Dëshironi të jeni një udhëheqës i mirë? Bëni vetëm këtë gjë

Udhëheqësit e mëdhenj e dinë sekretin për të motivuar, frymëzuar dhe udhëhequr punonjësit e tyre. Dhe më poshtë është mënyra sesi e bëjnë ata këtë.

Publiku ishte i sjellshëm, por definitivisht nuk ishte i mahnitur. Unë u përpoqa t’i angazhoj ata. OK, të jem i sinqertë, kisha shume emocione në skenë.

Ndoshta nga fakti që secili prej 100 njerëzve të pranishëm ishte një CEO, një ekzekutiv, ose pronari një biznesi të mesëm ose të madh – që do të thotë se ata ishin mësuar më shumë që t’i dëgjonin sesa të dëgjonin.

Kështu që unë ndryshova mënyrën e trajtimit. I pyeta: “Mund të më thoni në një fjali, cili është çelësi për të udhëhequr njerëzit?”

E dija që askush nuk do të përgjigjej. Ky ishte çelësi. Ata do të ulen dhe do të ngulin sytë poshtë dhe pastaj unë do të ofroj një përgjigje nxitëse më qëllim për të ngrohur bisedën.

Kështu që pasi bëra pyetjen ndalova për të lexuar fytyrat e personave që ishin në sallë. Disa njerëz shikonin poshtë. Disa shikonin larg. Siç e prisja, askush nuk do të përgjigjej. Sa u bëra gati të flisja, një zë theu heshtjen.

“Unë mendoj se e di përgjigjen,” tha një njeri i ulur në qoshe disi me ngurrim.

Disa persona u kthyen nga ai.

Ai u përgjigj: “Askujt nuk i intereson se sa ti di, derisa ata kuptojnë se sa shumë kujdeseni për ta.”

“A mund ta përsërsini?” I thashë.

Shumë nga salla u kthyen duke e parë. “Ne mendojmë se i kemi të gjitha përgjigjet dhe ndoshta i kemi, por kjo nuk ka rëndësi. Askujt nuk i intereson se sa ju dini derisa ata kuptojnë se sa ju kujdeseni për ta”, përsëriti ai.

Ja ngula sytë. Më shumë koka u kthyen në drejtim të tij.

Një heshtje ra në auditor si mosmarrëveshje.

Jo, me të vërtetë,” tha ai, duke filluar të tingëllojë më i sigurt. “Po, ne jemi në krye dhe ne flasim rreth synimeve, qëllimeve dhe vizioneve, por punonjësve tanë nuk iu interesojnë këto gjëra për shumë kohë. Ne mund të komunikojnë dhe të angazhohemi dhe të lidhim çdo gjë që duam, por askush nuk do na dëgjojë me të vërtetë. Ata vetëm buzëqeshin dhe dremisin dhe do të kthehen për të bërë punën e tyre në mënyrën që e bëjnë gjithmonë.”

“Punonjësve tanë në të vërtetë nuk iu intereson se çfarë ne duam që ata të bëjnë derisa ata e kuptojnë se sa ne kujdesemi për ta. Kur një punonjës e kupton se ju kujdeseni për ta, atëherë edhe ata do të kujdesen për ju. Dhe kur ata e dinë që ju kujdeseni për ta ata do iu dëgjojnë dhe do të bëjnë çdo gjë për ju. “

Kjo ishte përgjigja më e mirë e dhënë ndonjëherë.

burimi: businessmag.al

Rreth autorit

Kolegji Universum

Shënoni komentin tuaj