A është kjo puna e duhur për ty?

Ne kalojmë shumë kohë në punë.

Sipas CNN, një sondazh nga Gallup thotë se të rriturit amerikanë që punojnë me kohë të plotë shpenzojnë mesatarisht 47 orë në javë duke punuar.

Duke qenë se pjesën më të madhe të kohës e kalojmë në zyrë, të paktën duhet të sigurohemi që kjo është puna e duhur për ne, apo jo?

Të ngecësh në vendin e gabuar nuk është një gjë e mirë për ty.

Ja disa shenja që tregojnë se ti je në punën e duhur:

1. Koha fluturon pa e kuptuar

Ti habitesh gjithmonë sa herë që shikon orën në punë. Duket sikur minutat rendin me vrap pas njëri tjetrit. Kjo nuk do të thotë se ty pot ë mbaron koha – por ti kë kryer shumë detyra. Dita kalon shumë shpejt për ty.

Kjo është një shenjë që tregon se je në vendin e duhur, sepse siç e dimë koha kalon shpejt kur je duke u argëtuar.

2. Ti e sfidon veten dhe ndërmerr rreziqe

Ti je i gatshëm ta ndryshosh “monotoninë” e ditëve të zakonshme. Ti je pjesë e një kompanie që nuk I ndëshkon të gjitha gabimet e vogla dhe kjo gjë i shtyn punonjësit të ekserimentojnë dhe të testojnë limitet e tyre. Sigurisht që kjo është pak e frikshme si ide, por gjithashtu është një shenjë që ti je në ambjentin e punës së duhur.

3. Ty nuk të nevojitet kafe çdo mëngjes

Ndoshta ti merr një kafe rrugës për në punë, por nuk është se të duhet patjetër për të qënë zgjuar. Energjia jote buron nga dëshira për të punuar duke qënë se detyrat që ke janë çdo ditë interesante.

4. Ti ke një shef që gjithmonë të nxit për më shumë

Ti ndoshta mendon se të kesh një shef “të butë” është një shenjë që tregon se ti ke nëjpunë të shkëlqyer. Por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. “Shefat e butë” shmangin konfliktet e ndryshme që mund të dëmtojnë ekipin e tyre.

Shefat e mirë e dinë se kur duhet t’i përkrahin dhe kur duhet t’i nxisin punonjësit e tyre të përpiqen më shumë. Ti je në punën e duhur nëse drejtuesi jot është në gjendje të balancojë dhe të sfidojë limitet e tua për të bërë më të mirën e mundshme.

5. Kolegët janë më shumë miq për ty

Ti je shumë i lidhur me njerëzit me të cilët punon. Sigurisht që ju jeni kërkues dhe e nxisni njëri tjetrin porn ë fund të ditës ju jeni përsëri një skuadër. Nëse I konsideron kolëgët e tu si shok kjo është një gjë shumë pozitive dhe e nevojshme për mbarëvajtjen e punës.

6. Ti ke kohë mjaftueshëm për njerëzit e tu të dashur – dhe për veten

Një punë e çfarëdoshme që shkatërron shëndetin tënd, marrdhëniet personale apo balancën punë-jetë nuk ja vlen as t’i përmendet emri.

Ti e di që kjo është puna e duhur kur ajo të lejon të jesh i suksesshëm ndërkohë që të ofron kohë mjaftueshëm për familjen, miqtë dhe hobit e tua.

7. Ti je i qetë të dielave

Disa njerëz e urrejnë të dielën sepse ajo shënon mbarimin e fundjavës. Për ty fundjava është e çmuar. Ti shijon ditën tënde të pushimit.

Ti nuk duhet të ndihesh i lodhur apo i mërzitur mbrëmjen e së djelës. Në fakt ti duhet të ndihesh mirë që e ke mbyllur dhe një javë pune.

8. Ty nuk të mbyllet goja kur flet për punën

Ky është një zakon i bezdisshëm (sidomos nëse nuk di t’i tregosh historitë shkurt apo nëse mburresh), por gjithashtu është një shenjë e mirë kur ke diçka pozitive apo argëtuese për të treguar rreth punës tënde – nëse tregohesh I sinqertë sigurisht. Kjo tregon që ti je shumë i lidhur me punën tënde dhe ke dëshirë të ndash me të tjerët çdo gjë rreth saj.

Por sigurohu që mos t’i lodhesh miqtë dhe familjen vetëm me muhabete pune.

9. Paratë nuk janë problem për ty

Edhe puna e ëndrrave mund të shëndrrohet në një mankth nëse nuk paguhesh mirë.

Njerëzit që janë në punën e duhur nuk e kanë këtë problem. Harroje “rrogën e duhur” – rroga jote është e shkëlqyer. Ti ndihesh sikur paga jote është reflektim i duhur i vlerës që ti sjell në organizatë.

10. Ti do vendin e shefit

Nëse të pëlqen puna që bën por arritjet e shefit të krijojnë një zili profesionale, kjo nuk është një shenjë e keqe. Kjo do të thotë se ndoshta ti ndihesh i përshtatshëm për një pozicion të ri, për të ngjitur një trajektore rritëse në kompani.

 

Rreth autorit

Kolegji Universum

Shënoni komentin tuaj