Aftësitë e Fituara! Një qasje e suksesshme për para-punësim

Një prej sfidave të çdo ekonomie në rritje është se si të shfrytëzohet më së miri talenti që gjeneron sistemi i arsimi e aftësimit profesional (AAP). Në Irlandën e Veriut ka pasur histori të gjatë të arsimit të cilësisë së lartë dhe zgjidhjeve për AAP, megjithatë një prej sfidave më të mëdha për ekonominë rajonale ishte se si të trajtohet niveli jo sa duhet i punësimit. Sfida gjithashtu lidhej konkretisht me nivelet e larta të nënpunësimit për të diplomuarit e kohëve të fundit me kualifikime të nivelit universitar dhe atij master të cilët nuk mund të gjenin përshtatjen e duhur ndërmjet kualifikimeve të tyre dhe kërkesave të punëdhënësit.

Ministria e Ekonomisë në Irlandën e Veriut dhe agjencia për zhvillimin e biznesit InvestNI punuan së bashku për të zhvilluar një zgjidhje të re para-punësimit të quajtur Programi për Shkathtësi të Siguruara për të trajtuar çështjen e nënpunësimit të të diplomuarve. Agjencitë Qeveritare më pas autorizuar ofruesit e Arsimit të Mëtejmë dhe të Lartë që të mbajnë programe akademike trajnimi me porosi kryesisht për kompanitë më të mëdha FDI. Kolegji Metropolitan i Belfastit, që është një prej Kolegjeve për AAP më të mëdha në MB me 32,000 studentë të regjistruar në vit, u përfshi në mbajtjen e Akademive për Shkathtësi të Siguruara që kanë fituar çmime kombëtare në MB për praktikën më të mirë për angazhim të punëdhënësit (Çmimi TES FE për Angazhim të Punëdhënësit 2015) dhe në periudhën 2014-15 ka gjeneruar numrin më të madh të vendeve të reja të punës për investim të punëdhënësit për cilindo rajon në MB. (Burimi: UKTI Raporti i Brendshëm i Investimeve 2014 deri 2015)

Akademia për Shkathtësi të Siguruara bazohet në modelin në vijim:

  • Punëdhënësit identifikojnë një kërkesë të veçantë për shkathtësi të cilat bazohen në planet e tyre për rritje apo investim dhe këto shkathtësi nuk janë në dispozicion në tregun e punës;
  • Ministria e Ekonomisë më pas do të financojë programin e porositur trajnues përmes kolegjit AAP i cili është u përshtatur nevojave të punëdhënësit;
  • Kolegji punon bashkë me punëdhënësin për të bashkë-krijuar zgjidhjen për trajnim dhe më pas rekruton të diplomuar dhe mbanë Akademi 10 deri 15 javore për 20 pjesëmarrës;
  • Të diplomuarit fitojnë shkathtësi të reja dhe në fund të Akademisë atyre u ofrohet intervistë për mundësi pune nga kompania sponsoruese.

Në dy vitet e fundit Belfast Met ka mbajtur 26 Akademi për Shkathtësi të Siguruara, duke punuar me 468 të diplomuar nga disiplina të ndryshme akademike dhe 93 për qind e këtyre të diplomuarve kanë siguruar punësim si rezultat i pjesëmarrjes së tyre. Suksesi i vërtetë i kësaj qasjeje inovative është në punën me punëdhënësit për të zhvilluar program trajtimi që është i përshtatur në mënyrë specifike për nevojat e tyre të menjëhershme për rekrutim. I vetmi obligim që punëdhënësi e ka në fund të Akademisë për Shkathtësi të Siguruara është që të intervistojë pjesëmarrësit. Kjo qasje ofron një shembull të harmonizimit të kërkesave të punëdhënësve për shkathtësi të reja me ofertën e trajnimit të porositur nga Kolegji, të lidhur ngushtë me financimin nga Qeveria për të përforcuar investimin.

Balancimi i nevojave të ekonomisë dhe ofrimi i kurrikulës relevante në aspektin ekonomik që përmbushë nevojat e punëdhënësve është sfidë e vazhdueshme për Kolegjet AAP nëpër Evropë. Duke marrë në konsideratë presionet në shpenzimet publike për arsimin dhe aftësimin profesional, Kolegjet duhet të jenë më të zhdërvjellëta kur bëhet fjalë për lidhjen me punëdhënësit dhe punën për të zhvilluar programet AAP që janë reaguese.

Në nivel të kolegjit ekziston nevoja për të zhvilluar qasje më të strukturuara ndaj angazhimit cilësor me punëdhënësit në mënyrë që të zhvillohen zgjidhje kurrikulare më relevante ekonomikisht, të shtyra nga kërkesa. Kolegji duhet të kuptojë se cilat janë prioritetet e Qeverisë, të angazhohet me punëdhënësit për të përshtatur zgjidhje që përmbushin kërkesat e tyre bazuar në bilancin ndërmjet prioriteteve Qeveritare dhe prioriteteve biznesore. Ritmi i ndryshimit lidhur me kërkesat e punëdhënësit dhe niveli në rritje i stërhollimit lidhur me industritë e bazuara në njohuri mund të krijojë situata ku kolegji nuk ka shkathtësitë e kërkuara në ekipin tradicional mësimdhënës. Si të tilla kolegjet po fillojnë të kërkojnë personelin e përshtatshëm me orar të pjesshëm me përvojë në industri, por mundësisht me më pak përvojë në mësimdhënie që të jenë në gjendje të reagojnë shpejtë ndaj kërkesave që po ndryshojnë shpejtë. Procesi i marrjes së informatave kthyese nga punëdhënësit/konsumatorët për ofrimin e zgjidhjeve për trajnime për AAP, ofron më pas platformë për zhvillimin në vazhdimësi të kurrikulës me përfshirje të plotë të punëdhënësve dhe organeve për shkathtësi në sektor që përfaqësojnë sektorët specifik. Në mjedisin aktual ekonomik, duket me gjasë që Kolegjet AAP në të ardhmen do të duhet të fusin këto lloje të mekanizmave për të siguruar angazhim aktiv të punëdhënësve në freskimin e zgjidhjeve kurrikulare në mënyrë më të rregullt.

/businessmag.al