5 Tiparet e liderëve të vërtetë

Kompanitë kanë nevojë për liderë të vërtetë në krye.

Është thënë dhe stër-thënë sa i rëndësishëm është lidershipi për rritjen e një kompanie dhe për zhvillimin e punonjësve.
Liderët iu japin punonjësve domethënie dhe qëllime – që janë ekzaktësisht ato që kërkojnë të rinjtë e sotëm (quajtur Millenials) – përtej thjesht realizimit të detyrave apo përmbushjes së përgjegjësive. Besohet se çdokush kërkon që puna e tij të ketë rëndësi.

Mbase duhet të rikthehemi dhe të shqyrtojmë çfarë e përkufizon një lider të vërtetë. Menaxherët dhe ekzekutivët që mendojnë si liderë shohin gjithmonë gjërat në një plan më të gjerë, kërkojnë të frymëzojnë të tjerët dhe veprojnë në të mirë dhe në interes të ekipit punonjës. Vetëm të mendosh si lider nuk mjafton, por duhet që ti vësh në jetë mendimet për të qenë një lider i madh. Të zhvillosh veprime të matshme kërkon tipare të veçanta të cilat duhet të përpiqeni ti aktivizoni tek vetja.

Edhe pse menaxherët ndryshojnë nga njëri tjetri, për të qenë liderë të vërtetë nevojiten 5 tipare që ndihmojnë për t’ju bërë të mos jeni veç shefi.

5 Tiparet e liderëve të vërtetë

Liderët kanë vullnet hekuri. Ju duhet të jeni agjenti i ndryshimit – për ta bërë të mundur atë kur nevojitet dhe në të njëjtën kohë ti qëndrojë vlerave të kompanisë. Ky tipar del në pah natyrshëm kur duhet të zgjidhni probleme.

Ju mundeni ti bëni punonjësit të përshtaten me objektivat e kompanisë. Ndodh që të keni njerëz shumë të aftë në ekip dhe të mos dini çfarë të bëni me to – bëjini të punojnë së bashku si një ekip i vetëm.

Tipar tjetër i liderëve është aftësia për ti orientuar anëtarët e tjerë të ekipit të vetëkorrigjohen gjatë punës pa e humbur vetëbesimin.

Liderët i marrin përsipër përgjegjësitë për veprimet që bëjnë, çka i ndihmon ata të përmirësohen në punën e tyre.

Ata e njohin vlerën e të qënit produktiv në vend se të jenë thjesht ‘të zënë’.

Këto tipare do ju drejtojnë në fushën e lidershipit. Ndërsa mënyrat e punës ndryshojnë vazhdimisht, këto tipare janë jetësore për të qenë të suksesshëm.

Implementimi i këtyre 5 tipareve do ju bëjë pa dyshim një lider në biznes dhe në jetë.