5 shenja që ti po dështon si Lider

Liderët më të mirë ndër vite angazhohen për të zbuluar nevojat e punonjësve të çdo gjenerate.

Ata gjithashtu kanë intuitën për të shmangur gjërat e dëmshme për të zhvilluar më tej nivelin e drejtimit. Ky është qëllimi i këtij artikulli.

Po theksojmë pesë gabime të zakonshme që i bëjnë liderët t’i prishin marrdhëniet me punonjësit e tyre.

1. Të shtypësh talentin dhe fuqinë e anëtarëve të grupit

Të nënvlerësosh fuqinë unike dhe talentetin përtej një kontrate pune, e cila lidhet me performancën në punë, do të shkatërronte marrdhënien. Liderët më të mirë ruajnë një marrdhënie të afërt me punonjësit e tyre duke zbuluar kështu pikat e tyre të forta dhe duke marrë më të mirën prej tyre.

2. Të kursesh informacionin

Arsyeja pse liderët e ruajnë dhe e pengojnë informacionin ka të bëjë me pushtetin dhe kontrollin. Dhe kontrolli është mënyra më e thjeshtë për të vrarë besimin. Një lideri i cili kursen informacionin për të mbajtur nën kontroll ambjentin dhe të punësuarit nuk mund t’i zihet besë. Një lider i përgjegjshëm e ndan informacionin duke qënë trasparent me skuadrën e tij.

3. Mikromenaxhimi

Mikro-menaxherët operojnë sipas mënyrës së tyre, kjo lidhet e parë me të qënit autoritar, dhe autoriteti lidhet me kontrollin; pavarësisht se ata thonë se duan të sigurohen që punët po shkojnë mirë dhe për të shmangur gabimet. Por si mund të shmangësh një mikro-menaxhim? Ka tre mënyra:

• Fillimisht, kushtoji rëndësi proçesit të punësimit. A je duke kërkuar astet e duhura, kulturën e nevojshme dhe sjelljet në punë që t’i dëshiron të kesh pjesë të stafit?

• Së dyti, a po trajnohen anëtarët e grupit në mënyrën e duhur? Dhe a ke ti disa qëllime kryesore që e zhvillojnë më tej skuadrën?

• Së fundmi, a po e dëgjon feedback-un i cili do të mbështetë nevojat e ekipit, dhe do të përmirësoj ty si lider ? Kur punëson njerëz të zgjuar që të reflektojnë ty dhe vlerat e kompanisë, mbështeti ata që të ecin më përpara, dhe ndaje pushtetin me ta, ti duhet t’iu japësh besim në rrugën e tyre. Kjo është forma më e mirë për të ndërtuar një skuadër të fortë.

4. Të flasësh i fundit

A je ti një nënpunës i cili është gjithmonë i saktë në raportimet e tij, dhe ka gjithmonë fjalën e fundit në çdo diskutim? Në literaturën e lidershipit, ky quhet një person me EQ (inteligjencë emocionale) të ulët.

Kur ky lider nuk kërkon mendimin e të tjerëve, përfiton nga skuadra, atëherë besimi dhe morali përfundojnë në kosh.

Kur ky lider nuk shtron një vizion për të realizuar dhe nuk dëgjon zërin kolektiv të grupit për të ndjekur vizionin, shanset janë që anëtarët e grupit do të ndihen të nënvlerësuar dhe jo të respektuar.

Si rezultat anëtarët e grupit do të bëhen pasiv në punë të bindur. A është kjo produktive?

5. Duke mos qënë i disponueshëm

Disa takime(jo të gjitha) janë të rëndësishme dhe të nevojshme. Kjo kuptohet. Por kur drejtuesit rezervojnë takime të panevojshme duke mos kaluar kështu kohë në veçanti me punonjësit e tyre, ky lider po dërgon një mesazh të gabuar.

Ky veprim nuk reflekton karakter të qëndrueshëm, duke penguar kështu marrdhëniet me punonjësit.

Vendos në rradhë të parë prioritetet duke ndërtuar orare të përshtatshme që do të ndihmojnë shumë në punën tënde. (15-20 minuta do të ishin të mjaftueshme për çdo të punësuar).

/businessmag.al