Çfarë Kërkon kjo Investitore kur Financon një Kompani

Kur vjen puna te financimi, ndërmarrësit shpesh lihen në errësirë. Themeluesit e bizneseve fillestare kanë pak njohuri për qasjen në kapital, për zakonet më të mira dhe kur ka kuptim të dalin në publik.

Kjo pasiguri mund të jetë irrituese. Për të vënë dritë në këto tema, unë fola me Jesse Draper, themeluesen e Halogen Ventures, një ndërmarrje kapitaliste e fokusuar në gratë ndërmarrëse. Ajo do  të paraqitet në një kuadër të quajtur ‘’Get Rich’’ në Circular Summit, një konferencë e grave në Houston e cila filloi më 30 Mars.

Më poshtë, ajo diskuton se çfarë kërkon në kompani të fazave të hershme dhe për aftësitë që u nevojiten ndërmarrësve.

Unë marr parasysh madhësinë e tregut dhe se sa i popullarizuar është. Gjithashtu, a ka ndonjë çorientues në të? A ka diçka ndryshe? Dua të shikoj diçka unike, dhe t’a tregtoj atë.

Për shembull, unë pashë pesë ose shtatë prezantime të kompanive të tamponëve në një muaj. Dhe mendova, në rregull, unë nuk dua të investoj në një kompani të tamponëve. Ka shumë prej tyre. Çfarë ka ndryshe? Kështu që, unë investova në një kompani të quajtur Flex, e cila është një pajisje alternative e tamponëve, për shkak se tamponët janë industri miliarda dollarëshe. Por dëshiroja t’a përçaja atë. Nuk doja të investoja në diçka e cila nxjerrte një produkt që e bënte të njëjtën gjë.

Kur vendos se a do të investosh, çfarë kuti duhet të kontrollohen?

Ndërmarrësi duhet të jetë pasionant dhe i kënaqur me atë që ndërton dhe të ketë një produkt të mirë, prototip ose ide të produktit.

Gjithashtu, duhet të vënë bast në njerëz. Unë mund të jem në treg, të bëj kërkime, të bëj raste studimi, të shikoj projektet e tyre 10 vjeçare financiare, por nëse është një kompani e hershme atëherë duhet të vini bast në ekipin.

Në fund, unë kam dëshirë të di se si ia dalin në situata të këqija. Në mënyrë tipike nuk dua të investoj në themelues të cilët me thonë se do të shkojnë vetëm në një drejtim dhe asnjë tjetër dhe që nuk janë të gatshëm të ndërrojnë drejtimin.

Kështu që unë vë bast në njerëz, në kërkimin e tyre,  dhe se a janë të gatshëm të fitojnë në një maratonë 10 vjeçare.

Kur dikush bën prezantim, cilat janë disa nga pyetjet që u bëni?

Së pari, më trego për kompaninë ,madhësinë e tregut tuaj dhe se si e definoni atë.

Pastaj flas për ekipin. Si duket ekipi juaj dhe a keni bashkëthemelues teknik, ose dikë i cili është gati të vijë të punojë me orar të plotë sapo të merrni paratë? Gjithashtu shikoj edhe teknologjinë e kompanisë.

Gjithashtu bëj edhe shumë pyetje të bazuara në çdo kompani për të parë se a janë të hapur dhe a janë të gatshëm të ndërrojnë drejtimin, nëse ka nevojë. Nuk do të investoj në ndonjë gjë Negative. Unë kam investuar në disa realistë, por ata janë shumë optimistë. Besoj në fuqinë e energjisë pozitive.

A ka diçka të cilën nuk duhet t’a bëjnë para jush ose investitorëve tjerë?

Mos të marrin drogë dhe mos të gënjejnë. Nëse gënjejnë, unë e zbuloj. Unë pyes shumë njerëz. Njerëzit nuk i dinë kërkimet të cilat i bëj prapa skenave. Një ndërmarrës më dërgon një listë rekomandimesh. Unë nuk i thërras ata por  thërras njerëzit me lidhje të përbashkëta.

Çfarë këshille keni për ndërmarrësit të cilët po mendojnë për dalje në publik ose duan t’a dinë se kur të dalin?

Ka storie të ndryshme për këtë gjë, por mendoj se sapo  të bëni një kompani 100 milion dollarëshe, ose keni të ardhura mbi 100 milion, atëherë kjo është koha që mund të shisni ose të dilni në publik. Ai është një tregues i mirë.

Ka disa kompani të cilat mendojnë për numrin e tyre ideal të shitjeve. Për shembull, kam disa kompani të cilat thotn, ‘’Ne do të shesim në vlerë 500 milion dollarë’’, dhe punojnë nga ajo pikë. Ata vit pas viti provojnë të prodhojnë rezultate për të shkuar drejt atij qëllimi.

Pastaj kam kompani të cilat thonë, nuk jam i sigurt se kur ose çfarë do të shesim, por do të ndërtojmë një kompani të mirë dhe nëse mundësitë paraqiten, do t’i vlerësojmë atë.

Pra njerëzit kanë mënyra të ndryshme. Disa njerëz nuk mendojnë për shitjet në fillim dhe disa po.

Çfarë tipare besoni se e bëjnë një ndërmarrës të suksesshëm?

Duhet të jesh person i mirë, sepse të qenit ndërmarrës, duhet të jesh udhëheqës i mirë, të vendosësh shembull të mirë dhe të jesh në gjendje të flasësh me njerëz.

Njerëzit vënë bast në lloje të ndryshme të ndërmarrësve, por besoj në njerëzit të cilët lidhen, udhëheqin, janë të pëlqyer dhe ia dalin mirë në çdo situatë.

Përveç që jeni kapitaliste e ndërmarrjeve, ju jeni edhe prezantuese e The Valley Girl Show, e cila përmban intervista të udhëheqësve të mëdhenj si Sheryl Sandberg dhe Elon Musk. Çfarë iu kanë mësuar ata për suksesin?

Ata janë njerëz me të vërtetë pozitivë të cilët argëtohen, kanë ndonjëherë ide të çmendura dhe janë shumë optimistë. Gjithashtu, kuraja që këta ndërmarrës kanë. Disa nga ta filluan nga e para, por nuk kishte rëndësi. Ata vazhduan, sepse donin të ishin ndërmarrës në çdo mënyrë. Ata kanë shtysën dhe dëshirën për të.

/entrepreneur.com.al