7 Mentorë që tashmë i keni, por nuk i dalloni!

Mentorët e mirë mund të përcaktojnë trajektoren e biznesit tuaj njëherë e përgjithmonë. Ata ju bëjnë ti shikoni gjërat ndryshe. Ata ju drejtojnë ju tek pyetjet e duhura dhe ata drejtojnë duke qenë shembull vetvetja dhe duke ndarë me ju historitë e tyre. Ajo çfarë është interesante për mentorët e mëdhenj është se ata nuk kanë nevojë ta dinë se janë duke të “mentoruar” (mungon termi n ë shqip) ty. Ju mundeni të ndërtoi një biznes më të mirë, thjesht duke vëzhguar apo studiuar njerëzit nga të cilët rrethoheni.

Ndaj, mjaft u lodhët duke kërkuar kaq shumë për një marrëdhënie formale me mentorë, por filloni shijoni frytet e mentorëve që janë rreth jush.

Mëposhtë keni 7 Mentorë që tashmë i keni, por nuk i dalloni:

  1. Të punësuarit tuaj dhe bashkëpunëtorët

Një mentor është dikush i cili iu jep këshilla. Disa nga këshilltarët më të mirë që unë kam pasur janë njerëz që kanë punuar për mua. Ata janë anëtarë të stafit dhe agjentë të firmës time. Ata janë çdo ditë të angazhuar me kompaninë time dhe kjo i bën ata të përshtatshëm për të dhënë këshilla dhe idë që kompania të rritet dhe të zhvillohet më shpejt.

  1. Shefat

Kur punoja në industrinë e pasurive të paluajtshme në 12 vite që isha aty, shefi im ishte mentori im, por jo në mënyrë formale. Megjithatë, unë e shikoja atë se si bënte biznes dhe si ndërvepronte me klientët dhe më pas këto mënyra i aplikova për biznesin tim aty ku ishte e përshtatshme.

  1. Familja

Si një sipërmarrës, babai im i ka dhënë formë biznesit tim edhe pa e ditur që po e bënte këtë. Ndërkohë, vajza ime 5 vjeçare më ka mësuar mua disa gjëra për shitjet, negocimin dhe si të kërkoj pa u lodhur atë që dëshiroj.

  1. Anëtarët e bordit

Shumë nga bordet janë të përbërë nga anëtare ku gjen gërshetimin e përvojës dhe talentit. Kur jeni anëtar në një bord, kujdesuni që jo vetëm të kryeni detyrat si anëtar, por gjithashtu të ndërveproni, të miqësoheni, të studioni dhe të kërkoni këshilla nga bashkëanëtarët.  Mos lini talenti të shkojë dëm. Lëjojini edhe ata të jenë mentorët tuaj.

  1. Liderët e mendimit

Ndër mentorët e mi përfshihen Seth Godin, Bill Gates, Ëarren Buffet, Richard Branson dhe të tjerë. Të gjithë ata kanë ndikuar në karrierën time me këshillat dhe urtësinë e tyre. Edhe pse unë ende nuk kam takuar asnjërin prej tyre. Ekzistojnë miliona liderë mendimi të cilët i ndajnë me ju leksionet e tyre të biznesit nëpër blogje, libra apo biografi. Një mentor nuk ka nevojë të jetë ulur pranë jush për të ndryshuar botën tuaj.

  1. Klientët

Po kerkoni një orientim se si të ndërtoni një biznes më të fortë? Kujt, më mirë se klientëve tuaj mund ti kërkoni një këshillë? Njerëzit qe blejnë nga ju, janë dashamirës ndaj jush aktualisht dhe dinë disa gjëra që mund t’ju ndihmojnë të përmirësoheni edhe më shumë. Nëse ju kërkoni këshilla, përse të mos kërkosh këshilla nga dikush që ka një perspektivë tjetër duke u ndodhur nga ana tjetër e ndërveprimit.

  1. Shitësit

Dëshironi të ndërtoni një biznes fantastik, apo jo? Atëherë duhet të krijoni një përvojë fantastike për klientët. Kujtohuni se edhe ju vetë jeni klient, apo jo? Shumë nga çfarë kam mësuar mbi shërbimin ndaj klientit e ka fillesën nga të qenit klient vetë. Unë e shikoj çdo person apo kompani nga e cila blej si një mentor sepse ata më ndihmojnë të krijoj përvoja më të mira për klientët e mi duke më dhënë mua një përvojë të mirë apo të keqe.