6 mënyra që sipërmarrësit të jenë produktivë edhe në avion

Hiqeni atë jastëk, nuk është koha për gjumë. Keni punë për të bërë!

Fluturimet e shpeshta mund të jenë një event i padëshiruar, sidomos nëse fluturoni rregullisht për biznes. Të zgjohesh herët, të bësh çdo gjë vetë, të shkosh në aeroport, të gjesh terminalin e duhur mund të jetë një eksperiencë e vështirë. Dhe më kryesorja duhet të ulesh në avion për një periudhë të caktuar kohore, zakonisht pa bërë asgjë.

Sipërmarrësit, megjithatë, e shikojnë fluturimin në avion ndryshe. Ata e shikojnë atë si një mundësi. Në vend që të friksohen gjatë qëndrimit në avion, ata e shohin si një mënyrë për të qëndruar produktiv ndërsa shkojnë në destinacionin e tyre.

Më poshtë janë listuar disa gjëra që bëjnë sipërmarrësit gjatë fluturimeve, për të qënë produktiv. Provojini ato për të parë se cila prej tyrë funksionin më mirë.

Lexoni një libër për industrinë tuaj
Të lexosh një libër ose një revistë në një fluturim është një nga gjërat më të zakonshme për të qëndruar produktiv. Shumë sipërmarrës, të cilët udhëtojnë shpesh, e përdorin kohën për të lexuar një libër për industrinë e tyre specifike ose të lexojnë diçka rreth atyre që po përpiqen të implementojnë në biznesin e tyre.  Përdorni këtë kohë me zgjuarsi dhe zgjidhni një libër që do t’ju bëjë të rriteni, si në jetën personale ashtu edhe në biznes.

Rregulloni rrëmujën në pajisjet tuaja
Të gjithë kemi rrëmujë dhe gjëra në laptopët dhe në celularët tonë të cilët nuk janë të nevojshme, por vështirë se kemi kohë për t’i rregulluar. Herës tjetër që do të duhet të udhëtoni, përdoreni kohën për të pastruar pajisjet tuaja. Unë përshembull, fillova të pastroj email-et, duke fshirë email-et “junk”, duke vendosur email-et e rëndësisshme në dosje dhe duke fshirë email-e të vjetra të cilat ishin duke më zënë hapësirën. Gjithashtu mund të ktheni përgjigje për të gjitha email-et të cilat kërkojnë vëmëndjen tuaj. Ruajini ato si draft dhe sapo të keni internet, gjithçka që duhet të bëni është të shtypni “send”. Pra krijoni hapësirë për gjërat e rëndësisshme.

Shkruani në një listë të gjitha ato çfarë doni të bëni
Të shkruash gjërat që duhet të bësh mund të bëhet kudo por a ka kohë më të mirë se sa kur jeni duke udhëtuar në avion? Ky është momenti kur mund të keni pak kohë për t’u ulur dhe të mendoni për gjërat që doni të arrini dhe të bëni një plan se si mund t’i arrini ato. Nëse i keni shkruar më parë, merini ato me vete në avion dhe shkruani disa nënqëllime poshtë qëllimit të madh. Fundja, si mund ta dini se çfarë doni nëse nuk mund ta shkruani në një copë letër?

Bëni një plan për ato që do bëni kur të mbrrini
Të bësh një plan për ato që do bëni kur të mbrrini është e rëndësisshme nëse doni të rrisni biznesin tuaj. Nëse keni mbledhje të planifikuara kur të arrini, mendoni se si mund t’i shtoni vlerë këtyre mbledhjeve. Dhe nëse keni kohë të lirë, planifikoni se si mund ta shfrytëzoni atë më së miri.

Përdoreni kohën për të krijuar 
Si një sipërmarrës, të krijosh për biznesin tënd është supreme. Pavarësisht nëse jeni një udhëtim të shkurtër apo të gjatë, ju gjithmonë mund ta shfrytëzoni kohën për të krijuar diçka të re për markën tuaj. Krijoni ide për artikujt që doni të shkruani për blogun, website-n tuaj apo për publikime të tjera online. Ju gjithashtu mund ta shfrytëzoni këtë kohë edhe duke edituar video dhe rregjistrime.

Krijoni lidhje në avion
Të krijosh lidhje me njerëz në avion është ndoshta mënyra më e mirë për të gjetur mundësi të reja. Por kjo nuk do të thotë se duhet të bëhesh si një shitës i bezdisshëm në avion i cili jep broshura të gjithëve. Thjesht mund të bësh një bisedë kreative me persona të cilët janë të këndshëm në bisedë. Kurrë nuk i dihet se kë mund të takosh dhe të bisedosh. Ndoshta mund të jetë CEO i ndonjë kompanie i cili në përfundim të bisedës, mund të dojë që të trajnoni punonjesit e tij ose mund të jetë dikush i cili mund të bëhët një klient i juaji. Edhe nëse bëhet thjesht një mik për ju, prapë është një fitore për ju. Mos kini frikë të flisni me njerëz në avion. Shumica prej tyre i pëlqejnë këto biseda.

Fluturimet mund të jenë të padëshiruara ndonjëherë por nëse mësoni t’i shikoni në një prespektivë tjetër, ju mund ta bëni atë një eksperiencë të këndshme dhe shumë produktive. Herës tjetër që do të hipni në avion, mendoni për gjërat të cilat mund të bëni dhe për të cilat nuk ke patur kohë t’i bësh më parë.

/businessmag.al