8 Shprehje nga Steve Jobs, të cilat Mund ta Ndryshojnë Mënyrën e të Menduarit

Thuhet se Steve Jobs ka qenë një person shumë i vështirë për të punuar sepse ishte i famshëm për vendosjen e afateve të cilat për të tjerët ishin të pamundura. Një njeri i fiksuar pak dizajnit dhe teknologjisë.

Steve Jobs me punën e tij inspiroi jo vetëm nje industri të tërë të botës teknologjike por edhe një gjeneratë të tërë të rinjësh. Jobs është profili i një njeriu i cili realizon ëndërrat, e që nuk gjenë justifikime për të hequr dorë.

Entrepreneur Shqip, ju sjellë 8 thëniet e tij nga repertuari i tij i pasur me shprehja që kanë përcjellur vlera të larta morale e njerëzore.

1.Koha jote është e limituar, mos e harxho duke jetuar jetën e një njeriu tjetër. Mos e lejo që zhurma e opinioneve të të tjerëve ta mbys zërin tënd të brendshëm. Më e rëndësishmja është të kesh kurajo dhe ta ndjekësh zemrën tënde sepse çdo gjë tjetër është dytësore.

2. Ka qenë një nga qëllimet e mia kryesore të fokusohem në thjeshtësi. Thjeshtësia mund të jetë më e vështirë se sa kompleksia. Duhet të punosh fort t’i bësh mendimet e tua të pastërta dhe të thjeshta.

3. Jam aq krenar për gjërat që nuk kemi bërë, po aq sa jam për gjërat që kemi bërë. Të ecësh para do të thotë t’i thuash jo qindra gjërave.

4. Gjëja ime më e vlefshme nuk kushton aspak. Resursi më i çmuar që ne kemi është koha.

5. Ne nuk kemi mundësi të bëjmë me mijëra gjëra, andaj duhet të jemi të vëmendshëm në ato pak gjëra që bëjmë. Sepse kjo është jeta jonë, një vrapim dhe pastaj ti vdes. Prandaj zgjidh me kujdes se çfarë do të bësh me jetën.

6. Jam i bundur se çfarë i ndanë sipërmarrësit e suksesshëm nga ata të pasuksesshëm, ajo është këmbngulja absolute.

7. Ata që janë mjaftueshëm të çmendur për të menduar se mund ta ndryshojnë botën janë ata që do ta ndryshojnë botën.

8. Qëndro i uritur, qëndro i paditur.

/entrepreneur.com.al