Barbara Corcoran tregon 5 Tiparet që të Gjithë Ndërmarrësit e Suksesshëm i Ndajnë

Si t’a dini se keni me të vërtetë ato që duhet që të jeni ndërmarrës i suksesshëm?

Si themeluesja e Corcoran Group dhe investitorja e Shark Tank, Barbara Corcoran kupton të gjitha tiparet dhe shkathtësitë e nevojshme për të shndërruar vizionin  dhe ëndrrën tuaj në një realitet lulëzues dhe dobiprurës.

Së fundmi, në përpjekje për të inspiruar ndërmarrësit të kuptojnë më mirë forcën dhe dobësitë e tyre potenciale, Corcoran u bashkua me studentët e Columbia Business School dhe firmën këshilluese GreenLight Partners për të krijuar Testin IQ të Ndërmarrësve.

‘’Dëshiroja t’u kurseja njerëzve shumë kohë, energji dhe ndërmarrje të dështuara’’, i tha Corcoran Entrepreneur për inspirimin prapa testit. ‘’Unë kam shikuar ndërmarrësit te të cilët kam investuar me vite. Disa patën sukses, disa rrodhën në mënyrë fenomenale dhe shumica dështuan, dhe unë po bëhesha eksperte në atë se çka e bën dikë të dështojë. Kështu që vendosa të testoja ndërmarrësit e mi që të mund të dalloja fituesit dhe humbësit më shpejtë’’.

Pra cilat janë ato tipare sipas Corcoran?

  1. Ata njohin veten e tyre.

Corcoran thotë se ndërmarrësit e suksesshëm janë shumë të vetëdijshëm se çfarë i bën ata unikë dhe e drejtojnë atë energji në zhvillimin e asaj ekspertize.

‘’Ata kanë një fokus të sinqertë ndaj asaj që e bëjnë mirë. Ata janë shumë të vetëdijshëm  se cilat janë aftësitë e tyre’’, thotë Corcoran. ‘’Te unë, unë kam kuptuar se forcat e mia më të mëdha janë marketingu dhe matja e njerëzve. Kështu që shtova veten në çdo pjesë të biznesit tim kur ato dy gjëra ishin të rëndësishme, dhe largova gjithçka tjetër që të mund të fokusoja dhe të vendosja gjithë atë energji prapa aftësive të mia’’.

  1. Ata e kuptojnë se këmbëngulësia është gjithçka.

Në përvojën e saj, Corcoran thotë se ndërmarrësit e suksesshëm kanë burime, kanë aftësi për të kaluar pengesat e rrugëve të tyre dhe kanë një shpirt konkurrues. Ndërmarrësit e suksesshëm,  thotë Corcoran, kanë mendje të hapur, janë kuriozë për ndryshimet dhe i kushtojnë vëmendje se çfarë u thotë instikti i tyre. Dhe  sigurisht, ‘’nëse dikush nuk mund të shesë, ata nuk do të kenë sukses në biznes’’.

  1. Ata nuk frikësohen nga pasiguria.

Ndërmarrësit e suksesshëm, thotë Corcoran, nuk humbasin interesin kur risitë fillojnë të shuhen. Ata nuk largohen në shenjën e parë të problemeve. ‘’Ata nuk frikësohen nga rreziku’’, thotë ajo. ‘’Të gjithë që fillojnë një biznes duken se do të jenë rehat me rrezikun, por vetëm disa janë. Ata ndihen rehat nga lënia e punës së tyre të vjetër, dhe janë rehat me ‘a nuk është kjo gjëja më e mirë?’ Por kjo nuk ka të bëjë asgjë me rrezikun. Kjo ka të bëjë me entuziazmin e fillestarëve’’.

  1. Ata mbajnë në mend se biznesi nuk është për drejtësi.

Corcoran thotë se një shenjë e sigurtë e një ndërmarrësi të suksesshëm është se si përballojnë pengesat dhe dështimet. Edhe nëse përballen me diçka të keqe, mentaliteti duhet të vazhdojë përpara. ‘’Ka një gjen mungesë në të gjithë ndërmarrësit e mirë, ata nuk fajësojnë kurrë askënd për asgjë. Ata marrin përgjegjësinë 150 përqind të kohës’’, thotë Corcoran. ‘’Paralajmërimi im më i saktë është se ndërmarrësit e mirë kalojnë më pak kohë duke ndjerë keqardhje për veten e tyre’’.

  1. Ata shfrytëzojnë mundësitë.

Pra cila është këshilla më e madhe e Corcoran për ndërmarrësit të cilët dëshirojnë të fillojnë biznesin e tyre të parë ? ‘’Vazhdoni dhe bëjeni menjëherë’’, thotë ajo. ‘’Bëjeni menjëherë, para se të keni tre fëmijë dhe një hipotekë. Jeta ju del në rrugë. Dhe përderisa analizoni diçka, dikush tjetër po vrapon drejt asaj’’.

Dhe nëse keni një ide për të cilën mendoni se është e mirë, uluni dhe shkrujeni atë. ‘’Duhet t’a kapni atë në minutën që e keni’’, thotë ajo. Nguleni atë në tavolinën tuaj me një gozhdë, dhe pastaj kuptoni se si t’a bëni’’.

/entrepreneur.com.al