Çfarë duhet të bëni kur nuk keni dëshirë të bëni asgjë?

Të gjithë punonjësit kanë ditë kur ata nuk ndihen mirë dhe mjaftueshëm energjik për të punuar, por ende ka detyra që duhet të plotësohen dhe shefët presin të njëjtin produktivitet çdo ditë nga punonjësit e tyre.

Prandaj, kur ju të ndiheni se nuk doni të bëni asgjë, zbatoni sugjerimet e mëposhtme të cilat do t’ju ndihmojnë të ktheheni produktiv në punën tuaj.

  • Jepini vetes një shpërblim para se të filloni: Motivimi është shumë i rëndësishëm kur ju filloni një detyrë të re. Prandaj rritni nivelin tuaj të dopaminës duke e shpërblyer veten me një ëmbëlsirë apo me kafen tuaj të preferuar ose me një video të shkurtër komedie.
  • Organizoni hapësirën tuaj të punës: Sigurohuni që hapësira e punës tuaj është e organizuar para se të filloni një detyrë të re. Nëse nuk është e organizuar, pastrojeni nga të gjitha letrat e panevojshme. Në këtë mënyrë, ju nuk e humbisni fokusin tuaj, kur të filloni të punoni me detyrën tuaj.
  • Dëgjoni pak muzikë: Përpiquni të relaksoheni dhe të freskoni mendjen tuaj për të qenë të gatshëm të filloni punën. Dëgjoni muzikë klasike ose jazz për të zbutur shpirtin tuaj. Gjithashtu, nëqoftëse ju mundeni hapni dritaren dhe merrni ajër të freskët. Oksigjeni i freskët do të ndihmojë trurin tuaj të funksionojë më mirë.
  • Filloni me pak: Ndani detyrën tuaj kryesore në detyra më të vogla. Kjo do të ju ndihmojë të menaxhoni punën tuaj më mirë dhe si rezultat, ju mund të matni arritjen tuaj më lehtë ndërkohë që ju i përfundoni detyrat tuaja një nga një. Kompletimi i detyrave më të vogla do t’ju motivojë që të filloni me tjerën dhe kështu, të përfundoni të gjithë projektin.
  • Bashkëpunoni me miqtë: Rritni motivimin tuaj duke bashkëpunuar me njerëz të tjerë. Mos harroni ditët e shkollës kur jeni grupuar me shokët e klasës tuaj për të mësuar së bashku. E njëjta gjë vlen edhe për punë. Nëse ju keni një shok grupi apo një bashkëpunëtor i cili mund t’ju ndihmojë duke ju dhënë inputet ose që mund t’ju motivojë, punoni me këtë person.
  • Ëndërroni për suksesin tuaj: Mbyllni sytë tuaj për disa minuta dhe ëndërroni për suksesin tuaj të ardhshëm. Studimet kanë treguar se kjo në fakt mund të rritë motivimin tuaj. Kështu, ju mund të filloni punën tuaj me më shumë vendosmëri.
  • Vetëm bëjeni atë: Siç thotë Nike: “Just do it”. Shpërfillni çdo gjë tjetër rreth jush, vetëm bëni punën! Mos harroni se fillimi është gjysma e punës kështu që ndaloni së humburi kohën tuaj dhe përqëndrohuni në detyrë. Së shpejti do të kuptoni se fillimi është në fakt shumë më i lehtë se sa mendoni.

burimi:businessmag.al