investitore ia kaluan meshkujve investitorë.

Të mos ngatërrojmë besimin te vetja me teprimin e besimit te vetja. Të besosh te vetja mund të jetë gjë e mirë, por besimi i tepruar te vetja është përfundimisht një gjë jo e mirë. Njerëzit superkonfidentë mendojnë se janë më të mirë se ajo që janë në të vërtetë. Dhe duke qënë se femrat vuajnë më pak nga sindroma e dozave të larta të vetëbesimit, ato mund të jenë më të mira në manaxhimin e kompanive se sa meshkujt vetë.

DILMA

Nëse do t’ju thoja se kam dy portofole investimesh për të shitur, një portofol kompanish të udhëhequr nga CEO shumë konfidentë dhe një tjetër portofol me kompani të udhëhequr nga CEO që nuk “vuajnë” prej dozave të larta të konfidencës, atëherë cilin portofol do të preferonit ju të blinit? Sigurisht të dytin. Ja pse bën sens që të investosh në kompani që drejtohen nga një femër CEO. Kërkimet akademike e mbështesin këtë pikëpamje.

Cilat janë dy llojet kryesorë të vendimeve që duhet të bëjnë firmat? Janë vendimet financiare dhe vendimet investuese. Sipas kërkimit, rezulton se CEO-t femra marrin vendime financiare dhe investuese më të goditura se ato që marrin CEO-t meshkuj. Mbase kjo është arsyeja pse firma si GM, Xerox, Campble Soup, General Dynamics, IBM, Yahoo, Oracle, Lockheed Martin, PepsiCo, etj, janë ose të paktën kohët e fundit udhëhiqen nga CEO femra.

YANET

Sigurisht kjo nuk do të thotë që domosdoshmërisht çdo CEO femër do të jetë shumë e mirë. Ky do të iste një pretendim qesharak. Disa prej tyre mund të mos jenë të mira. Unë thjesht po sugjeroj se, mesatarisht femrat mund të jenë CEO më të mira se meshkujt. Nëse do të besojmë edhe studimin shkencor, unë e besoj vërtet se femrat janë më të mira.

Përveç të qënit investitore të mira, studimet tregojnë se femrat janë shumë më etike se meshkujt. Çfarë implikimi ka kjo për botën e biznesit? Femrat CEO janë më konservatore me raportimet financiare. Dhe ju e dini, firmat që kanë etikë vjanë më pak të kërcënuara nga gjobat dhe çështjet gjyqësore. Një arsye shtesë pse të investoni në firma që udhëhiqen nga CEO femra.

/businessmag.al