9 Strategji Për Të Rekrutuar Shitës Më Të Mirë

Shumë kryeshef ekzekutiv dhe menaxherë shitjesh thonë që shitësit e mirë janë të pamundshëm për t’u gjetur, por disa organizata vazhdimisht punësojnë ata dhe për këtë rrisin të ardhurat e tyre duke bindur më të mirët që të punojnë për ta.

Rekrutimi është aspekti më i rëndësishëm që kompania juaj të rritet dhe të ketë përfitime, kështu që mos ndaloni kurrë së kërkuari talentë të shitjeve. Tregu është konkurrues.

Këtu janë nëntë këshilla për rekrutim efikas.

1. Intervista

Mos shpenzoni kohë duke pyetur se a do të përshtatet personaliteti i dikujt me kompaninë tuaj, kjo është diçka të cilën me siguri e kuptoni në sekondat e parë. Ka me mijëra pyetje potenciale të intervistës për të pyetur një shitës, por : këtu janë disa për t’i marrë në konsideratë:

1.Sa orë punoni?

2.Cili ishte suksesi juaj më i madh i shitjeve? Çfarë konsumatori keni siguruar dhe pse shitja ishte aq e veçantë?

3.Si do të ndiheshit nëse menaxheri do ju thoshte se duhet të bëni një shitje të madhe në këmbim të një shume të vogël parash?

4.Me tregoni për një mundësi shitjesh të cilën e keni humbur. Çfarë do të bënit ndryshe tani?

5.Duke reflektuar në pozitën tuaj të kaluar, ndani një gjë të cilën do kishit pasur dëshirë që menaxheri i shitjeve ose kryeshefi ekzekutiv t’a bënte ndryshe?

6.Më tregoni dy veçori personaliteti të cilat dëshironi t’i përmirësoni në mënyrë që të bëheni shitës i suksesshëm.

7.A ju pëlqen produkti/ shërbimi ynë?

8.A mund t’a shisni një produkt/shërbim në të cilin nuk keni pasur besim?

9.A mendoni se shitja është një aftësi e lindur apo e fituar?

10.Çfarë ju pëlqen të bëni më shumë? Shitje apo Menaxhim?

Mos harroni se shitësit gjithashtu ju intervistojnë juve. Duhet të tregoni veten dhe vizionin e kompanisë përderisa dëshironi të tërhiqni talentin më të mirë.

2. Vendi më i mirë për rekrutim

Gjithkund. Përdorni më shumë se një vend për rekrutim. Ka shumë shitës potencialë dhe ata të gjithë përdorin mediume të ndryshme(media sociale, gazeta, rekrutime online, etj.) për të gjetur mundësi. Vendosni në një  buxhet dhe provoni kanale të ndryshme deri sa të identifikoni më të mirët.

3. Gjuha e zërit dhe trupit

Është mirë të keni bashkëveprim përmes telefonatës me një kandidat. Si është zëri i tyre? Autoritar? Shitës? A është përshtypja e duhur për kompaninë tuaj?

Duke ndjekur diskutimin në telefon. Caktoni një intervistë ku do të takoheni sy më sy. Si pjesë e procesit, bëhuni ekspert në gjuhën e trupit dhe shikoni se a ka ky shitës vetëbesim, kontakt me sy. Shtrëngimi i duarve, a është i vendosur? Të gjitha veçoritë që prindërit ju kanë mësuar do të shfaqen në këtë takim. Tingëllon e thjeshtë, por me të vërtetë bën ndryshim.

4. Shënime falenderimi

Intervista ishte premtuese. Juve ju pëlqeu një kandidat dhe dëshironi t’i bëni një ofertë. Por prisni: a keni pranuar një shënim falenderimi? Një letër fizike është më së miri por një shënim përmes e-mailit është e mjaftueshme.

Arti i humbur i shënimeve të falenderimit është zhdukur, por ato janë të rëndësishme.

Personalisht, nuk do të punësoja një shitës potencial nëse nuk do të pranoja një shënim brenda disa ditëve të intervistës.

5. Vlera e rekrutuesve

Rekrutuesit performojnë shërbim të vlefshëm sepse ju kursejnë kohë dhe energji në gjetjen e kandidatëve të duhur. Mirëpo, së bashku me gjetjen e rekrutuesit, ju duhet të vendosni rregullat e kompensimit për të kuptuar planin e pagesës. Gjeni rekrutuesë të cilët janë të specializuar në industrinë tuaj, duke  ditur më shumë për lojtarët bën ndryshim të madh kur gjeni një talent të ri për kompaninë tuaj.

6. Shitësit dhe punonjësit e tanishëm

Fjala e gojës është mënyra më e mirë për të tregtuar kompaninë e tyre. Shitësit e lumtur duan të ndajnë storiet e tyre me të tjerët për ambientin e mrekullueshëm të punës në kompani. Edhe pse jo e nevojshme, një pagesë për gjetësin prej 1000$-5000$ është nxitje e mirë për punonjësit të sjellin talentë të rinj në kompaninë tuaj.

7. Përgatitja

‘’Gërmoni mirë para se të jeni të etur’’.

Thënia e Seth Godin me të vërtetë është domethënëse kur diskutojmë për procesin e rekrutimit.

Rekrutimi është proces proaktiv, jo zgjidhje përgjegjëse dhe natyrisht as ngjarje që ndodh një herë. Duhet të jetë e vazhdueshme.

Edhe kur jeni të kënaqur me ekipin tuaj, duhet të menaxhoni, zhvilloni dhe t’i rrisni ata.

Sekreti i njerëzve të suksesshëm është të kuptojnë se çfarë duan nga karriera e tyre. Bëhuni autentikë, direktë. Reagimet autentike rrjedhin në të gjitha drejtimet.

8. Investimi juaj rekrutues

Kuptoni rekrutimin tuaj në investim. Si biznesmenë, ne të gjithë e dimë këtë gjë; mirëpo, a keni menduar ndonjëherë për këtë nga një pikëpamje rekrutuese.

Sa para shpenzoni në programin tuaj të rekrutimit? Sa nga të punësuarit tuaj qëndrojnë një vit, tri vite, 10 vite? Sa para dhe kohë kaloni duke trajnuar një shitës të ri?

9. Rekomandimet

Pse dikush i cili po interviston në kompaninë tuaj do ju drejtonte në një rekomandim të keq?

Provoni të shkoni dy shtresa më thellë. Po, së pari thirreni rekomanduesin, por pastaj pyesni atë rekomandues për një tjetër rekomandues. Në këtë mënyrë, ju do të mësoni më shumë informata. Pyetje më të mira ofrojnë përgjigje më të mira. Mendoni me kujdes se çfarë informata dëshironi të dini nga këto rekomandime.

Dhe, pse po kërkoni këto rekomandime nëse nuk do i thërrisni ata? Bëni thirrjen, u tregoni kandidatëve se ju jeni seriozë dhe të kujdesshëm.

Kjo është e gjitha! Provoni një ose disa nga këto strategji rekrutimi përderisa vazhdoni të ndërtoni ekipin tuaj të shitjes. Paqi fat!

Jeff Shavitz

Jeff Shavitz është kryeshefi ekzekutiv i TrafficJamming, një grup virtual për pronarë biznesi dhe ndërmarrës të shumë shërbimeve biznesore për të ndihmuar konsumatorët e tyre. Ai është ndërmarrës serik i cili ka shkruajtur katër libra biznesi duke përfshirë’’Size Doesn’t Matter-Why Small Business is BIG Business’’ i cili ishte numër 1 në Amazon. Kontaktoni me atë në 800-878-4100.

entrepreneur.com.al