Çfarë dëshiron shefi yt që ti të dish

Neqoftëse ke pasur një shef i cili të ka trajtuar ty apo mikun tënde si mall, atëherë ti e di sa të dobët të bën kjo të ndihesh. Por çdo medalje ka dy anë—po ti si ndihesh për shefin tënd? A është ai një partner apo një koleg i besueshëm? Një mentor dhe një model për t’u ndjekur? Apo thjesht personi i cili të kritikon për orarin e punës?

Këto janë disa gjëra që shefi yt do që ti të dish:

1. Unë jam njeri dhe bëj gabime. Gaboj njësoj si të gjithë. Të lutem më kupto siç i kuptoj unë gafat e tua.

2. Kam nevojë për mirëkuptim. Unë jam përgjegjës për gjërat që jam akoma duke mësuar për veten, dhe disa prej tyre ndoshta nuk janë perfekte. Gjithsesi unë besoj në nxënien gjatë punës…

3. Unë jam i interesuar. Interesat e tua janë të rëndësishme, por të lutem mendo që unë duhet të përballem me shqetësime dhe ndjenja të shumë njerëzvë, brenda dhe jashtë punës.

4. Jam gjatë gjithë kohës nën presion. Gjithmonë më rrethon një presion i madh të cilin ti nuk mund ta shikosh. Unë do të vlerësoja shumë çdo detaj dhe mirëkuptim tëndin për të më lehtësuar punën.

5. Më nevojitet komunikim i sinqertë. Nëse bej diçka gabim apo joefektive, dëshiroj që ti të komunikosh me mua rreth saj. Më flit drejtpërdrejtë; jo me kunja apo mbrapa kurrizit tim. Komuniko hapur sepse vetëm në këtë mënyrë mund të mësojmë nga njëri tjetri.

6. Duhet të ketë vepra, e jo fjalë. Nëqoftëse ti vazhdimisht flet për idetë, ëndërrat dhe vizionet e tua por nuk po bën asgjë për t’i realizuar ato, atëherë unë do ta kem shumë të vështirë tët të mar seriozisht. Unë do të punën time, por dhe ti duhet të bësh tënden.

7. Unë vlerësoj pyetjet më shumë se përgjigjet. Nëse nuk e di diçka, pyet. Mos u mundo t’i bësh gjrat vet gabim. Ndonjëherë pyetjet janë më të rëndësishme se përgjigjet. Uneë e vlerësoj kuriozitetin, sepse nëse bën pyetjen e duhur atëherë përgjigja do të dalë vet.

8. Ne duhet të jemi një skuadër dhe të mbështesim njëri tjetrin. Titulli dhe pozicioni jot nuk janë aq të rëndësishme sa aftësitë dhe idetë e tua. Unë besoj se ne jemi gjithëmonë një skuadër, duke punuar së bashku si komunitet; edhe nëse je një lider apo punonjës ne duhet të mbështesim njëri tjetrin, të bashkëpunojmë dhe të veprojmë si ekip.

9. Mua nuk më pëlqejnë suprizat. Nëqoftëse diçka nuk shkon mirë ma thuaj. Nuk dua të jetë suprizë. Mos u step të më japësh lajme jo të mira—thuaje sa më shpejt të jetë e mundur. Mos prit gjatë për tën ndarë gjërat që duhet t’i di.

10. Respekti reciprok është i rëndësishëm. Unë nuk të detyroj dot të më respektosh, por refuzoj të mos më respektosh. Unë do të respektoj dhe ti duhet të ma kthesh po njëlloj. Respekti është themeli i çdo marrdhënieje.

11. Mua nuk më pëlqen t’i biem shkurt duke i bërë punët në mënyrë joetike. Nuk ke përse ndihesh nën presion nga target-i jonë apo kufiri i kohës. Nuk ke përse ndihesh nën presion për t’i bërë gjërat mirë dhe t’i bësh ato gabim. Lëre ndërgjegjen të të udhëheq dhe bëji gjënë e duhur sa do e vështirë të jetë.

12. Unë mendoj se besnikëria është një rrugë me dy korsi. Njerëzve të cilëve ju detyrohem besnikërinë time janë ata që smë lënë kurrë të dyshoj tek besnikeria e tyre.

/businessmag.al