7 gabime që bëjmë në rezyme, të cilat duhen rregulluar urgjentisht

Sa herë e keni çuar rezyme-në tuaj dhe nuk keni marrë përgjigje mbrapsht? Ju filloni ngushëlloni veten se duhet te kishit më shumë përvoje ose nuk përshtateshit mire për atë punë apo ata thjesht nuk e panë ose nuk e morën rezyme-në tuaj. Por ne ralitet, rezyme-ja juaj kishte disa gabime të dukshme, të cilat bënë që mos të pranoheshit.

Ju do të habiteni po të dini se menaxherët e punësimit vështirë se marrin 6 sekonda për të shqyrtuar një rezyme, kështu që është shumë e rëndësishme për të shmangur gabimet në vijim:

1. Korigjoni objektivin tuaj.
Kryesisht punëkërkuesit , kopjojnë të njëjtat objektiva të punës; kjo është një nga gabimet më të mëdha të rezyme-së, por të çosh të njëjtën rezyme me të njëjtin qëllim në organizata të shumta është krejtësisht gabimi me i madh që mund të bëni.

Nuk ka nevojë për të vënë “Objektiva ” në rezyme-në tuaj, në vend të kësaj jepni një përmbledhje të shkurtër që duhet të përcaktojë një arritje që rekrutuesit preferojnë që të keni një të kaluar të mirë. Gjithashtu theksoni ato gjëra që ju dallojnë nga të tjerët.

2. Përvoja të parëndësishme pune.
Të përmbytni rezyme-në tuaj me përvoja të parëndësishme pune është një nga gabimet më të zakonshme që punëkërkuesit bëjnë dhe që me krenari e bëjnë! Dy arsyet kryesore prapa këtij gabimi: ose ju doni të zgjasni rezyme-në tuaj ose doni të shprehni se keni shumë talente dhe vullnet për të punuar për cdo pozicion pune.

Ju duhet të mbani mend për cilën punë po aplikoni, gjithmonë ndryshoni përvojën tuaj në përputhje me rrethanat. Pa marrë parasysh se sa i mirë jeni në kuzhine, në qoftë se një kompani dëshiron një kuzhinier italian, atëherë sigurohuni që ju të të përqëndroheni në punët e kuzhinës italiane – dhe jo në përgjithësi!

3. Hobitë? Askujt nuk I intereson!
Po, askujt nuk i intereson se çfarë bëni në kohën tuaj të lirë në qoftë se është e parëndësishme për vendin e punës që po aplikoni. Mos I humbisni kohë rekrutuesit tuaj dhe më e rëndësishmja, është një humbje e hapësirës në të cilën ju mund të shtoni informacion tjetër përkatës për pjesët e tjera në vend që të shtoni dhe plotësoni këtë seksion të padobishëm.

4. Shmangni përemrat personalë
Kjo është një nga gabimet më të pakuptimta të rezyme-së që punëkërkuesit as nuk e vërejnë se kjo mund t’i bëjë ata të bien në “Listën e papërshtatshme”. Ju nuk duhet të përfshini fjalë të tilla si “Unë”, “mua”, “ajo” dhe “e imja” pasi menaxherët e punësimit tashmë e dinë se kjo është resume-ja juaj dhe çdo informacion i përmendur ka të bëjë me ju.

5. Përdor kohët e sakta
Është shumë e rëndësishme që ju duhet të përdorni korrekt gjuhën në kuptimin e kohëve dhe gabime të tjera gramatikore. Asnjëherë mos përmendni përvoja pune të së shkuarës duke përdorur kohën e tashme. Vetëm puna juaj e tanishme kërkon kohën e tashme.

6. Shmangni përdorimin e fjalëve të pakuptimta.
Perdorimi I “Nr. teefonil” para nje numri aktual ose shkrimi i fjalës “email” para një adrese emaili është padyshim një nga gabimet më të pakujdesshme të rezymesë që punëkërkuesit bëjnë zakonisht. Ata tashmë e dinë që është numri juaj i telefonit dhe adresa juaj e email-it, kështu që nuk është e nevojshme për të përdorur fjalë të panevojshme nërezymenë tuaj.

7. Shmangni përfshirjen e referencave.
Është e kotë të përmendni referenca në fund të rezyme-së tuaj, përvec rasteve kur janë të nevojshme. Nëse Menaxheri juaj i Punësimit dëshiron të flasë për referencat tuaja, ai me patjetër do të iu pyesi vetë.
Prandaj, mos e humbni një hapësirë të vlefshme vetëm duke shkruar “referencë sipas kërkesës”.

Pra, këto ishin gabimet më të zakonshme të rezyme-së që punëkërkuesit nuk e kuptojnë qëi bëjnë ndërsa shkruajnë rezymenë e tyre personale, por ka edhe shumë gabime të tjera. Gjithmonë Mos harroni: Asnjëherë mos shkruani gënjeshtra në Rezyme-në tuaj! Paçi fat!

 

/businessmag.al