Çfarë po të pengon të jesh i suksesshëm?

Gjithmonë e kam pyetur veten si do të ishte bota nëse ne nuk do të fokusoheshim te jetët e të tjerëve por te qëllimet tona.

Jeta ndryshon kur ti fokusohesh më shumë te vetja. Ndryshon për mirë.

Pjesa më e bukur është ajo ku ti zbulon gjërat që ke pasion. Një kombinim i pasionit, kontrollit dhe fokusimit është ajo që e çon çdo përpjekje drejt suksesit. Por ti vazhdimisht duhet ti’i përkushtohesh punës. Puna e vazhdueshme do të të ndryshojë ty si njeri.

Dhe kur kjo të ndodhë, ti nuk do të jesh më i njëjti. Ti madje nuk do të kesh më interes për gjërat që të tjerët thonë apo bëjnë. Ty nuk do të të interesojnë më opinionet e njerëzve të tjerë dhe ti do të njihesh me nevojat e tua për të qenë i lumtur dhe i përmbushur dhe kjo përmes punës tënde.

Puna është rrota që iu vë në lëvizje. Të gjithë jemi të pajisur për ta jetuar jetën sipas mënyrës tonë, të bëjmë zgjedhje që na fuqizojnë dhe për të punuar çdo ditë drejt realizimit të ëndrrave tona.

Fatkeqësisht shumë njerëz nuk e bëjnë këtë. Disa kanë frikë nga dështimi, kaq shumë sa që ata asnjëherë nuk do të marrin as iniciativën. Këta janë pikërisht ata njerëz që dorëhiqen të parët kur gjërat bëhen sfiduese.

Ka shumë mundësi, që ti të mos jesh i lumtur me një pjesë të caktuar të jetës tënde. A e ke menduar ndonjëherë si do të ishin gjërat nëse ti do të përpiqeshe ta përmirësoje këtë pjesë?

E vetmja gjë që të ndan nga ajo ku je me atë ku do të jesh është puna e palodhur, e fokusuar dhe e vazhdueshme. Nëse vërtet do të bësh diçka për veten, fillo që tani.

Nëse jo, atëherë pyete veten: çfarë po të pengon?

Pse nuk ke filluar akoma? Çfarë të pengon që të mos fillosh?

Bota në të cilën jetojmë nuk na lejon që të krijojmë një strategji për të arritur qëllimet tona. Por duke lexuar këtë artikull ti tashmë e ke kuptuar strategjinë që duhet të ndjekësh. Rruga nga e cila do t’ia fillosh nuk do të jetë ajo me të cilën do ta mbyllësh rrugëtimin tënd, kështu që mos humb kohë, zgjidh një drejtim dhe nisja nga aty.

Po nëse ti e ke një strategji dhe akoma nuk po ia del? Ky quhet sabotim i vetes.

Sabotimi i vetes do të thotë se një pjesë e jotja po i reziston ndryshimit që ti aq shumë e dëshiron. Është në dorën tënde të futesh në thellësi dhe të zbulosh ku qëndron problemi dhe më pas ta zgjidhësh atë. Bëji vetes pyetje të cilat të frikësojnë. Në momentin që ti bëhesh i vërtetë me veten dhe zbulon atë që vërtetë të pengon, atëherë do të arrish më shpejt drejt qëllimit tënd.

Është e frikshme të mendosh për përkushtimin që nevojitet për të patur punën që gjithmonë ke dashur?

A ke frikë nga mendimi që partneri yt do të ketë pasi ti vërtetë të kesh rënë nga pesha?

Po nëse ti dështon prapë? Çfarë do të mendojnë njerëzit? Kaq e vështirë është për të marrë iniciativën?

Diçka brenda teje po e pengon ndryshimin. Arritjet vijnë natyrshëm dhe ato kërkojnë përkushtim total.

Unë nuk i di qëllimet e tua, situatën tënde, apo çfarë po të pengon ty, por unë mund të them me shumë siguri se ajo që po të torturon kaq shumë buron nga brenda teje.

Asnjëherë nuk do të jetë faji jot nëse ti nuk arrin rezultatet e shumë-kërkuara, por gjithmonë do të jetë përgjegjësia jote për ta bërë punën tënde sa më mirë.

Burimi:businessmag.al

Rreth autorit

Kolegji Universum

Shënoni komentin tuaj