Cilat jane tre prioritetet qe ndajne miliarderet ne jete?

Cfare duan njerezit qe duken se i kane te gjitha? US Trust beri nje sondazh me pjesemarrjen e 640 individeve me te ardhura neto qe shkonin tek te pakten 3 milion dollare ne asete te investueshme per te zbuluar pergjigjjen e kesaj pyetjeje.

Sondazhi nxorri se milioneret listojne sipas kesaj radhe shendetin, familjen dhe sigurine financiare si prioritetet e tyre me te medha. 98 perqind nga pjesemarresit thane se shendeti ishte aseti me i cmuar (shume prej te anketuarve besojne fort se shendeti i mire eshte kyc per nje jete te mire) dhe 99 perqind thane se te investosh per shendetin eshte si te investosh per ngritjen e pasurise.

Gjithashtu, te anketuarit e percaktuan familjen si esenciale. Megjithate shume  ishin te pasigurte per ate qe po linin per brezin e ardshem. 3 nga 4 prinderit e anketuar thane  se ata duan te lene nje trashegimi femijeve te tyre por vetem nje ne 5 e ndjenin se femijet e tyre do te ishin te pergatitur per te qene te afte te merreshin me kete pasuri.
Meqenese pjesa me e madhe e te anketuarve kishin asete qe varionin midis $3 and $5 milion, nuk eshte cudi qe 93 perqind e te anketuarve thane se ato e konsiderojne veten te sigurte financiarisht. Me qellim qendrimin ne kete menyre, shume prej tyre tentojne te jene konservative. Rreth 64 perqind kane zgjedhur te bejne investime jo te rrezikshme te cilat gjenerojne te ardhura dhe qe kane potencial per zhvillim.