Çka duhet të kemi parasysh kur shkruajme CV-ne?

Shumë njerëz heqin dorë nga aplikimi ndoshta edhe në punën e ëndrrave të tyre vetëm e vetëm pse hezitojnë ta shkruajnë CV-në sepse kjo i’u duket punë e vështirë. Shkrimi i CV-së nuk është shumë i vështirë siç perceptohet nga një përqindje e njerëzve, mirëpo gjatë shkrimit të saj duhet t’i kemi disa gjëra parasysh.

CV-ja është fotografia juaj personale nga e cila varet drejtpërdrejtë thirrja juaj në intervistë, andaj jepni më të mirën gjatë shkrimit të saj. Ja disa këshilla!

Bëj një listë të arritjeve tua

Është mirë që para se të fillosh ta shkruash CV-në të bësh një listë të arritjeve tua. Në këtë mënyrë ti do ta kesh më të lehtë t’i klasifikosh gjërat dhe t’i fusësh në përmbajtje vetëm ato që mendon se janë të nevojshme për t’i ditur punëdhënësi yt.

Hulumto rreth pozitës për të cilën aplikon

Është shumë e arsyeshme të hulumtosh rreth pozitës për të cilën aplikon. Në këtë mënyrë ju do të njoftoheni rreth shkathtësive që nevojiten për ta fituar atë pozitë. Nga lista që e bëtë në fillim ju do t’i zgjidhni vetëm ato shkathtësi që nevojiten për pozitën që aplikoni.

Kushtoi vëmendje të veçantë hyrjes

Fillimi i CV-së është shumë i rëndësishëm. Shkruaje në atë mënyrë që ta fitosh vëmendjen e punëdhënësit që në sekondat e parë kur fillon ta lexoj.

Shkruaj qartë dhe pa gabime gramatikore

Mundohu ta shkruash CV-në në mënyrë sa më të qartë duke i’u ikur gabimeve gramatikore. Bërja e gabimeve gramatikore lë përshtypje tek punëdhënësi se ju nuk jeni person i kujdesshëm dhe i përgjegjshëm, gjithashtu mos bërja e gabimeve gramatikore rrit në 26% mundësinë për intervistë.

Mos shkruaj gjëra të panevojshme

Duhet ta keni parasysh se CV nuk duhet të jetë shumë e gjatë. Ju keni një hapësirë prej 1-2 faqe , andaj mos e qo dëm duke shkruar gjëra që nuk krijojnë përshtypje tek punëdhënësi.

Kujdesu edhe për detajet

Kujdesi madje edhe ndaj detajeve më të vogla lë përshtypje tek punëdhënësi se ju jeni person shumë i kujdesshëm, andaj kujdesu edhe për gjërat më të thjeshta, për të cilat ndoshta mendon se nuk qojnë peshë.

Mundohu të shfaqësh anën tënde kreative

Sipas disa studimeve, ajo që më së shumti i bën të rëndësishëm punonjësit para punëdhënësit të tyre është kreativiteti i tyre. Jetojmë në një shekull ku kreativiteti është duke u çmuar shumë, andaj gjatë shkrimit të CV-së shfaq anën tënde kreative sepse kjo rritë shanset për të qenë i ftuar ne intervistë.

Mos shkruaj gjëra të pavërteta rreth vetës tënde

Disa njerëz shkruajnë gjëra jo të vërteta në CV-të e tyre. Mos bëj një gabim të tillë. Shkruajë atë që je, jo atë që dëshiron të jesh.

Dërgo CV-në në adresë të saktë

Ka raste kur aplikuesi dërgon CV-në e tij në adresë të pasaktë, madje ka raste kur i’a dërgojnë edhe drejtorit të kompanisë. Mos bëj një gabim të tillë sepse dërgimi i CV-së në adresë të saktë rrit mundësinë prej 15 % për t’u ftuar në intervistë.

Këto ishin disa gjëra që duhet t’i kemi parasysh para dhe gjatë shkrimit të CV-së.
Nëse edhe pas zbatimit të këtyre këshillave nuk jeni ftuar në intervistë, mos fajësoni punëdhënësin. Diçka keni harruar!

Valdete Tahiri
Studente e vitit te dyte, Kolegji Universum