Çfarë të Bëni kur Të Kuptoni se Ndërmarrësia Nuk Është Puna Juaj e Ëndërrave

Ndodh më shpesh se sa që ne e kuptojmë: Një profesionist i ri ëndërron për të drejtuar biznesin e tij, pastaj i hyn këtij roli me energji dhe entuziazëm. Ky person pastaj kalon disa muaj, ose disa vite duke ndjekur këto ëndrra, por pastaj, pa marrë parasysh se a vjen suksesi apo jo, kupton një gjë të vështirë: Ndërmarrësia nuk është puna e tyre e ëndrrave që ata e kanë pritur.

Nëse ky jeni ju, çfarë të bëni pastaj?

Hapi 1. Analizoni.

Së pari, analizoni situatën. Ndërmarrësit kanë tendenca të mendojnë dhe të lëvizin shpejt, pra ka gjasa që ju ndoshta e keni menduar këtë. A jeni me të vërtetë të pakënaqur me ndërmarrësinë në përgjithësi, apo po përjetoni një periudhë të përkohshme stresi? A është ky rezultat i ndonjë përvoje, ose keni pasur pritje më të mëdha para se të filloni?

Më e rëndësishmja, provoni të analizoni rrënjën e shkaqeve të këtyre ndjenjave. Ndërmarrësia përfshin shumë përgjegjësi  dhe pjesë lëvizëse, kështu që është e vështirë të merreni me të në tërësi. A ka ndonjë përgjegjësi, apo ndonjë veçori të ndërmarrësisë e cila po ju mërzit? A mund t’a imagjinoni veten të lumtur si ndërmarrës me një kompani tjetër? Po sikur një punonjës në një kompani tjetër?

Sapo të keni përgjigjet, ose të paktën një drejtim, mund të filloni të merrni në konsideratë mundësitë tuaja.

Hapi 2. Transformoni

Ju jeni në krye këtu. Ju keni fuqinë të transformoni këtë kompani dhe pozitën tuaj sido që të dëshironi. Dhe, përderisa ideja e një ndryshimi të madh mund të jetë e pa rehatshme për ju dhe stafin tuaj, i’a vlen të ndërmerrni këtë rrezik nëse ai ndryshim krijon ambient më të mirë për ju ( aq gjatë sa funksioni dhe përfitueshmëria e kompanisë tuaj qëndrojnë mirë).

Për shembull, ju mund të ndryshoni kulturën e kompanisë për të krijuar një vend të punës i cili ju  bën të ndiheni më rehat, ndoshta një ambient më të qetë, ose më të ngurtë. Nëse ka përgjegjësi specifike të cilat ju urreni, si p.sh. thirrjet e shitjeve ose menaxhimin e burimeve njerëzore, mund të punësoni dikë për të kryer këto punë.

Hapi 3. Bëni ballë.

Pasi keni transformuar aq shumë sa keni mundur, ju ende mund të ndiheni të pakënaqur me pozitën tuaj si ndërmarrës. Nëse ky është rasti, ju mund të eksperimentoni me strategji të reja për t’u bërë ballë streseve dhe pakënaqësive që po ndieni. Ësshtë e rëndësishme të kujdeseni për veten tuaj, fizikisht dhe mendërisht, derisa jeni në këtë pozitë.

Filloni duke shkuar në pushime, sa më shpejt që të jetë e mundur. Largohuni nga zyra për një javë, dhe mos kontrolloni emailet tuaja përderisa jeni atje. Bëni më shumë pushime të rregullta, dhe kaloni më shumë kohë me familjen dhe shokët. Hani shëndetshëm, bëni ushtrime madje edhe provoni seanca të terapive të rregullta nëse me të vërtetë po keni probleme.

Mund t’a zbuloni, veçanërisht pas disa javësh të kujdesit ndaj vetes, se ndjenjat tuaja ishin simptoma të ekuilibrit të pa shëndetshëm të jetës dhe punës, në vend të pakënaqësisë ndaj ndërmarrësisë në përgjithësi.

Hapi 4. Përshtatuni me një rol të ri.

Nëse ende pozita e juaj si kryeshef ekzekutiv ose udhëheqës i ekipit ju duket e padëshiruar, por dëshironi të mbani pronësinë dhe përshirjen në kompaninë tuaj, merrni në konsideratë marrjen e një roli të ri, si:

  • Mund të sillni dikë tjetër për të ju ndihmuar në menaxhimin e përgjegjësive që keni për momentin. Ju me shumë gjasa do të duhet të ndani pronësinë e kompanisë tuaj në këtë pikë, por mund të jetë e vlefshme nëse keni nevojë edhe për dikë tjetër.
  • Këshillues. Ju gjithashtu mund të shërbeni edhe si këshillues, duke shkruajtur për blogun e kompanisë dhe duke ofruar këshilla ndaj atij të cilit ju zëvendëson, por nga një distancë dhe një orar të cilin e preferoni.
  • Punonjës. Nëse ka ndonjë zonë në të cilën preferoni të punoni, si p.sh. programim ose marketing, merrni në konsideratë që të bëheni punonjës brenda kompanisë tuaj. Ju ende do të gëzoni respekt të madh, por me më pak presion dhe më pak përgjegjësi.

 

Hapi 5. Filloni sërish.

Nëse asnjëra nga ato nuk kanë sukses, merrni në konsideratë nëse ndërmarrësia do të kishte sukses për ju në një zbatim tjetër. Ndërmarrësit serikë kanë tëndenca të jenë më të suksesshëm, por kjo nuk do të thotë se ju do të jeni më të lumtur. Pasi të mësoni nga gabimet që dërguan në pakënaqësi në kompaninë tuaj të parë, mund të jeni të gatshëm për të krijuar një pozitë të re për veten, ose të zgjedhni një industri tjetër të cilën e pëlqeni më shumë.

Nëse ndërmarrësia me të vërtetë nuk është për ju…

Nëse ndërmarrësia nuk është e duhura për ju, gjëja e vetme që duhet bërë është të gjeni një rrugë tjetër karriere. Kjo mund të duket frikësuese në fillim, por ka mundësi të shumta duke ju pritur. Mund të ktheheni në shkollë, të gjeni një këshilltar ose të ktheheni në një fushë të vjetër e cila ju është dukur e përmbushur në të kaluarën.

Lajmet e mira janë se, përvoja juaj si ndërmarrës do të ju ndihmojë, pa marrë parasysh se çfarë do të bëni. Do të jeni më të vendosur, me besim në vete, dhe do të keni më shumë pikëpamje për të sjellur.

Jayson DeMers

Jayson DeMers është themelues dhe kryeshef ekzekutiv i AudienceBloom, një agjensi me bazë në Seattle. Ai është autori i librit, ‘’The Definitive Guide to Marketing Yor Business Online’’.

//entrepreneur.com.al/