Fëmijët, të cilët bëjnë punë shtëpie rriten më të suksesshëm

Dëshironi që fëmijët tuaj të bëhen të suksesshëm? Thojuni atyre të bëjnë punë shtëpie. Kur ata ndalojnë, mund t’iu tregoni atyre se kërkimi shkencor ju mbështet.

Në studimin e “Harvard Grant“, studimi më i gjatë në histori, (që përfshin 75 vjet dhe po vazhdon – nga 1938 deri më sot), hulumtuesit identifikuan dy gjëra për të cilat njerëzit kanë nevojë në mënyrë që të jenë të lumtur dhe të suksesshëm:

E para? Dashuria.

E dyta? Etika e punës.

Dhe cila është mënyra më e mirë për të zhvilluar etikën e punës tek të rinjtë? Bazuar në përvojat e 724 personave që ishin pjesë e studimit (duke përfshirë edhe njerëzi si ish presidenti Kennedy dhe Ben Bradlee, redaktori i epokës së Watergate në Washington Post) ekziston një konsensus.

Një mentalitet pitch-i

“Studimi zbuloi se suksesi profesional në jetë, e cila është ajo që ne duam për fëmijët tanë … vjen nga  bërja e punëve që fëmijë”, thotë Julie Lythcott-Haims, në fjalimin e saj në “20XX TED talk”.

(Lythcott-Haims është autore e “Si të rritësh një të rritur” dhe ish dekane në Universitetin e Standfordit. Ju mund të lexoni më shumë në lidhje me këshillat e saj KËTU falas.)

“Sa më herët të filloni, aq më mirë,” vazhdoi Lythcott-Haims.

“Ka disa punë të pakëndshme, por dikush duhet t’i bëjë ato, ai dikush mund të jeni edhe ju, pasi kjo është ajo që ju çon përpara në vendin e punës.”

Tërheqja

Mirë, këtu është pengesa. Fakti që fëmijët tuaj duhet të bëjnë punë nuk do të thotë domosdoshmërisht që të ketë më pak punë për ju si prind. Kolegia ime Valerie Williams në “Scary Mommy” kohët e fundit ka thënë shkurtimisht:

“Kjo duket fantastike, zonjusha hulumtuese. Ka me te vërtetë kuptim. Por a e keni idenë se për sa gjëra iu lutemi fëmijëve tanë të bëjnë çdo ditë?

E quaj të sotmen një fitore, sepse të dy fëmijët e mi lanë dhëmbët e tyre për të parën herë që ua kërkova dhe nuk e kanë “vrarë” njëri tjetrin edhe pse sot është dita e pestë e tyre e javës jashtë shkollës. Nëse unë u kërkoj atyre të bëjnë punët, ata do të më dëgjojnë, por do të ankohen. Dhe ata do të bëjnë një punë artificiale. Asnjë mama nuk ka kohë për këtë zhurmë. A i keni parë rezultatet kur një fëmijë shtrihet në dysheme?”

Po, kjo është më e vështirë se sa duket në pamje të parë. Por, është një analogji që ndoshta kurrë nuk do ta them atë përsëri, kjo më kujton ditët e mia kur shkruaja në lidhje me kryengritjen ushtarake dhe pushtimin e Irakut nga Amerika.

Ndonjëherë, edhe në qoftë se mund të bëni një punë në mënyrë të përkryer, ju duhet të lini dikë tjetër që ta bëjë atë edhe pse mjaftueshëm, në qoftë se doni që personi tjetër të mësojë nga eksperienca. Është i njëjti parim nëse ne flasim për ushtarët e SHBA, të cilët trajnojnë ushtrinë e Irakut, ose prindërit që lejojnë fëmijët e tyre të boshojnë pjatalarësen.

Sepse, siç tha Lythcott-Haims për Tech Insider: “Duke i lënë ata të bëjnë punë – të derdhin plehërat, të venë rrobat e tyre për t’u larë – ata e kuptojnë që duhet të bëjnë punë në jetë në mënyrë që të jenë pjesë e jetës. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me mua dhe atë për të cilën unë kam nevojë në këtë moment. ”

 

burimi: www.businessmag.al