5 Trendet të Cilat po Krijojnë Mundësi të Mëdha për Ndërmarrësit

Nëse dëshironi të jeni përpara konkurrentëve tuaj, ju duhet të kërkoni vazhdimisht risi për të rritur biznesin tuaj edhe më shumë. Është gjithmonë një gjë e mirë të filloni testimin e ideve. Ka vetëm një problem: Shumica e këtyre teknologjive të reja do ju shpenzojnë para dhe kohë.

Megjithatë, kur diçka ka sukses, ju do të fitoni përparësinë e të qenit udhëheqësi i parë në industrinë tuaj. Cfarë nëse mund të hyni në zhurmë, të mësoni se çfarë po ka sukses për kompani të industrive të ndryshme, dhe t’i zbatoni ato taktika në biznesin tuaj?

Këto pesë trende mund të mos kenë sukses të gjitha për ju, por definitivisht ia vlen ti shikoni. Ato janë në trend tani, e cila do të thotë se ju duhet të merrni në konsideratë përdorimin e tyre para se të bëhen procedura standarde të operimit dhe ju të liheni prapa.

  1. Robotët e Facebook.

Kjo është tema më e përfolur në industri për momentin. Robotët e Facebook po bëhen shumë të famshëm, veçanërisht tani që kemi hyrë në epokën e inteligjencës artificiale. Shumë kompani kanë inkorporuar disa forma të robotëve të Facebook në proceset e tyre. Të tjerët fokusohen në aftësitë e robotëve në listën e tyre të emaileve, edhe pse do të vija në pyetje zgjuarsinë e kësaj lëvizjeje në shumë raste.

Kryeshefi Ekzekutiv i DigitalMarketer Ryan Deiss parashikoi se robotët e Facebook do të jenë trend i industrisë në vitin 2017, duke konkurruar me e-mailin. Pjesa më e mirë: Po bëhet më e lehtë që njerëzit të zhvillojnë robotë mbresëlënës pa pasur nevojë t’i kodojnë. ChatMatic, Chattypeople dhe ManyChat të gjitha po bëjnë punë të mirë në këtë zonë, dhe pres që më shumë konkurrentë të hyjnë në treg në të ardhmen e afërt.

  1. Mesazhet e biznesit

Mesazhet e biznesit patën shumë sukses vite më parë, por u zhdukën. Teknologjitë e reja kanë rikthyer atë. Personi mesatar mban telefonin e tij ose të saj 90 përqind të kohës. Dhe njerëzit u përgjigjen më më gatishmëri mesazheve se thirrjeve.

Nëse dëshironi të qëndroni të lidhur me konsumatorët dhe të keni përqindje më të lartë të përgjigjeve, merrni në konsideratë që mesazhet të bëhen pjesë e strategjisë tuaj, edhe pse është një pjesë e vogël. Text Request dhe shërbime të tjera ë bëjnë të lehtë lansimin dhe testimin e mesazheve tuaja.

  1. Ndarja e zgjuar.

Konsumatorët tuaj nuk dëshirojnë të pranojnë mesazhet e njëjta që të gjithë dërgojnë. Ata duan që ju të jeni specifikë, të keni mesazhe të cilat flasin për përvojat dhe nevojat e tyre. Ju duhet të ndërtoni biznesin tuaj në bazë të asaj kërkese.

Kuizet dhe përmbajtjet e tjera që mbledhin informata nuk do kenë sukses për një kohë të gjatë. Ajo që ndodh pastaj është me rëndësi. Tregojuni konsumatorëve potencialë se si po mundoheni që të mësoni për ta dhe për sfidat e tyre.  Ndarja përfshin shumë pjesë lëvizëse, kështu që më së miri është të filloni duke mësuar tani për këtë teknikë të fuqishme.

Një ofrues i këtij shërbimi po krijon një program për t’a bërë këtë më të lehtë. Deri më tani, është në dispozicion vetëm me ftesa.

  1. Të ardhurat periodike.

Suksesi i Netflix ka bërë që udhëheqësit e tjerë të mendojnë qasjen e tyre. Në vend se të ofrojnë një produkt ose shërbim me tarifë më të lartë, shumë pronarë biznesi po shohin përfitimet e tarifave më të vogla mujore. Të ardhurat periodike janë një pasuri te cilat mund të shtyejnë rritjen tuaj për vitet në vazhdim.

  1. Video.

Video dukej se po hynte në një gjendje të qetë kur u shfaqën emisionet, por Facebook Live, Instagram Stories dhe Snapchat po rikthejnë këtë ekuilibër. Tregtarët e zgjuar mund të bëjnë punë të mirë me këtë pa u munduar shumë. Nëse po mendoni për këtë, juve do ju duhet të investoni në disa mjete të përshtatshme për t’i bërë videot tuaja të duken më profesionale.

Trendet ekzistojnë për shkak të kërkesave të rritura, dhe kjo do të thotë mundësi të reja për pronarë të biznesit. Bëni pak kërkime për të vendosur se cila prej këtyre mundësive ka më së shumti kuptim për biznesin tuaj. Pastaj ndërmerrni veprime për t’i futur ato në përdorim dhe t’i gjurmoni rezultatet tuaja. Kështu qëndroni përpara konkurrencës tuaj.

/entrepeneur.com.al