Çfarë kanë të ngjashëm Gates, Buffet, Branson dhe të tjerë sipërmarrës super të suksesshëm?

Kurdoherë që individë si Bill Gates, Warren Buffet ose Richard Branson thonë fjalën e tyre, kurreshtja na bën t’i dëgjojmë për të kuptuar se si arritën suksesin e jashtëzakonshëm. Dhe na del se njerëzit e pasur janë lidera që ndajnë karakteristika dhe tipare të përbashkëta me njëri-tjetrin.

1. Ata nuk ia hedhin fajin askujt

Kur bëhen gabime, njerëzit e suksesshëm nuk ia drejtojnë gishtin askujt. Ata nuk fajësojnë askënd tjetër veç vetes. Në vend që të luajnë lojën e “fajtorit”, kujdesen që gabime të ngjashme të mos ndodhin më.
Steve Jobs ka thënë njëherë në vitet e fundit të jetës së tij, ”Njerëzit e çmendur që mendojnë se mund ta ndryshojnë botën, janë ata që e ndryshojnë vërtet.” Gjatë rrugës nuk mund të jetë askush imun ndaj gabimeve, por Jobs nuk ia hidhte fajin askujt për to.

2. Ata janë mendjehapur

“VENDOS KONSUMATORIN TË PARIN. SHPIK. DHE KI DURIM.”

Të pasurit janë gjithmonë në kërkim të ideve inovative që do t’i bëjnë bizneset e tyre më të mëdhaja, më të fuqishme, më të mira se ç’janë. Nëse nuk janë mendjehapur ndaj ideve të reja të grupit, nuk do të përshtaten me ndryshimet që do t’ua parakalojnë.

3. Ata janë të gatshëm për të marrë riskun e duhur

Mendoni se Warret Buffet u bë i pasur duke qenë “i kujdesshëm” me investimet? Më mirë se të pasurit asnjë se kupton rëndësinë e të guxuarit jashtë zonës së komfortit dhe të marrjes së risqeve. Kjo nuk do të thotë të rrezikojnë gjithçka për një investim të caktuar. Risqet duhen llogaritur. Të pasurit në fillim analizojnë avantazhet dhe disavantazhet e një projekti para se të mbyllin një marrëveshje. Buffet, nuk investon kurrë në një biznes nëse beson se ka shanse për të dështuar.

4. Ata vendosin objektiva të realizueshëm

Njerëzit më të suksesshëm në botë e dinë shumë mirë se çfarë duan të arrijnë dhe mënyrën që duan ta arrijnë. Ata janë të aftë të mbërrijnë në destinacion sepse kanë vendosur më parë qëllime që mund t’i realizojnë, mund t’i dokumentojnë dhe mund t’i kontrollojnë.

Po shfletojmë një faqe nga libri i Jeff Bezos, themeluesit të Amazon: “Ne kemi pasur tre idera të mëdh në Amazon me të cilat kemi shënjuar suksesin e 18 viteve të kompanisë: Vendos konsumatorin të parin. Shpik. Dhe ki durim.” Rregulla të thjeshta, por tepër efektive që e kanë shndërruar Amazon në gjigandin e shitjeve online në planet.

Jeff BEZOS, themelues dhe CEO i gjigandit të shitjeve me pakicë, Amazon
Jeff BEZOS, themelues dhe CEO i gjigandit të shitjeve me pakicë, Amazon

5. “Fuqizojnë” edhe të tjerët

Nuk besoj se i ndjekim njerëzit e pasur për shkak të pasurisë që kanë. Ne i ndjekim ata sepse janë pozitivë dhe kujdesen për bizneset e tyre. Ata kanë besim edhe te punonjësit dhe konsumatorët dhe besojnë te ajo se çfarë shesin ata. Ky tipar ka tendencën të jetë infektues.

Bill Gates ka thënë, “Në vigjilje të një shekulli të ri, lidera do të jenë ata që mobilizojnë të tjerët.”

6. Ata janë proaktivë 

“Duhet të veprosh. Tani!”Larry Ellison

Të pasurit nuk rrinë duke pritur suksesin për t’u trokitur në derë. Është tepër luks. Ata ecin përpara sepse i realizojnë gjërat vetë me pasion dhe kreativitet.

7. Nuk reshhtin së mësuari

E keni dëgjuar atë shprehjen “Sa të rrosh, do të mësosh”? Kështu është edhe për sipërmarrësit. Dyert e dijes nuk mbyllen vetëm se diplomohemi. Edhe pse nuk kërkon patjetër të integrohesh në kurse, njerëzit e suksesshëm mësojnë në mënyrë të vazhdueshme aftësi dhe teknika të reja që janë ndihmë të tyre për të arritur objektivat personalë dhe profesionalë.

Ashtu siç ka thënë edhe Sir Richard Branson,”Ditën që reshtni së mësuari, reshtni së jetuari.”

 

8. Kanë guxim të heqin dorë

Edhe një lider ka nevojë të thotë “JO” ndonjëherë. Nuk ka për të qenë asnjëherë një fjalë e thjeshtë për ta, por është pikërisht ajo që bën diferencën midis të pasurve dhe jo të tillëve. Ata kanë guxim dhe besim për t’u larguar dhe për të mos lidhur partneritete që nuk kanë vlerë për ta.

9. Ata koleksionojnë fakte para se të marrin një vendim

Andrew CARNEGIE, një nga kapitalistët më të famshëm të shekullit 20-të
Andrew CARNEGIE, një nga kapitalistët   më të famshëm të shekullit 20-të

Gjatë një bisede shumë të famshme të Andrew Carnegie-s, ky i fundit i thotë Napoleon Hill-it se “Liderat e aftë nuk marrin asgjë të mirëqenë pa një arsye që u tingëllon në vesh. Ata e kanë zakonin e tyre të kenë fakte para se të krijojnë paragjykime, por kur bëjnë një lëvizje e bëjnë shpejt dhe përfundimisht.”

Se bëhet fjalë të lësh një punonjës të largohet nga ty apo se bëhet fjalë se sa të investosh për një biznes, të pasurit nuk kanë asnjë ngut dhe nuk marrin vendime të nxituara. Ata kanë nevojë t’i kenë të gjitha faktet mbi tryezë para se të marrin çfarëdolloj vendimi.

10. Ata i dinë pikat e tyre të forta dhe i pranojnë dobësitë e tyre

A e dinit se Richard Branson vuan nga disleksia, një çregullim i leximit? Dhe nëse po, a e dinit se ai këtë e konsideron një nga pikat e tij më të forta? Branson e ka kuptuar se i është dashur një ekip me njerëz të talentuar për të menaxhuar të gjitha kompanitë nën “ombrellën” Virgin. Në vend që të merret vetë me çdo gjë, Branson e ka rrethuar veten me njerëz që mund të përmbushin detyrat që ai nuk mund t’i bëjë dot.

Rreth autorit

Kolegji Universum

Shënoni komentin tuaj