7 mënyra për të kuptuar nëse jeni në rrugën e duhur të karrierës

Sipas një studimi nga Shoqata Psikologjike Amerikane, 18 – 35 vjeçarët janë brezi më i stresuar – duke fituar pseudonimin “Brez i stresuar“.

Le t’a pranojmë, të kuptoni se çfarë doni të bëni me jetën tuaj mund të jetë mjaft e vështirë. Për shumë të rinj, faktori i vetëm më i rëndësishëm është gjetja e një pune që i përmbush qëllimet e tyre.

Si duhet t’a dini se jeni në rrugën e duhur në qoftë se ajo që dëshironi është gjithmonë disa hapa përpara jush?

Peta Kelly, një drejtuese, një milionere e “vetë-bërë” në moshën 25 vjeçare dhe themeluese e një lëvizjeje globale Gen Y për të jetuar jetën në mënyrë radikale nëpërmjet kontributit ndan me ne si të kuptoni se jeni në rrugën që është më e mira për ju.

Më poshtë, Kelly ndan 7 mënyra për të ditur në qoftë se ju jeni duke jetuar në rrugën që është e drejtë për ju.

1. Ju keni qetësuar zhurmën. Ju keni qetësuar zhurmat e jashtme në jetën tuaj që ju pengojnë t’a bëni këtë. Zërat e njerëzve të tjerë – pritjet e tyre -“çfarë do të mendojnë ata për ju” -nuk janë më një faktor që ndikon tek ju. Ju jeni të lidhur thellësisht me dëshirat tuaja dhe shpesh merrni kohë për të dalluar se cili do të jetë veprimi juaj i ardhshëm.

2. Ju jeni duke bërë atë që ju emocionon më shumë. Ju zgjoheni në mëngjes dhe mendimi i parë në mendjen tuaj është sesa i emocionuar jeni për të bërë atë që keni passion. Ju me vështirësi e quani atë “punë”, sepse është si një lojë për ju-do e bënit atë edhe në qoftë se nuk do paguheshit dhe nuk do të ishte në orarin tuaj.

3. Ju jeni një mjeshtër në atë që bëni. Puna që ju bëni është e frymëzuar nga dhuntitë dhe aftësitë që kanë lindur me të. Ju bëni atë që bëni më mirë se kushdo që njihni dhe kjo është diçka e thjeshtë për ju. Harrojeni stresin, të 10,000 orët-ju thjesht jeni duke luajtur muzën tuaj.

4. Nuk vendosni për mediokritet. Ju nuk keni kohë për një mijë e një projekte “anësore”. Ju jeni të fokusuar në atë bëni më mirë. “A ishte Steve Jobs një ikonë e modës? Ishte Albert Einstein një kuzhinier i madh? Jo”.

5. Ju nuk punoni për orarin tuaj, ai punon për ju. Orari juaj i punës është përqëndruar rreth kohës kur kreativiteti juaj është më aktiv. Nëse ju lulëzoni në 2:00 në mëngjes, punoni atëherë. Ruajeni kohën kur truri juaj nuk “funksionon” më, për gjëra të tilla si për t’iu përgjigjur email-eve dhe rezervoni të paktën disa orë çdo ditë për të luajtur.

6. Çdo gjë në jetën tuaj “po funksionon”. Ju përjetoni çdo gjë nga mendimet për veten, për mundësitë që shfaqen në jetën tuaj në kohën e duhur, për burimet e mjaftueshme që keni për të bërë gjërat që doni. Ju nuk keni mungesë kohe ose të hollash dhe ju nuk keni besim të kufizuar mbi atë që jeta juaj po bëhet më mirë.

7. Jeni të angazhuar për shërbimin. Fokusi juaj kryesor është në impaktin e punës tuaj. Ju po jepni kontributin tuaj në një biznes që iu shërben nevojave të planetit. Ju nuk mbështesni bizneset që janë të përqendruara rreth një personi, por që janë të përqëndruara rreth një kolektivi. Ju jeni vazhdimisht në kërkim të mënyrave të reja për të krijuar zgjidhje për njerëzimin dhe ndryshimin pozitiv në botë.

/businessmag.al