7 Mënyra Strategjike për të Rritur Mbajtjen e Konsumatorëve duke Zvogëluar Shpenzimet

Pronarët e bizneseve gjithmonë po kërkojnë mënyra për të zvogëluar shpenzimet dhe për të rritur biznesin e tyre edhe pse mund të duket kundër intuitës, veçanërisht për një pronar biznesi, shpenzimi i pak më shumë parave dhe kohës për të mbajtur punonjësit e  tuaj më të mirë është një mënyrë për të ruajtur dyjat. Është kuptuar për një kohë të gjatë se punonjësit që e duan punën e tyre qëndrojnë më shumë përreth, e cila zvogëlon shpenzimet e punësimit, sigurisht, por gjithashtu punonjësit e lumtur rrisin besnikërinë e konsumatorëve dhe gjendjen financiare.

Nëse biznesi juaj përjeton ndonjë kthesë, ju tashmë e dini se duhet të rrisni investimet dhe se vështirësitë rriten nga punësimi i një personi të duhur. Ekspertët vlerësojnë se zëvendësimet kushtojnë nga 150 përqind në 200 përqind të rrogës së një punonjësi dhe shpenzimet e ndërrimit janë të njëvlershme për më shumë se 12 përqind e taksave mesatare të kompanisë.

Një tjetër faktor i cili rrit shpenzimet është gjetja e dikujt me aftësi të kërkuara. Një biznes i vogël tipik, me më pak se 200 punonjës, shkon në një mesatare prej 86 kandidatëve para se të gjejë personin e duhur për punë. Një pronar i një kafeneje të quajtur Bay Area na tha se në mesatare për qytetin i kushton më shumë se 3,500 dollarë për të rekrutuar dhe trajnuar një anëtar të ri të stafit. Kjo nuk përfshin rrezikun e humbjes së barites së tij të preferuar.

Pra, si mund të siguroheni se punonjësit ndihen të investuar në biznesin tuaj? Duke u siguruar se nuk ndihmoni vetëm në mbajtjen e punonjësve tuaj por zvogëloni tjera shpenzime në të njëjtën kohë. Mjaftueshëm qesharake, lidhja e këtyre nuk është një rastësi. Ne folëm me shumë pronarë të SMB dhe menaxherë përreth vendit në komunitetin Townsquared dhe ja se çfarë mësuam nga ata të cilët po bëjnë këtë në mënyrë të suksesshme.

Krijoni një atmosferë ekipi: Daljet dhe festat mund të rrisin gjendjen morale dhe punojnësit e lumtur janë 12 përqind më produktivë se të tjerët. Ata mund të ndihmojnë në inkurajimin e punonjësve për t’u lidhur më mirë me njëri tjetrin, dhe të ndihen më afër biznesit tuaj gjatë procesit.

Gjeni misionin tuaj. Studimet tregojnë  se bizneset etike, ato të cilat kanë misione të fuqishme janë më të qëndrueshme. Ato mund të bëjnë më shumë para dhe preferohen nga konsumatorët. Ato tërheqin më shumë konsumatorë besnikë gjithashtu.

Mbani stafin tuaj të shëndetshëm. Gordon Kushnick, pronari i firmës Essential Benefits në Seattle, tha ‘’nëse nuk e keni tashmë, ju duhet të mbuloni kujdesin e shëndetit tani’’. Ai sugjeroi se blerja e një plani të grupit mund të zvogëlojë kujdesin e shëndetit individual të pronarit, veçanërisht nëse fuqia juaj punëtore është e re. Veç kësaj, shumë qytete ofrojnë pagesë për pronarët e biznesit të cilët u ofrojnë punonjësve përfitime, duke zvogëluar shpenzimet e përfshira.

Ndarja e përfitimeve

Duke u ofruar menaxherëve dhe punonjësve afat gjatë ndarje të përfitimeve iu ndihmon të mbani njerëzit më të mirë në biznesin tuaj. Paraja dërgon një mesazh të fuqishëm se ju kujdeseni dhe i jepni stafit arsye të jenë më produktivë dhe të ndihmojnë kompaninë të ketë sukses. Mund gjithashtu të ketë shumë arsye praktike fiskale.

Automatizoni

Biznese të ndryshme kanë procese të ndryshme të automatizimit për të ndihmuar punonjësit, për të zvogëluar gabimet njerëzore dhe të kursejnë para. Automatizimi i diçkaje të thjeshtë si gjurmimi i kohës në mesatare mund të kursejë 12 orë për punonjësin në muaj.

Përfitimet edukative

Askush nuk është i përsosur në ditën e tij të parë. Menaxherët më të mirë e dinë se ata punësojnë për potencial pastaj fokusojnë  atë energji përmes trajnimit. Pronarët e bizneseve të vogla në fakt mund të kursejnë para të pagave duke iu dhënë mësime anëtarëve me më pak përvojë në vend se të provojnë të gjejnë anëtarë të rinj të ekipit.

Bëhuni njerëzor

Nëse uleni me punonjësit tuaj në baza javore iu jep atyre mundësinë për të pastruar ajrin dhe për të mbajtur njerëzit të fokusuar në qëllimet e tyre, jo në ankesat e tyre.

Kujtoni se të gjitha këto këshilla mund të shfaqen në sipërfaqe duke shpenzuar para dhe kohë por duke mbajtur punonjësit të lumtur do të rrisë biznesin tuaj dhe do t’a mbajë atë të qëndrueshëm në drejtimin afat gjatë.

/entrepreneur.com.al