6 Këshilla Shitjesh që çdo Ndërmarrës Duhet t’i Ndjekë

Tregtarët janë të lindur të bëjnë kërkime. Makinat multimiliona dollarëshe të shitjeve kanë nevojë për shumë aftësi dhe qëndrueshmëri për t’u ndërtuar. Vetëm disa nga ne kemi aftësinë e duhur për t’a arritur atë.

Disa javë më parë, ne folëm me disa tregtarë për t’iu dhënë juve këshillat më të mira të marketingut. Këshillat që ata dhanë ishin të mrekullueshme. Kështu që ne vendosëm t’a bëjmë sërish.

Ne kemi folur me shumë influencues të industrive për të marrë këshillat e tyre më të mira të shitjeve. Ndërtoni një themel të ngurtë për biznesin tuaj. Ndiqni këto gjashtë këshilla dhe ndërtoni një makinë të madhe shitjesh sot.

  1. Bëni atë që të tjerët nuk e bëjnë.

‘’Njerëzit e suksesshëm bëjnë ato që njerëzit e pa suksesshëm nuk i bëjnë. Kjo do të thotë të bëni ato që duhet, veçanërisht në fillim të karrierës tuaj. Puna e madhe, orët e gjata, sakrifica personale; gjërat të cilat nuk i dëshironi ose nuk keni dëshirë t’i bëni, për shkak se këto gjëra shpesh janë gjërat të cilat janë të nevojshme për të mësuar dhe ndërtuar një biznes të fuqishëm’’.-Esther Spina

  1. Ndërtoni udhëheqjen tuaj

‘’Profesioni i shitjes është ai i cili përmirësohet duke mësuar dhe duke u përgatitur. Studioni shkathtësitë e shitjeve. Unë e di gjithashtu se shumica e njerëzve të cilët nuk performojnë mjaftueshëm në profesionin e shitjes e bëjnë këtë sepse ata nuk punojnë me udhëheqës të mjaftueshëm. Sa njerëz keni është kyçe, Dhe është gjithmonë 10 herë më shumë sa se mendoni që duhet të keni’’.-Gloria Mayfield Banks

 

  1. Nuk ka të bëjë me fatin, ka të bëjë me qëndrueshmërinë.

‘’Ndaloni së trajtuari biznesin si një tiketë lotarie. Shumë njerëz dështojnë në marketing sepse ata i bashkohen një mundësie dhe bazojnë tërë suksesin ose dështimin e tyre në përgjigjen që marrin nga gjysma e njerëzve me të cilët flasin. Ju mund të jeni me fat, por ka gjasa edhe të mos jeni.

Eleminoni fatin nga ekuacioni duke ndarë mundësitë me çdo person të rrethit tuaj. Ligji i numrave të mëdhenj do të shfaqet dhe suksesi juaj do të bëhet i paevitueshëm.

  1. Shtimi i vlerave tek të tjerët është kyçe.

‘’Bëjeni shtimin e vlerave prioritetin tuaj numër 1, dhe do të keni gjithmonë njerëz përreth. Njerëzit tërhiqen nga ato të cilat e bëjnë jetën e tyre më të mirë. Varësisht se a është një produkt i mirë, një mundësi biznesi ose thjesht dikush i cili i bën ata të qeshin dhe të ndihen të mbrojtur. Kur qëllimisht shtoni vlerat tek të tjerët, të panjohurit do të shfaqen për të parë se çfarë keni për të ofruar.

  1. Synoni të përmbushni një nevojë para se të provoni të shisni.

‘’Këshilluesja ime Mary Kay më ka mësuar të pretendoj se të gjithë që takojme kanë një shenjë rreth qafës së tyre që thotë, ‘Më bëj të ndihem i rëndësishëm’’. Kjo këshillë më ka shërbyer mirë gjatë viteve. Njerëzve nuk iu intereson sa dini, deri sa t’a dinë se sa kujdeseni. Koncentrohuni më shumë në ofrimin e një shërbimi ose përmbushjes së një nevoje se sa të bëni shitje. Si rezultat, do të ndërtoni një biznes të mirë me shumë konsumatorë besnikë’’.-Pam Klickna-Powell

  1. Mos i lejoni ndjenjat të ju pengojnë.

‘’Injoroni ndjenjat. Ndjenjat tona kanë qenë gjithmonë armike të suksesit tonë. Shumë njerëz bëjnë gjithçka duke u bazuar në mënyrën se si ndihen dhe jo në atë se çfarë kërkohet, kështu që ata mbështeten në jetë. Kujtohuni se kështu nuk do të arrini lartë asnjëherë’’.

/entrepreneur.com.al