5 Strategji Se Si Të Rrisni Çerekun E Juaj Të Parë Të Shitjeve

Ti ndoshta ke pasur sukses në kthimin e një ideje të mirë në biznes, por nëse nuk mund t’i bësh njerëzit të blejnë produktin ose shërbimin tënd, ti në fakt nuk ke asgjë.Shitjet janë ato që vërtetojnë një biznes, arsyeja se pse çdo biznes është i ngritur.

Pra çfarë ndodh kur ka shitje të vogla në biznesin tënd?

Kjo mund të ndodhë për disa arsye.Ndoshta fushata jote e reklamave është fokusuar në njerëz të gabuar.Ndoshta është vjetruar.Ndoshta ka shumë konkurrencë në industrinë tënde.

Çfarëdo qoftë arsyeja, këto pesë këshilla mund të të ndihmojnë të rrisësh shitjet në çerekun e parë të 2017:

 

1.Përfshij video në reklamat tua në media sociale.

Video është përmbajtja më këmbyese për shkak të aftësisë së tij të angazhohet edhe me pamjen edhe me dëgjimin e audiencës tënde.Kështu që, fillo me përmbajtje të vlefshme në video për fushatën tënde të reklamave, postoji ato në media sociale dhe faqe dhe përdori ato për reklamat e tua në mediat sociale.

Studimet sugjerojnë që shtimi i një videoje në faqen tënde mund të rrisë shkallën e këmbimit në 80 përqind, dhe një video në e-mail rrit shkallën e klikimeve për 200 deri 300 përqind.Për ata që janë të shqetësuar për shpërndarjen e videos së tyre me reklama, 92 përqind e përdoruesve së telefonave shpërndajnë videot me të tjerët, 75 përqind e shikuesve online kanë bashkëpunuar me një video reklamë online këtë muaj dhe 52 përqind e profesionistëve së marketingut emërtojnë videon si lloji më fitimprurës në investim.

 

2.Shiko me kujdes treguesit kryesorë të performancës.

Natyrisht, çdo pronar biznesi ëndërron të arrijë objektivat e tij, ëndërra e cila më shtyu mua të rris fillimin e biznesit tim në një biznes shumë fitimprurës, por ti nuk mund të arrish aty nëse nuk i di numrat e tu ose nuk shikon me kujdës në treguesit kryesorë të përformancës së biznesit tënd.

Të dish numrat e tu do të thotë që i kupton ato, në çdo kohë, shkaku më i madh për rritjen e biznesit tënd.Kjo të ndihmon të fokusohesh në matjet e duhura dhe të dish se si të shpenzosh paratë e kompanisë më së miri që t’a rrisësh zhvillimin e objektivave tua.

Këto performanca biznesi janë të monituruara më mirë kur shfaqen në mënyrë vizuale.Ti nuk mund të menaxhosh në mënyrë efektive dhe të masësh rritjen që nuk e sheh.Që ti dish numrat e tu dhe treguesit kryesorë të performancës, ty të nevojitet një tabelë e rritjes së biznesit.

Gjej një tabelë të përshtatshme që të të ndihmojë të gjurmosh gjërat e rëndësishme dhe treguesit kryesorë të performancës.Google Analytics dhe Datapine janë shembuj të tabelave të atij lloji dhe e di që ofrojnë monitorim interaktiv për matjet kryesore të biznesit.

Për ata që preferojnë më pak monitorim analitik, mund të përdorni Daily Planners ose aplikacione si Trello që në mënyrë manual të vendosësh numrat e biznesit tënd.

 

3.Mbështetu në fjalë goje.

Asnjë metodë nuk është më organike se sa referimi me fjalë nga konsumatorët e tu.Këta njerëz mund të shpjegojnë biznesin tënd te shokët, familja dhe kolegët e tyre, te njerëzit që ata u besojnë.Dhe, pasi që ata kanë lidhje besimi me këta njerëz, audienca e tyre është më e hapur ndaj dëgjimit dhe kontrollimit të biznesit tënd.

Kërkoju konsumatorëve të të referojnë.Nëse nuk e bën, ti me siguri do të lësh një shumë të madhe parash në tavolinë.Sigurisht, së pari duhet të sigurohesh që produktet ose shërbimet tua ia vlejnë mundin e konsumatorëve tu dhe se ti ke krijuar një lidhje të mirë me ta.

Disa njerëz do të thonë jo, por konsumatorët që të referojnë ty do të kompensojnë shumë nga ajo.

 

4.Bëj reklama offline.

Pavarësisht gjithë përparimit tonë digjital dhe të teknologjisë, disa strategji të vjetra dhe të mira të reklamimit offline ende po kanë sukses.

Reklamo biznesin tënd në gazeta rajonale. Kërko mbështetje nga njerëz me ndikim duke u dhënë atyre produktin tënd falas; nëse ju pëelqen, ata do t’a përhapin atë.Kontakto stacione radiosh dhe ofroju produkte falas për dëgjuesit e tyre në këmbim të reklamave dhe publicitetit të biznesit tënd.

Zbulo se ku do të mbahen ngjarje të famshme gjatë vitit 2017 dhe fillo tani të aplikosh paraqitjen e produkteve tua ose duke i ofruar dhurata në këto ngjarje.Në vitin 2016, Corine’s Cuisine, një biznes që bënte receta sosesh, ofroi disa dhurata të produkteve të tyre falas në Emmy Awards 2016 dhe fituan konsumatorë të famshëm menjëherë.Pra, kjo është një mënyrë unike të takosh audiencën tënde në tregun tënd.

Ka edhe shumë mënyra tjera të reklamosh biznesin tënd offline përveç referimit me gojë.Ti nuk duhet të presësh gjithmonë që biznesi të vijë te ti.Kërko mundësi që të tregosh biznesin tënd te njerëzit dhe organizatat që konsumatorët e tu nuk mund t’i arrijnë.

5.Gjithmonë tejkalo pritjet e konsumatorëve tu.

Varësisht se a bën dërgesa të hershme, apo punë të vogla këshilluese për konsumatorët e tu falas ose duke i lidhur ata me njerëz që u nevojitet biznesi i tyre, duke i befasuar konsumatorët e tu në mënyra pozitive nuk dështon kurrë.

Ndërmarrësit që filluan hotelet Room-mate ndoqën këtë strategji duke ndërtuar hotele që tejkalojnë pritjet dhe duke i bërë ato të përballueshme.Befasia jote nuk duhet të jetë e ndërlikuar.Gjërat e vogla do të të ndihmojnë të mbash konsumatorët e tu më besnikë dhe që paguajnë më së shumti.

/entrepreneur.com.al