Djali 17-vjecar me $72milion pasuri nga tregtia e aksioneve

Nuk i ka mbushur ende 18 vjet, por vleresohet se permes tregut te aksioneve me te cilin merret qe nga mosha nentevjeçare, ka fituar me shume se 72 milione dollare. Adoleshenti, Mohammed Islam, qe jeton New York, pushimet  ne shkolle i kalon duke bere tregti me nafte e ar. Ndersa, kur nuk eshte ne shkolle, i dergon miqte ne vende  luksoze.
Se sa vlen saktesisht nuk tregon, por flet per shifra teteshifrore. Tregon se ka blere BMW te shtrenjte, por se nuk ka leje shoferi; se ka marre me qira nje apartament ne Manhattan, porse prinderit (emigrante nga Azia), nuk e lene te largohet nga shtepia familjare ne Queens.

Menyren e jetes se tij luksoze ai e levdon edhe ne rrjetet sociale. P.sh. publikon video nga pikniket, duke luajtur poker apo duke vallezuar me shume vajza.

Parate e fituara i mendon edhe per prinderit, te cilet deshiron t’i ndihmoje ne te ardhmen.

“Çka e leviz boten? Paraja. Nese paraja nuk rrjedh, kompanite nuk punojne, nuk ka asnje risi, asnje prodhim, asnje investim, nuk ka rritje, nuk ka pune”, thote 17-vjeçari ne profilin e tij ne Instagram. “Me shume para, me pak probleme” .

Ndonese ka fituar shume, ai nuk planifikon te ndalet, por ta shtoje pasurine.

/bussinesmag.al

Rreth autorit

Kolegji Universum

Shënoni komentin tuaj